Bojaxhi prezanton planin e tij për zgjidhjen e problemit me parkimet

2 Qershor 2015, 15:01Politika TEMA

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi parashtroi sot programin e tij për mirëmenaxhimin e parkimeve.

Bojaxhi vuri në dukje situatën e rëndë të parkimeve në Tiranë, sipas së cilit vjen si rezultat i mungesës totale të vizionit dhe klientelizmit të drejtuesve të Bashkisë.

Bojaxhi theksoi se edhe kur situata e parkimeve u bë financiarisht fitimprurëse, politikanët i ndanë koncensionet e parkimeve tek klientët e tyre një të PD-së dhe një të PS-së të cilat prapë nuk u bënë kurrë dhe nuk mbajti përgjegjësi askush.

Duke treguar një lagje të Tiranës ku parkimet ishin të zëna nga hekura e zinxhirë Bojaxhi u shpreh se “ja si është menaxhimi aktual i parkimit. Me zinxhirë, hekura, apo betona. Kjo është pasoja dhe jo shkaku. Qytetarët nuk kanë më ku të parkojnë dhe ne do t’i rikthejmë qytetarëve vendparkimet publike. Tirana është ndoshta i vetmi kryeqytet në botë që nuk ka parkime publike nëntokësore apo mbitokësore. Ne do t’a ndryshojmë këtë gjë”, tha ai.

Plani i tij për parkimet në Tiranë, parashikon hapësira optimale parkimit nëntokësor për ndërtimet e reja, përndryshe leja nuk do të jepet, ndërtimin e një parkimi të madh në stacionin e autobuzëve interurbanë në periferi të Tiranës, futjen e një sistemi modern për pagesën dhe menaxhimin e parkimeve publike në rrugë etj.

Sakaq, një ditë më parë, Bojaxhi prezantoi edhe planin për transportin publik ku theksoi faktin se tashmë do të ketë një biletë unike për linja të ndryshme dhe se autobuzët do të pajisen me GPS për të ditur mbërritjen e saktë në stacionet e tyre

7 komente në “Bojaxhi prezanton planin e tij për zgjidhjen e problemit me parkimet”

  1. klara says:

    asgje konkrete,, pothuajse i njejtiplan qe ka thene edhe bASHA KUR KANDODOI PER TIRANEN NE 2011

    1. herdi says:

      premtime palidhje dhe ky bojaxhii,,, k te beje me shume me faktin qe ska asgje ne vije dhe keshtu kekon te japi dicka perdite

      1. jana says:

        me kto strategji qe po paraqet edhe i pavaruri jam e bindur qe edhe ai vete do votoje per Erion Veliajn dhe programin e tij per tiranen

        1. ypsiloni says:

          nese bojaxhi mendon ti realizoje me vertet keto qe po prezantonn,, atehere i bie qe programi i Veliajt deri me tani ngelet me ambiciozi dhe realisti

  2. orjen says:

    te gjithe kandidatet kane te drejten dhe detyren e tyre te shpalosin planin por fitore eshte e pa diskutushme e erjon veliaj , pas 21 qershorit tirana do te vij ne drejtimin e duhur!

  3. erion veliaj says:

    Po Hersi, Paula, Arjona dhe Hansi ku jane pse nuk kane komentuar akoma?!

  4. Indriti says:

    Cfare nuk iu pelqen?

    Qe do te ndaloje ndertimet ne liqen ku po nderton Gener2 i Berishes?
    Apo qe do ndaloje ndertimet tek korpusi qe do te ndertoje Zamiri dhe Ulaj?

    Apo qe nuk do i jape vendparkimet me koncesion ca mediave?

    Apo qe do beje autobuzet me nje bilete te vetme dhe me GPS (kujtojme qe te gjitha keto sot i kopjoi Erjoni.

    Apo nuk ju pelqen qe do heqe gardhet e zinxhiret per te bere parkime moderne.
    Ups edhe kete e mori sot Erjoni.

    E mora vesh. Ju thjeshte e keni bezdi qe po denoncon Ramen e Bashen (Berishen).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje