Veliaj prezanton programin për transportin publik dhe trafikun: Rikoceptojmë transportin publik dhe zgjidhje për trafikun e rënduar

2 Qershor 2015, 12:22Politika TEMA

Kandidati i majtë për Tiranën, Erion Veliaj ka prezantuar paraditen e së martës programin e tij për transportin publik, parkimet dhe sigurinë në rrugë, duke vënë theksin te fakti se në të treja këto kategori, në 4 vitet e fundit Bashkia e Tiranës ka degraduar dhe e ka futur qytetin në një kaos.

“Çdo ditë në Tiranë qarkullojnë 140 mijë makina. Mesatarisht secila prej këtyre makinave bën 4 deri në 5 rrugë në ditë, pra në 1 ditë normale në Tiranë ndodhin 800 mijë udhëtime. 140 mijë makina dhe 800 mijë lëvizje me makinë në ditë shkaktojnë një problem të jashtëzakonshëm me trafikun dhe qarkullimin në qytetin tonë. Në 4 vitet e fundit transporti publik ka degraduar plotësisht. Në 4 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë përmirësim qoftë edhe minimal”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se në 4 vitet e fundit nuk është krijuar asnjë vend parkimi i ri në Tiranë. “Pavarsisht se çfarë u premtua, sot nuk ka asnjë vend parkimi shtesë, përkundrazi gjërat kanë degraduar për më keq. Në 4 vitet e fundit kemi parë se numri i incidenteve që kanë lidhje me parkimin është rritur. E keni parë se si Tirana është sot nën kontrollin e plotë të kovave, të kanistrave, të vazove, të gomave, të tavolinave që markojnë vëndet e parkimit. Një ushtri me njerëz të papërgjegjshëm kanë sot nën kontroll të gjitha vëndet e parkimit të Tiranës”, shtoi Veliaj.

Një tjetër problem i konstatuar nga Veliaj është edhe ai i mungesës së ndriçimit në 300 rrugë të Tiranës, ku sipas tij, nuk punojnë as semaforët. Ndërkohë, kritika Veliaj i ka rezervuar edhe Policisë Bashkiake. “Aktulisht ka një mungesë totale të ndriçimit publik në mbi 300 rrugë të Tiranës. Kemi një polici bashkiake që e ka braktisur totalisht detyrën për të qenë garante e sigurisë dhe e mbarëvajtjes së punëve në qytet. Madje ajo që është më e rëndë është që në pjesën më të madhe kemi një polici bashkiake që i bën karshillik policisë së shtetit. Në cilin vend normal ndodh kjo?”, theksoi ai.

Duke sjellë zgjidhje për të gjitha këto kategori, Veliaj tha se do të rikonceptojmë linjat e autobusëve në Tiranë, nga dhjetë linja ekzistuese që kemi, që i shërbejnë vetëm zonës urbane, do ta çojmë në 19-20 linja të reja. “Është e paimagjinueshme që dikush që udhëton nga Vaqarri për në Dajt duhet të ndërrojë 4 herë autobus, të paguaj 4 bileta të ndryshme, të ketë 4 standarde të ndryshme shërbimi. Në Tiranën e 24 njësive dhe 1 milionë banorëve ne do të kemi një shërbim transporti unik në të gjithë Tiranën, ku bileta do të ketë vlerë në secilën prej linjave të autobusëve”, tha Veliaj.

Ai shtoi se do të rikthejë korsitë e dedikuara për transportin publik që u shkatërruan në 4 vitet e fundit, “si një mënyrë dhe mesazh për qytetarët, ku të thuhet se nëse do të shkosh shpejt diku, shko me autobus ose me biçikletë”.

Për çështjen e parkimit, sipas Veliajt do të ketë një aksion emergjent në 100 ditët e para për të larguar uzurpuesit e vendeve të parkimit. “Makthi i njerëzve që duhet të negociojnë parkimin me një kovë, me një arkë birre, me një bllok betoni, me një gomë, do të mbarojë”, tha ai. Më tej, ai ka akuzuar opozitën dhe kandidatin e saj se, po riciklon premtimet e pambajtura të bëra 4 vjet më parë.

Programi për trafikun, transportin publik, parkimet dhe sigurinë në rrugë

1. Përfundimi i  Unazës së Madhe brënda mandatit;

2. Masterplan për levizjen e biçikletave dhe këmbësorëve;

3. Zhvillimi i mëtejshëm i qendrës së menaxhimit të trafikut nëpermjet një administrimi më efikas të tabelave dixhitale;

4. Rikoceptim i rrjetit të transportit publik – zgjerimi i tij në mënyrë që të përfshihen edhe komunat e reja që i bashkohen Tiranës

5. Rikthim i  korsive të dedikuara për transportin publik;

6. Ndërtimi i 3 stacioneve terminale në  hyrjet kryesore të Tiranës  – futja e sistemit Park&Ride ku udhëtarët që vijnë nga rrethet mund të vazhdojnë udhëtimin e tyre në brendësi të Tiranës me linja urbane; 

7. Ndalje e menjëhershme e uzurpimit të vendeve të parkimit në Tiranë;

8. Ndërtimi i parkingjeve nëntokësore në partneritete publike-private;

9. Skemë e re pagese për vendparkimet publike;

10. Kompletim dhe mirëmbajtje e sinjalistikës rrugore;

11. Pajisje me ndriçim e të gjitha rrugëve të Tiranës;

12. Ndërtimi i disa strehëzave për kafshët e rrugëve.

26 komente në “Veliaj prezanton programin për transportin publik dhe trafikun: Rikoceptojmë transportin publik dhe zgjidhje për trafikun e rënduar”

  1. koli says:

    pune dhe ide jo llafe dhe prralla trami. nuk vazhdohet me kte bashen qe nuk beri asgje 4 vjet dhe nuk eshte ne gjendje qe nje pune te vetme ta mbroi

    1. vini says:

      tirana ka sot mundesine qe te zgjedhi mes nje njeriu qe punon dhe e tregoi me se miri si minister i mirqenies sociale dhe nje njeriu qe per 20 vjet drejtonte si maternitetin shtetror ashtu dhe kliniken private te ndertuar pa leje, duke bere kshu nje nga rastet me skandaloze te konfliktit te interesit.

      1. Salistan says:

        gjendja e tiranes eshte sh e keqe persa i perket trafikut, basha e bllokoi 2 vjet sheshin Italia te stadiumi qemal stafa per ta bere parking nen tokesor dhe pas 2 vitesh u hoqen rrethimet dhe ishte po njesoj. nuk u be kurre transparence per ate qe ndodhi aty.

      2. nardi says:

        nje nga premtimet e bashes ishte pikerisht heja e karrikeve qe zen perkimet por deri me sot skam pare nje polic bashkie me i ardhur ne ndihm qytetareve qe duan te parkojn. sepse jan te gjithe qe nuk shkojn ne pune, shohin modelin e braktisjes se kryetarit

      3. heda says:

        nen drejtimin tuaj tirana do shendrrohet ne nje kryeqytet te mirefillte kemi besim ne punen tuaj zoti veliaj ?

    2. buffon says:

      ore ky basha nga ishte 4 vjet se nuk e pame faare ne bashki !! dhe ai vete e dite shume mire qe e mori me hile ate kohe dhe se meritote!! po se kuptova pse tenton te na katandisi prap me ket halimin qe kerko fitoren ?! Erion Veliaj eshte drejtimi i duhur

    3. llilli says:

      ndrkohe programi i halimit eshte ( te ndertoj katin tjeter te spitalit te tij ) tmerr seriozisht cben ajo partija demokratike me keto kandidatura te turpshme !! se kuptoje se si ka nejrez qe i besojn

    4. gjyshi says:

      Puno per Tiranen e 1001 problemeve, per Tiranen qe ka kater vite pa kryetar Bashkie. Dhenia zgjidhje e problemit te trafikut parkimit dhe transportit publik eshte shume e rendesishme. Do te te duhet shume pune per te kapur ritmin pasi ne kater vite nuk eshte bere asgje, madje me keq akoma kryeqytetit i mungojne edhe gjerat me minimale, kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, etj.

    5. donald says:

      transporti urban ka nevoje per shnderrim total,pasi eshte me keq se ne bangladesh apo kandahar.eshte turp qe jemi ne nje gjendje te tille.

    6. ardi says:

      kjo eshte e verteta e nje sistemi qe nuk funksionon dhe nje sistemi te korruptuar.eshte e verteta e hidhur,dhe le te mos flasim pastaj per sherbimn qe opferon transpoprti publik.eshte nje fatkeqsi e vertet.

    7. jeri says:

      e verteta e hidhur e sistemit urban nje sistem i korruptuar dhe i degjeneruar.nje sistem i lene ne pike te meshires.ku vetem sherbim nuk marrim dhe cdo gje eshte per faqe te zeze.

    8. jorisi says:

      cdo projekt dhe cdo pike plani dhe cdo pike programi eshte ne lartesine e duhur dhe me nje vemendje te detajuar.bravo erjonit ti di si ta besh tiranen.

    9. roberto says:

      Zoti Erion!
      Na reklamove ne pensionisteve se do beje reforme ne pensione,por na MASHTROVE!!!
      REFORME NE PENSIONE ne kuptojme qe te korigjohen te gjitha ligjet,VKM etj kriminale te qeverive te meparshme,te gjithe pensionisteve t’u kthehen te gjitha detyrimet e papaguara e qe ua jep ligji,si psh ish ushtarakeve,qe po bredhim me vite neper gjykata,por edhe ata TALLEN me ne se ligjet dhe VKM-te e Sali Berishes kundershtojne njera tjetren dhe te gjitha ne kundershtim me Kushtetuten!
      Pra me RWEFOORMEN NE PENSIONE JO VETEM DESHTOVE,POR NA KE MASHTRUAR POSHTERSISHT!!!
      Per kete shkak une familjarisht diten e votimit jo vetem nuk do votojme,por do shkojme PUBLIKISHT para selise se PS-se te DOREZOJME teserat e antarit te PS-se se nuk na duhen me!!!
      Sa per Sali Berishen ai ka qene dhe eshte ARMIKU ME I MADH I SHQIPTAREVE DHE MERITON BURG TE PERJETSHEM!!!

    10. beni says:

      erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen

  2. Janaqi says:

    Zgjidhja e trafikut dhe e parkingjeve ne Tirane jane nje e domosdoshme urgjente. Realizimi i projekteve te realizuara nga z. Veliaj jane te domosdoshme per Tiranen e lene ne harrese. Ka ardhur momenti te punojme me zell e perkushtim per kryeqytetin qe eshte lene pas dore.

  3. redjan says:

    DO TA DREJTOJ MAMI TIRANEN SI DREJTOJ DASMEN HAHAHHAHAH

  4. Partizani pensionist says:

    Nuk jam tiranak e nuk me behet vone as per Veliun e as per Koqoven.Boll me keto pseudo-lajme pa pike vlere informative.

    1. Korabi says:

      Nuk ka rendesi per ty se jeton ne p. te arushes por per afro 1/3 e shqiptareve te Shqiperise qe jetojne ne zonen urbane te Tiranes ( Tirane – Kamez- Vore) kane shume rendesi keto “pseudo-lajmet”

  5. berti says:

    ne 21 qershor qytetaret e tiranes kane mundsi qe me anen e votes se tyre ta ndryshoj rrenjesisht rrjedhen e ketij qyteti dhe ta rrisjelli ne drejtimin e duhur. me ne fund njerzit po shohin plane konkrete dhe nuk do enderrojne me per trame qe nk erdhen kurr.

  6. zaku says:

    transporti keto 4 vite ka qene dhe eshte si mos me keq, ne autobuast e linjave te ndyshme nuk mund te hysh, korsia per ne qe preferojme bicikletat nuk ekziston dhee jemi shume te rrezikuar kur jemi ne qarkullim , kemi besim te Veliaj ka treguar qe eshte njeri me energji dhe puntore dhe eshte i vetmi qe do ta rrisjell tiranen ne vij sepse ka vite qe po ecen kundra vajtje

  7. zoologu says:

    Z. Veliaj,

    ku e ke modernizimin e Kopshtit Zoologjik – familja shpellare e Vicidollit mezi po pret – apo do ndonje proces gjyqsor!

  8. Gerti says:

    Per mua vetem Bojaxhiu po flet per problemet reale te qytetit, betonizimin e tij nga ndertuesit e partive. Keta te tjeret jane lejfena.

  9. Indriti says:

    ore ky Veliaj sheh Gjergj Bojaxhi ne darke dhe e ben te nesermen?

    Keto dy dite tha Gjergji do bej bileten unike edhe ky bileten unike
    Tha Gjergji do i rikthej qytetareve vendparkimet e zena ne menyre arbitrare.
    Thote Gjergji do bejme parkime nentoksore. Edhe ky.

    Gjergji ka kapur 20% se shumica kane frike te prononcohen.
    Me vjen keq qe te gjithe jeni te lidhur me partite se keni hallin e punes.

  10. sindi says:

    Qytetaret e Tiranes kane te drejte te zgjedhin me te miren per veten e tyre. Gjithsecili i di mire hallet e veta dhe gjithkush e di me se miri qe kjo varferi e fukarallek ka ardhur nga qeveria e Rames. NE 21 qershor eshte koha te vertetojme qe jemi nje vend qe nuk mund te genjehet me.Eshte koha te vertetojme se meritojme ne krye nje njeri dinjitoz dhe ai eshte Halim Kosova.

  11. herina says:

    Erioni si minister i mireqenies sociale deshtoi plotesisht… Nuk mund te pritet me asgje nga ky njeri… Ne 21 qershor vota i perket doktor Kosoves.

  12. kejvi says:

    Ty trafiku dhe transporti te ngeli se gjerat e tjera I ke vene ne vije ti… Turp te te vije qe ngele nate e dite duke mashtruar popullin per ca vota. Po hiqe nga mendja se populli te voton ty… Ne fund te fundit per cfare te te votoje? Apo se sa mire genjen ti… ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje