Visho Ajazi padit në gjykatë Adriatik Llallën

2 Qershor 2015, 20:19Politika TEMA

Shërbimi Informativ Shtetëror ka paditur në gjykatë prokurorinë, pasi prokuroria ka pushuar hetimet pas një kallëzimi të SHISH.

Nga të dhënat e padisë depozituar në Gjykatën e Tiranës bëhet fjalë për një kallëzim të vitit 2014 të pushuar nga prokuroria, ndërsa SHISH kërkonte nisjen e hetimeve për një tjetërsim të pronës së këtij institucioni me dokumente të falsifikuara.

Në padinë e depozituar më 13 maj të këtij viti, gjykatësi Ardian Kalia një ditë më parë vendosi të nisë gjykimin ku më 1 qershor seanca u zhvillua për pak minuta dhe mungesa e përfaqësuesit të prokurorisë u bë shkak për shtyrje, bën të ditur A1 Report.

Palët pritet të përballen në gjykatë tashmë më datë 16 qershor, ku gjykata do të vendosë për të detyruar prokurorinë të rihapë hetimet për falsifikimin e dokumenteve apo të lërë në fuqi vendimin e pushimit duke rrëzuar kërkesën e SHISH.

4 komente në “Visho Ajazi padit në gjykatë Adriatik Llallën”

  1. Treviso says:

    Kesaj i thone mish me long, por mishi ka mbaruar dhe ka ngelur vetem longu ne gazan.

  2. Tiku says:

    Llogarit se si shkon puna , kan vjedhur dhe shtetin dhe organin e sigurise kombetare. Nuk thone kot se pronat e shtetit ne Tirane jane vjedhe nga hajdutet dhe shteti jo vetem qe ka ngele pa prona, por u detyrohet ketyre “pronareve” me miliarda Euro per kompensim “prone”.

  3. Z/Kallami says:

    Gurt e shahut te Berishes kane filluar te luajne ndervedi komedi pa karar llastimit.Kjo asht kulmi kur keto bashke me Nishan,Bashe e Berishe e kane vendin me shume kohe para ne burg.Cdo dite mos burgosja e ketyre asht kohe e humbur.

  4. T says:

    E per cfare mund ta padiste tjeter,vecse per prona,para! V.K-in!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje