PDIU: Do të ankimojmë në Kolegjin Zgjedhor. Thirrje institucioneve të zbatojnë ligjin dhe ndërkombëtarëve të ndalojnë tjetërsimin e të drejtave ligjore
Vendimi i sotshëm i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që i mohoi PDIU-së, numërues në zgjedhjet e 21 qershorit është haptazi antiligjor. Praninë për herë të parë në grupet e numërimit na e jep ligji dhe numri i deputetëve në parlament. Kodi Zgjedhor parashikon se çdo parti parlamentare që ka më shumë se dy deputetë, ka të drejtën e numëruesve.
Neni 96 i Kodit Zgjedhor përcakton shprehimisht se “Partitë politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të GNV-ve, përveç partive që propozojnë kryetarin dhe nënkryetarin e KZAZ-së, përcaktohen pas hedhjes së shortit në KQZ ndërmjet listës së partive politike të shumicës parlamentare dhe listës së partive të opozitës parlamentare të regjistruara në zgjedhje dhe që kanë fituar jo më pak se dy mandate në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin e Shqipërisë.”
PDIU ka fituar jo dy, por pesë mandate në zgjedhjet pararendëse, çka e bën flagrante shkeljen e sotshme, pa asnjë arsyetim, të shumicës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
PDIU do të bëjë ankim në Kolegjin Zgjedhor. Ne i bëjmë thirrje autoriteteve të vendit të zbatojnë ligjin dhe vëzhguesve ndërkombëtare të ndërhyjnë për të parandaluar këtë tjetërsim të të drejtave ligjore, ditën për diell.
Reagimi i z. Idrizi në facebook:
Vendimi i KQZ-së që mohon të drejtën e PDIU-së për të pasur numërues në zgjedhjet e 21 qershorit, siç parashikon Kodi Zgjedhor është haptazi antiligjor. Prania në tavolinat e numërimit është e garantuar nga ligji dhe nga numri i deputetëve në parlament. Pas votimit të turpshëm të KQZ-së po u them anëtrarëve që ka ikur koha e vjedhjes së votave të PDIU-së. Ne do të ankimojmë në Kolegjin Zgjedhor, ku u bëj thirrje të zbatojnë ligjin. Do ta ndjekim problemin në dinamikë dhe do të marrim vendimet e duhura për garantimin e zgjedhjeve të ndershme. Ka ikur koha që për zgjedhje të vazhdojë parimi Stalinist: Populli voton e të mëdhenjtë numërojnë e vjedhin votat e të tjerëve!
hall i madh per kombin.
Votat Jane kurdise!kot shkoje e votojme ne,Jane marr vesh nder veti bijte e PPSHse-pdpslsi- nje here une nje here ti edhe imunitet per ne te gjithe per pazaret tona!
Te tjere Jane vetem dekor,e nuk rezikojme rahatine tone per nje pdiu apo nje pll!