Veliaj premton ndryshimin e sheshit “Skënderbej” dhe distancohet nga ndërtuesit: Iku koha e dashnorëve të betonit

2 Qershor 2015, 09:17Politika TEMA

Nëse zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do ta ndryshojë sheshin “Skëndërbej”.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, ai bëri publike për herë të parë këtë vendim, duke dhënë edhe detajet se si do do realizohet kjo.

“Sapo të marr detyrën e kryetarit të bashkisë, do shpall konkurs për qendrën e re të Tiranës, që do mbështetet tek projekti në kohën kur ishte Edi Rama kryetar me ndryshme, në ato vende të cilat janë dëmtuar.”

Veliaj e cilësoi këtë si një nga projektet më interesante dhe larg asaj që është aktualisht sheshi “Skënderbej”, që sipas tij ngjan si një letër higjenike.

Veliaj bëri edhe një premtim se si kryetar i bashkisë nuk do të ketë aleanca me ndërtuesit e kryeqytetit.

“Ka ikur koha e dashnorëve të betonit”, tha Veliaj, i pyetur nëse gjatë fushatës kishte të programuar takim me shoqatën e ndërtuesëve

36 komente në “Veliaj premton ndryshimin e sheshit “Skënderbej” dhe distancohet nga ndërtuesit: Iku koha e dashnorëve të betonit”

  1. Arlinda says:

    Ore po kto pse bejne sikur kemi vetem 4 vjet qe jetojme ne TR? Po kush e betonizoi ne dite te qametit Tiranen per 11 vjet, or dylber? Mos na beni per budallenj …

    1. parisi says:

      Sesi e ka guximin te mashtroje kaq pacipe kjo kshu ???? Por Lul Basha nuk dha dot leje sepse vitin e pare kishte moratorium, kurse dy vitet e tjera erdhi Rama. Vetem nje vit dha leje Basha dhe numerohen me gishat e dores. Kurse Rama jepte qindra leje ndertimi cdo muaj. Dhe Rama ndejti ne bashki mbi 10 vjete. Pra kjo qe thote Velia eshte akuze per Edi Ramen. Nga ana tjeter Velia thote qe eshte krenar per Edi Ramen. Si mashtron kaq pacipe ky njeri?
      Dashnorja me e madhe e betonit ishte Edi Rama. A ke vajtur te komuna e Parisit more Veli?? E ke pare cfare krimi ka bere Rama si dashnor i betonit. Kush eshte tirans i vjeter e mban mend komunen e parisit qe ska pasur asnje pallat. Edi Rama e beri qe ska vend as ku te ecin qente e rruges. Partia socialiste duhet te vinte nje kryetar me vizion te ri dhe ndryshe nga Edi Rama qe e betonoi Tiranes, per shembull si Pandi Majko. Kurse Rama vendosi qe te emeroj nje veline qe ta betonoje edhe me shume Tiranen.
      Velia po e denoncon betonin sepse kopjon Bojaxhiun. Votoni Bojaxhiun jo kete velinen qe mashtron cdo dite.

      1. ana says:

        Suksese Erion , ti je drejtimi i duhurn per Tiranen , rikthimi i fytyres se saj dhe vendosja e dinjitetit para gjithe kryeqyteteve Europiane

        1. Marina says:

          Patjeter qe je fitues i padiskutueshem. tiran duhet te zgjohrt boll fjeti e shkaterrua per kater vite . kater vite nje tirane e keqtrajtuar , nje tirane qe lengon. basha ka qene thjesht nje lider pa vizon nje pertac qe as qe i interesonte ky qytet. e me kandidatin e rradhes Kosova , pertej te qenit i derguari i zotit ne toke e si njeri qe di te mbaje mire sekrete nuk di et bej gje tjter.

          1. eldorida says:

            Erion ti je shpresa jone e vetme per ta nxjere kryeqytetin tone nga ky lluc qe eshte zhytur prej kater vitesh nga kryetari i Pd

        2. Copyright by Zyra Fuges says:

          Adresa: Kati i pare, dera e pare majtas, Partia Socialiste Tirane

      2. Marina says:

        Erion Veliaj do ti ktheje fytyren e merituar ketij qyteti te lene ne harrese , qyteti i cili deri metani ka funksionuar me maska . me po te njejta maska qe basha & co del e perrallis ne kohe fushate

    2. Bimi says:

      Bravo Veliaj! Si cdo kryetar qe ka patur ndonjehere ky vend, gjithcka fillon nga viti 0 ne momentin qe kryetari i radhes vendos bythen ne karrige…

    3. Janaqi says:

      Ka aftesine e duhur per te bere pune te mira per kryeqytetin e lene ne meshire te fatit. Ne sheshin ” Skenderbej” u investuan jo pak por pese milione euro nga kryebashkiaku aktual. Pese milione euro te hedhura dëm.

    4. bufon says:

      Puno per kryeqytetin e lene ne meshire te fatit. Ne Tirane mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante, afer Lanes nuk kalohet pasi mban ere te padurueshme. Nuk eshte kjo Tirana qe meritojme. Shpresojme qe z. Veliaj te punoje me zell e perkushtim per Tiranen.

      1. Boni says:

        O Janaqi, O bufoni, po te pakten ndryshoni fjaline e pare o vlla, se na keputet shpirtin me Tiranen e lene ne meshire te fatit.

        Ka tre te verteta te medha.

        1. Basha eshte kryetari me deshtak dhe plehre qe ka patur Tirana

        2. Te marresh shembull Ramen per rregullimin e Tiranes me

        projektin -shurre te sheshit Skenderbej, te rrethuar me pallate

        xhami, do te thote qe te besh vetvrasje politike.

        3. Veliaj eshte energjik dhe inteligjent, por eshte totalisht mashtrues, me rregull treshi nuk i hyn ne pune as dreqit.

    5. geri says:

      erjon veliaj eshte njeriu qe do punoi per tiranen dhe jo bej premtime qe nuk i mban dhe do vazhdoj me pallate kudo. ne cdo ep sic po ben basha me kunatin e vet

    6. kutina says:

      Po sigurisht qe do e ndryshoj se e kane shnderruar si nje gje pa lidhje dhe habitem me keta tipat qe justifikojne Lulin si mudn te justifikosh nje kryetar bashkie i cili per kater vite me rradhe fjeti gjume duke mos levizur as gishtin e vogel per te bere sikur punonte .

    7. Salistan says:

      basha braktisi tiranen per 4 vjet dhe kur u kujtua i futi pallate kudo. me car normaliteti del basha dhe kerkon vota? veliaj nderkohe beri qe te kishte emer nje ministri qe nuk njifte 20 vjet. dhe e beri duke bere reforma te medha dhe jo duke e braktisur ministrin. veliaj nuk u mor me llafe te kota, as me fjale boshe, as me prrallat e pd, ai perdite merrte mendime dhe i dha te gjitha fondet per ato gjera qe duheshin, jo militanteve me vila.

    8. silvi says:

      Erion Veliaj ka treguar ne kete fushate seriozitet dhe perkushtim , ka nje plan te qarte per secilen zone po gojet e liga dhe fuksat e shqupit kete pune kane .

    9. beni says:

      erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen

  2. igli says:

    e kuptoj Tiranen e keq betonizuar, por mendoj bllokimi i ndertuesve nuk eshte zgjidhje. veliaj duhet te lejo zvillimin e qytetit por te jet strikt me lejet qe ato te permbushin rregulalt e urbanistikes etj. mendoj bllokimi bllokon punesiming edhe zvillimin e gjytetit..

  3. ashtar says:

    o erion o hajdut dhe mashtrues o palle ky jeni ju

  4. vjollca says:

    dmth do harxhohen perseri ca miliona te tjere .. ah ku jemi katandisur .. prandaj keto nuk duhen votuar fare se njelloj jane si te majte e te djathte .. te votojme ALEANCEN POPULLORE

  5. BE says:

    KUSH ESHTE PA TRU .VOTON KETE SHARLATANIN . VOTAT PER BOJAXHIUN JANE ZGJIJA E QYTETAREVE!

  6. Futja kot says:

    Oooooooooo sa mire me qene me qene “kandidat”!!! Nuk di gje, nuk pyet per gje, e ku di une se c’di une …

    Me sa shihet, edhe ky do ta shkruaje ne CV kete te fundit: ish-kandidat, dhe i pasuksesshem per Krytar Bashkie

  7. Tr says:

    Ore idiot i papare ,Tirana ka nevoja me emergjente se sa sheshi , Nuk mund we cdo parti qe vjen len menjeane Rruget e tjera ,trotuaret ,kangjellat ,gropat dhe merret vetem me qendren .

  8. sefer ziu says:

    Mos u merzisni te mire e te liq, simpatizante e kundershatare te Erjonit, te irrituar e te qete, po me duket se shumica e komentuesve ketu jane militante te kristalit. Po e dini ore qerratej se kristali dhe thyhet e pastaj te ngelen ne dore xiflat qe mund te te bejne dhe me gjak? Prandaj bashkohuni me te tjeret, ja leni kristalin atij qe e ngriti. Ca qe shkruajne ketu fjale banale, u duket sikur e rrezuan Erjonin, por mos e merrni aq lehte: te lehte jeni ju qe flisni si e eme e Zeqos maje thanes se veprat flasin vete dhe njerezit nuk jane te gjithe si ju. “ju faleminderit per mirekuptimin, apo s’e deshet”?

  9. G.I komb says:

    Emergjente eshte qe te mbillen ca fiq neper bulevard qe te ndiheshe ky ko..a si ne shpi. Tirana ka nevoja shume me te medha se sheshi mer toc, po pse gjith Tironsit te sheshi do rrin. Dil e shif njeher neper lagje ne periferi e shiko cbehet, te duket vetja si ne Indine e 100 vjeteve me pare.
    Rri meru me fiqt se ate di mire ti

  10. disi says:

    Dhe Erioni do ta realizoje kete ndryshim, sepse ai flet gjithmone me fakte, me pune konkrete dhe punon me seriozitet. Ndryshe nga batutat e maternitetit qe jane te vetmet gjera qe di te thote Halimi

  11. liri says:

    Ai shesh duhet ndryshu. Rama ka mekate por eshte nje mundesi per ndryshim. Le te fitoje me popullori. Vetem te kete transparence votash. E vertete qe komuna e Parisit eshte Bombei pallatesh. Po pronaret e tokes pse pranuan, po banoret pse i blejne te tilla pallate te rendomta. Atehere e meritojne ate gjelle qe hane. Gjithe komentuesve ju uroj pushime te kendeshme.

  12. Tomorri says:

    “Arlinda”si nuk e paske marre veshe qe je budalla,por mundet edhe kaluare budallait ,se ndryshje nuk do shkruaje perseri.
    Arlina moj kthehu te lutem mbrapa ne vite dhe mundohu te kujtoshe kur ka filluare masakrimi i Tiranes,moj arlinda po ta kujtoje une se kame qene prezent ne nje skene rrenqethse.Disa maloke aty nga viti 1994 me sopata filluane te presin pemet tek parku Rinia dhe per te mos e zgjatur po keta brenda nates ndertuane shurratore me mish qenesh dhe macesh.A te kujtohet fillimi i shkaterrimit te Tiranes kur Edi Rama me vone rrihesh dhe hidhesh ne kanal si i vdekur,atehere Tirana ime jo juaja qe shkruani tani u shkaterrua plotesishte ne emer te shkerdhatokracise se krye malokut Sali Ram Berisha.

    1. Arlinda says:

      Edi Rama eshte rrafur vetem nje here dhe per asgje tjeter, por nga konshinjte e tij (ketu ke te drejte) maloke qe ja u kishte sjelle ne maje te hundes duke bere seks ne ballkon me Dalinen, gruan e zevendministrit te sotem. Ato perallat dhe viktimizimet te shkoje tja tregoje budallenjve qe nuk e njohin. Ne “94 u prish pa dyshim parku e gjithe bulevardi, por ato ishin kioska qe u hoqen brenda nates, por ky drogaxhi betonizoi gjithe qytetin per ate 20% te ndyre qe merrte. 11 vjet i duhej dhe ne ta mbajme peshqesh shkaterrimin ngado qe shkojme se nuk jane tenda qe prishen per 5 minuta por lagje te tera. Na ka bere si ne Bombay edhe ju keni goje me fol per betonizim. Le pastaj ketij mashtrusit, zogut te Rames qe nuk i zihet bese per asgje.

  13. Mandi says:

    Gafe e Velias… Me nje fjali goditi si ish kryetarin e Bashkise se Tiranes, sot kryeminister, ashtu edhe kryetarin e sotem te Bashkise Durres. Padiskutim 2 individe qe me betonin kane nje “love storry” te gjate dhe te lumtur…

  14. abcdef says:

    Seriozisht e ke, zoti Veliaj? Ju pyes për të vetmen arsye, pasi, si rregull Ju nuk keni seriozisht asgjë. Të paktën fol me zë të ulët, se mos të dëgjon Edi Rama dhe të tregoj vëndin. E ke parë se ç’po i punon Fierit, të quajtur dikur ‘qyteti i luleve’? Po ndërton një ‘beton-hale’ në mes të qytetit, e cila nuk ka pikën e ndryshimit ngs një aerodrom. Kanë filluar të tallen Fierakët dhe po e thërrasin qysh tani, pa u mbaruar akoma me emërin përkëdhelës ‘betonhale’. Vallahi, rilindje për kokë të rilindjes jeni…

  15. Perkthyesi says:

    Qendra e Tiranes kerkon nje transformim rrenjesor, pasi eshte shume e shemtuar, tamam si nje petull e stergjateshme! Ka qene mjaft me e bukur perpara, por, korrupsioni i tenderave ka bere te veten. A do mbaje njeri pergjegjesi per tere keto shkaterrime, ku perfshihet dhe prishja e mbikalimit te Zogut te Zi? Mos harroni se vajten kot miliona dollare, qe kane dale nga xhepat e shpuara te banoreve te varfer te ketij vendi!

  16. mirel says:

    iku koha e dashnoreve te betoneve
    erdhi koha e dashnoreve te xhamive
    ik o erjon te dhjefsha fjalimet

  17. Gerti says:

    Po keta dashnoret e betonit po te paguajne fushaten o qyq!

  18. anxhela says:

    Se si mund te jete njeriu kaq i pacipe vetem kete Erionin e mamit kam pare une. Vetem genjen ,mashtron, shpif dhe nuk lodhet kurre. Goxha force ka dhe ky. Tamam si papagall. Ia kane mesuar mire refrenin.

  19. hajrie says:

    Erioni i mamit vetem per te miren e popullit qe nuk eshte … E ka mendjen vetem te vjedhe sa me shume nga populli dhe nuk i hyn ne pune as dreqit…

  20. zamira says:

    Mos na bej per budallenj o Erion… Po kush e betonizoi Tiranen per 11 vjet? Boll hodhe balte mbi PD-ne se aq shume sa mundohesh ti per ti bere “pis” ata aq me shume njollosesh ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje