Kush është Amiran Zhanashvilin dhe lidhjet e tij me politikën shqiptare

2 Qershor 2015, 18:08Politika TEMA

Prokuroria e Tiranës zgjeron hetimet për Amiran Zhanashvilin.

Sipas dosjes që ka sigurar ABC News, ai rezulton se është aksioner dhe bashkëpronar me biznesmenë shqiptarë të fushës së naftës, medias, përveç firmës së basteve, blerë prej deputetit Mark Froku.

Biznesi i tij, sipas prokurorëve, ka pasur për qëllim pastrimin e parave përmes shitjes dhe blerjes disa herë të aksioneve të kompanive të ndryshëm.

Në këto transferta bankare Zhanashvili ka bashkëpunuar dhe me politikanë shqiptarë.

Bie në sy bashkëpunimi me ish- ministrin e Energjetikës dhe ish- deputetin e LSI, Dritan Prfti, përmes kompanive “Premier Service” shpk dhe “DT Premier Partners” shpk.

Milioneri izraelit, i arrestuar në Rumani për prostitucion, rezulton aksioner edhe në disa kompani të tjera të naftës si bashkëpronar apo ortak i vetëm i kompanive “Tea Oil”, “Tea construction& petrol”.

Sipas hetuesve, rezulton se nëpërmjet përfaqësuesit të tij në Shqipëri, Amiran Zhanashvili ka kryer transaksione të mëdha bankare me kompanitë e tjera të naftës në Shqipëri, si TPD Trading Petrol& Drilling, Crude Oil Traders e të tjera.

Të gjitha këto transaksione po verifikohen për të parë origjinën e kapitaleve monetare, pasi Drejtoria e Pastrimit të Parave dyshon se shumat që kanë ardhur në Shqipëri apo janë tërhequr nga Amiran Zhanashvili dhe bashkortakët e tij kanë qarkulluar nëpër vende të njohura si parajsa fiskale.

Grupi hetimor po verifikon edhe kontratat e shit-blerjeve pasi hidhen dyshime që janë të falsifikuara.

Dyshime ngrihen pasi datat e firmosjes se tyre nuk korrespondojnë me prezencën e Zhanashvilit në Shqipëri.

Kjo pritet t’i çojë hetuesit edhe tek persona të tjerë, që mund të kenë firmosur në emër të gjeorgjiano- izrealitit.

Në mesin e këtyre shit-blerjeve janë edhe aksionet e kompanisë së basteve apo edhe në blerjen dhe dhurimin e aksioneve të kompanive të drejtuar nga Dritan Prifti.

Në ditët në vazhdim ABC News do të publikojë transaksione të tjera kryer nga kompanitë që drejtohen nga Zhanazhvilli drejt biznesmenëve shqiptarë.

8 komente në “Kush është Amiran Zhanashvilin dhe lidhjet e tij me politikën shqiptare”

  1. ksenofoni says:

    Shikoni taci oil. Andej u financua.
    Edhe milionat e priftit

  2. Z/Kallami says:

    Ne vitin e pare te ardhjes se demokracise ne Shqiperi,ndigjonim vetem orientimin e dy gishterinjeve,militante te PD:Kapitalizmi lejon korrupsionin.Vetem me korrupsion do zhvillojme vendin.
    Kjo u ba rrealitet me te korruptuar deri ne krye te ish qeverise Berisha me lojtar te rinje edhe pjestaret e vet familjes Berisha.
    Korrupsioni arriti ne lulezim deri ne rrang qeverie.Kjo asht kulmi sepse i gjithe shteti punon ne berthame dhe nen breshnin e korrupsionit galopant.

  3. leo england says:

    O nofulldhier hap veshet e syte

  4. alti says:

    Nuk e di kush ky ,po ai antikapati qe thot me luftojne politikisht do fut mren se eshte politikani me hajdut dhe me matrapaz qe mund te kete skena politike shqiptare.Ky eshte rregjizori I filmit Tomka dhe Bani qe desh te hidhte qeverine.ky eshte legen dhe duhet te denohet per koprrupsion dhe bashkepunim ne krimin e organizuar.

  5. semanjaku says:

    Nga politikanet doli vetem nje ish,,,,ore pse nuk i thoni emrat e politikaneve te vjeter dhe te rinje qe kane lidhje dhe afera korruptive me kete mafioz. Vini nja titull gazete bombastik dhe nuk thoni azgje.

  6. Tani says:

    I paska bere dem te math popullit tone ky qerrataj e mbaka me buke ky popull sdo buke as leket e ketij populli do bare te njome oae emigracion kete emigracionin nuk e do rama keshtu I ngelet vetem bari oh se harrova burgun

  7. SS says:

    I ati i Dritan Priftit eshte rekrutuar qe para 1990 nga spijunazhi Grek per llogari te KGB-se. Frroku eshte rekrutuar ne Belgjike nga mafia Ruse sepse u punesua ne trafik dhe u pagua mire me kusht te shërbimit politik kunder Shqiperise. Tom Doshi i aktivizuar nga i afermi i tij spijun i UDB-se, duke financuar per fuqizimin e tij qe me blerjen e profarmes dhe duke i dhene thuajse falas lenden e pare per ilaçet dhe ilace nga Beogradi duke bere ligjin ne treg dhe korruptuar politikane me influence te nivelit te pare me “donacion ” shume milionëshe. Praktikisht Shqiperia ishte e kapur nga Serbet dhe Greket , por ndërhyrja e perëndimit po shpëton edhe nje here Shqiperine nga vdekja e sigurte dhe me shume dhimbje.

  8. Bekim Sala says:

    Bekimi
    Asnjehere dhe ne asnje rrethane PD nuk ka thene dhe as thote se korrupsioni eshte faktor zhvillimi perkundrazi,PD e ka luftuar korrupsionin fuqishem deri ne 1997 kur ra nga pushteti. Ishte PD qe shkarkoi nga detyra ministrat e saj dhe kerkoi t’u hiqeshin imunitetet ne parlament, por i mbrojti PS se donte te bente lufte politike duke mbrojtur korrupsionin. PD me ne krye Berishen i u futen korrupsionit pas 2005 e sidomis pad 2009 ne aleance me LSI qe do i nxjerre kallain edhe PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje