Gjinushi hap fushatën në Elbasan, krah Qazim Sejdinit: PSD, përfaqësuesja më besnike e së majtës shqiptare

2 Qershor 2015, 15:23Politika TEMA

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, hapi dje fushatën e kësaj partie në qytetin e Elbasanit, ku u shfaq bashkë me kryetarin aktual të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Gjinushi sqaroi simpatizantët e PSD-së se partia e tij hyn e vetme në këto zgjedhje dhe kërkon votën për këshillat bashkiakë në gjithë vendin duke kërkuar të votojnë Nr.3 në fletën e Votimit.

Nga ana tjetër ai bëri të qartë se PSD vazhdon të jetë një e majtë besnike dhe në ato bashki ku nuk ka kandidatët e saj mbështet kandidatët e së majtës.

Bashkia ku PSD po synon fitoren është ajo e Fierit ku ka kandiduar një socialist të vjetër, ish- deputetin Albert Çaçi.

“Partia Social Demokrate, siç dihet hyn në këto zgjedhje si forcë e pavarur, e pavarur nga grupimet politike, por duke mbetur një forcë e së majtës dhe përfaqësuesja më besnike e së majtës shqiptare. Pra ne do të vazhdojmë të përfaqësojmë me dinjitet votuesit e majtë  me bindje me traditë dhe me vizion”, tha Gjinushi në fjalën e tij.

Pavarësisht konfliktit të hapur me PS-në në qendër me akuzat për ndikim në vendimarrjen e KQZ-së dhe Kolegjit për ç’regjistrimin e kandidatëve të PSD-së, Gjinushi vazhdon të mbetet një figurë e së majtës.

Në Fier ai ka bërë thirrje socialistëve që të votojnë për Albert Çaçin duke e cilësuar kandidatin e vërtetë të së majtës.

“Sot pas 23 vitesh demokraci, partitë, sidomos ato të mëdha, nuk kuptohen janë të majta apo të djathta sepse lëvizin nga zgjedhjet në zgjedhje dhe rrjedhimisht ndrrojnë krahun sipas interesave dhe sipas pazarit të radhës. Partia që është më e përcaktuar qartazi majtas që nuk ka ndryshuar kah si në pozitë dhe në opozitë është partia socialdemokrate Në këto zgjedhje vendore ne kandidojmë në të gjitha bashkitë dhe jemi Nr.3 në listë, por shpesh herë jemi në krye të listës. Kemi vendosyur disa nga kandidatët tanë atje ku synojmë fitoren, por në të tërë bashkitë ku nuk kemi kandidat ne mbështesim kandidatët e së majtës, veçanërisht atje ku e meritojnë me punën e tyre dhe me vlerat e tyre si dhe me besimin e fituar tek zgjedhësit, si këtu në Elbasan. Vota për Partinë Social Demokrate në këshill dhe për Qazim Sejdinin si kandidat është votë e dyfishtë për të majtën në Elbasan”, tha më tej Gjinushi në Elbasan.

4 komente në “Gjinushi hap fushatën në Elbasan, krah Qazim Sejdinit: PSD, përfaqësuesja më besnike e së majtës shqiptare”

  1. shesh says:

    Puna eshte qe Rama nuk eshte i majte , na ka mbushur me Idriza e me Top e me gjithfare qe i kishte Berisha. Biznesmeneve ua ktheu Rama 500 milione euro per nji muaj, kurse te varferve po ua merr qindarkat e fundit per pakez drite qe ndezin te shkretet. Duhet qe PS te largoje Ramen dhe Meten se ndryshe nuk quhet parti e majte. Lere qe edhe Rama gjithmone thoshte qe s’ishte as i majte as i djathte. Na thoshte pertej te majtes dhe te djathtes. Tani qe po e shef zhgenjimin po kujtohet te lozi teater si i majte.

  2. Bimi says:

    Kurve burre ngeli ky Gjinushi gjithe jeten! Por te pakten kesaj here po q… “ne drejtimin e duhur”…

  3. aqifi (po i verteti ama) says:

    Burre ku..ve ngeli ky Gjinushi gjithe jeten, por te pakten kesaj here po q… ne drejtimin e duhur!

  4. Stelap says:

    Me te verte P.S.D.ka qene dhe mbetet parti e majte. Dhe une qysh me heret u kam thene shokeve dhe miqve te mi qe te votojme kete parti , por me e mira dote ishte qe kjo parti , P.D.S.e parti te tjera te majta te benin nji koalicion ku ne votime te dominonin mbi partit e medha sic ndodhi ne Greqi.Nuk votohet me per partit e medha privateme ne krye dy ujqerit e vjeter. Votohet me per partine e Lila floririt ? Ne acnji menyre jo.ka ardhyr koha qe keta dy exponentet e partive te medha te largohen nga administrimi i shtetit dhe ti drejtohen prokurorise per te dhene llogari per bemat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje