PDIU përjashtohet nga grupet e numërimit të votave

2 Qershor 2015, 16:41Politika TEMA
PDIU përjashtohet nga grupet e numërimit të votave

Komisioni qendror i zgjedhjeve votoi katër vota pro dhe tre kundër për të ndarë postet e numërimit të votave në zgjedhjet e 21 qershorit 2015 duke i dhënë Partisë Socialistë, Partisë Demokratike, Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partisë Republikane nga një anëtar, vendim që efektivisht përjashton Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet nga grupet e numërimit.

Vendimi që ruan balancën maxhorancë-opozitë në grupet e numërimit, lë të pakënaqur PDIU-në, partinë që garoi në krahun e opozitës së sotme në zgjedhjet e vitit 2013 ndërsa kaloi me maxhorancën e majtë muajin e kaluar. Vendimi shpëton gjithashtu LSI nga një humbje e mundshme e një pjese të numërimit të votave si dhe Partinë Republikane, e cila përballej me të njëjtin rrezik.

Ngërç

Kodi zgjedhor sanksionon që komisionet e numërimit të votave të përbëhen nga katër persona, dy nga maxhoranca dhe dy nga opozita. Kodi sanksionon gjithashtu që dy partitë e mëdha të kenë nga një numërues ndërsa dy numëruesit e tjerë të përcaktohen me short mes partive të vogla në secilin krah, me kushtin që këto parti të kenë më shumë se dy deputetë. Teorikisht, nëse ka dy parti, të vogla nga njëri krah, secila prej tyre merr një numërues në gjysmën e tavolinave të numërimit të votave.

Në zgjedhjet e vitit 2013 pati dy parti të vogla opozitare që plotësonin kriterin e dy deputetëve për të marrë pjesë në short dhe një parti nga maxhoranca, Lëvizja Socialiste për Integrim. Kalimi i PDIU-së nga opozita në maxhorancë shkaktoi problemin që solli edhe vendimin e djeshëm. Nëse PDIU llogaritej si parti e opozitës, siç u kërkua nga anëtarët e KQZ-së nga ana e së majtës, atëherë maxhoranca de facto do të merrte tre anëtarë në gjysmën e qendrave të numërimit, efektivisht duke shkatërruar parimin e balancës pozitë-opozitë. Nga ana tjetër, nëse PDIU do të llogaritej nga ana e maxhorancës, ajo do të hynte në short me LSI duke ndarë secila gjysmën e posteve të numërimit.

Ana e djathtë e komisionit qendror të zgjedhjeve kërkoi pikërisht këtë gjë. Ana e majtë kërkoi llogaritjen e PDIU te opozita. Kryetarja e KQZ Lefterie Luzi hodhi propozimin final i cili, i dha nga një anëtar në grupet e numërimit PS, PD, LSI dhe PR, por rrjedhimisht përjashtoi PDIU nga grupet e numërimit.

2 komente në “PDIU përjashtohet nga grupet e numërimit të votave”

  1. Klimax says:

    Ja dhe camoket! Nen perkrahjen e PD-se donin nje post ne grupin e mumurimit te votave si parti e pozites (!!!!!), por, per ta shfrytezuar me pas kete post per interesat e ……….. opozites (nje post per poziten dhe tre per opoziten)!!!!!

  2. cami says:

    kshu eshte kur pertzihesh me ramen dhe liken.me 2 mashtrusa.ta futen fshesen shume shpejt.te genjyen per nje kothere buke o idriz.nuk e shet veten shqiptari per nje cop buke.je tregu i dobet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje