Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo gjatë turit të tij elektoral për zgjedhjet vendore të 21qershorit, zhvilloi një takim në Krujë, me anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokracia Sociale.
Milo tha se Qeverisë i kemi bërë thirrje që të fal kamatvonesat për energjinë elektrike.
“Janë njerëz të varfër, janë njerëz që nuk mund t’i paguajnë.Duhet patjetër që të bëhet një amnisti e tillë, tu falen njerëzve sepse shumica e tyre janë të varfër, janë të papunë edhe kjo u duhet pastaj që të fundosen më keq”, deklaroi Milo.
Kreu i PDS-së, nga Kruja edhe njëherë tjetër i bëri thirrje qeverisë “që të heq kamat vonesën e energjisë elektrike. Ky do të ishte një model i mirë i kujdesit për njerëzit e varfër, njerëzit e thjeshtë”
Ato te cilet kane qene te rregullt me shtetin dhe e kane paguar energjine elektrike nuk preken fare nga reforma apo masat e marra nga qeveria. E dime se per faj te keqqeverisjes tete vjecare sistemi energjitik shkoi drejt degradimit, por ato qe nuk kane paguar duhet te paguajne ne menyre qe te gjithe te trajtohen si te barabarte. Kamatvonesat jane falur deri ne masen 80% per te gjithe ato qe shlyejne njeheresh debine e akumuluar. Kjo eshte zgjidhje optimale.
JO Z.MILO!Nuk ke te drejte.Keto jane praktika shume te demeshme.Kush ka kotensumuar energji do ti paguaj nji e me nji.Premtime te tilla ne fushate demtojne dhe jane thike pas shpine per QEVERINE dhe vecanrisht per shumicen e qytetareve qe paguajne.
Kesaj o z.MILO I thone:Ne nje qafe te gjithe do dalim,kush paguan e kush
talle trapin.
Ti,z.Paskal Milo,sikur je dhe pak ne moshe dhe duhet te kesh degjuar nje te thene per kohen e diktatures.Ne ate kohe,deri nga vitet ’60-te,ne cdo prag festash te 28-29 Nentorit,beheshin amnisti dhe faleshin goxha vite burgu.Atehere doli fjala,se duhet te vjedhim,se ja vine festat dhe do amnistohemi.Keshtu,ne vend te behej me mire u shtuan vjedhjet,derisa nje urdher nga dikush lart,ndaloj amnistite.Atehere ju mblodh bytha hajduteve dhe rane vjedhjet.Keshtu eshte dhe puna e hajduteve dhe mospaguesve te energjise:He se i japim voten Berishes dhe Nanos dhe nuk na kerkojne te paguajme energjine elektrike,he se i japim voten ketij apo atij dhe kur te vije ne pushtet nuk i paguajme taksat dhe tatimet,se do na i falin.Ja pra,kjo mendesi,zoti Milo,na ka cuar deri ketu ku jemi dhe mezi po mmbahemi.Po gjej dicka tjeter me te mire mor burre i dheut,e cila na con perpara,na ben shtetin shtet,na ben te gjithe te barabarte para tij dhe ligjit dhe jo ca te jene korrekt dhe te vuajne edhe pasojat e atyre qe nuk jane korrekt e as paguajne.Po te mos i paguajme ne kohe energjine elektrike,a me thua dot se,ku do na cosh more z.Milo me kete “propozimin” tend?Une them se do na cosh ne erresire dhe ne gropen e vdekjes,po ti cfare thua?
Z. Milo e keni gabim. Ju jeni historian dhe politikan, por janë këto praktika të tilla siç rekomandon edhe ti që e kanë kanë katandisur këtë vend në këtë gjendje.Të ngrohesh me korent, të gatuash me korent gjatë gjithë vitit dhe të mos paguas vlerën e mallit që konsumon kjo është vjedhje dhe karshillëk ndaj ligjeve të shtetit.Po kështu edhe për ujin e të tjera. E dini ju Z. Milo që ka pensionistë që jetojnë jashtë shtetit dhe paguajnë shërbimin e ujit, të dritave dhe pastrimin e plehrave sepse kanë një shtëpi të kyçur prej vitesh në Shqipëri? Paguajnë edhe televizorin (absurde). Dhe këta pensionistë nuk janë pak, ju duhet të kini statistika për këtë fenomen. Në Shqipëri, gjithnjë, të ndershmit kanë ngrënë qafën e patës. Ata që kanë bisnese dhe shumë politikanë që kanë mashtruar dhe rjepur popullin nuk e kanë futur dorën në xhep të shlyejnë detyrimet. Duhet hequr dorë përfundimisht nga kjo praktikë e gabuar. A ju shkon mendja ju se një ditë duke u nisur nga kjo praktikë mund të mos paguajnë të gjithë? Çdo të bëhet atëhere? ndaj mja se po bëhi të pështirë!