Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Kavajës Elvis Roshi.
Ndërsa ka folur nga sheshi i rikonstruktuar i këtij qyteti, Rama tha se ashtu siç ndryshoi ky shesh, ashtu do të ndryshojë edhe pjesa tjetër e Kavajës.
Duke folur për Partinë Demokratike, Rama tha se kjo parti ka nxjerrë përballë Elvis Roshit një kandidat që di vetëm të ndryshojë partitë.
“Si ky shesh do të ndryshojë e gjithë Kavaja. E lanë Kavajën pa punë pa punë, mbytur me gënjeshtra, mbytur me mashtrim. Në 20 vite e lanë Kavajën në dëshpërim.
Si ka mundësi që PD nuk ka nxjerrë asnjë mësim dhe hedh grepat për të peshkuar grepat në Kavajë, duke sjellë përballë Elvis Roshit që di të ndryshojë qytetin, një kandidat që di të ndryshojë vetëm partitë”, tha Rama.
Sipas kreut të qeverisë, Kavaja dhe administrimi i saj nga Elvis Roshi ka qenë një nga shembujt se përse koalicioni i mazhorancës zgjodhi sloganin “Drejtimi i duhur” për 21 Qershorin.
Rama akuzoi Partinë Demokratike se harroi këtë qytet.
“E lanë Kavajën në xhep fals, pa ujë, pa punë, mbytur nga plehrat, mbytur nga gënjeshtrat, mbytur në dëshpërim. U desh fitorja e Elvis Roshit, u desh kthimi i madh i pishtarëve dhe demokratëve të Kavajës, që e kuptuan se drejtimi i duhur ishte Elvis Roshi dhe Partia Socialiste”, tha Rama.
Kryeministri u ndal sërish tek fushata e opozitës, e përqendruar kryesisht tek politika që lidhen me pushtetin ekzekutiv.
“Me kë tallen këta?! Na jepni votën – thonë- , se do kemi dritat falas, falas për ata që i vjedhin dhe mbifaturim për ata që i paguajnë. Bëjnë një fushatë që nuk ka lidhje fare me problemet e komunitetit, a thua se më 21 Qershor do të përmbyset bota, me shpresën se do të kthehen tek avazi i vjetër, që Kavaja e ka vuajtur më shumë se çdo qytet tjetër, se i ka dhënë 20 vjet votën Saliut dhe në 20 vjet ka marrë mbrapsht vetëm zhgënjime”, tha Rama.
Kreu i mazhorancës u shpreh se sot Kavaja është shndërruar nga një ndër qytetet më të pista të vendit, në një prej qyteteve më të pastra dhe se transformimet për të do të vazhdojnë.
Me ndarjen e re administrative, plazhi i Golemit kalon nën adminstrimin e Bashkisë së Kavajës. Ky plazh, së bashku me parkun e madh të Kavajës – tha Rama -, janë dy projekte që do të jenë mushkëri të jashtëzakonshme për bashkinë e re.
Ndërsa kanditiati i së majtës për bashkinë e Kavajës, Elvis Roshi, u shpreh në fjalën e tij se sfida ime në 4 vite do të jetë më e madhe se 18 muajt e deritanishëm.
“Kemi projekt për ujin e pijshëm 24 orë. Do ndërtojmë bulevardin e madh të qytetit. Do të afrojmë Kavajën me kryeqytetin me ndërtimin e rrugës Kavajë-Pezë-Tiranë”, u shpreh ai.
Ne qdo qytet qe udhëheqin te majtet edhe kanë ma Kultur dhe vizion per ka ndryshimet per te mirë,ata falanga qe udhëhoqen shqiprin per 8 vite vetem te kqia dhe mjerim i sollen shqiptarve si rasti i Gerdecit rasti i vrasjes se 4 demostruesve duer that mu para kryeministris dhe mu nga njeriu qe sot qierret si nje Demokrat i permirsuar ay duhet dhe do ishte dashur qysh ma heret para drejsis shqiptare bashk me kapon e vet.Pra Kavaja esht shembull i rregullit permirsimit dhe kavaja di kuj ti ep Voten ate qytet e paten mashtrue me nje Monument qesharak si shëjë e dy gishtrive qe ishte turp kush do qe e shiqonte.
dhe ca u bon kto rilindasit aty qe vrane 4 demostrues ne shesh shoku im??? kto jane me keq se SALA o burr! po ta shkruj me shkronja kapitale sepse SALA me verte na del shume me i madh se kto pinok kriminel/ dhe e dyta…tashme kjo eshte motoja e rilindjes?; i joni eshte pak me i mire se kto te PD-s! mos harro vlla: SALA,PD e kshu gjenash shkruji me CAPITAL!
o Rilindas iPjerdhur.Kur te dali rakia futi nji redaktim atij shkrimit tat se se kapa fijen ekallomit…po qe se jo.jepja noj kalamoni shkolle ta shkruaj.
Po ai Hasani a nuk ka nderruar parti?????????????
Nuk ka kuptim te mashtroni me zoti Rama. Mos e lodhni me veten se nuk ju beson me njeri. Shqiptaret e moren vesh mjaft mire se cfare brumi jeni ju te PS-se.
E pame dhe fytyren tuaj dhe te qeverise tuaj zoti Rama. Populli 1-here mund te gaboje por te 2-ten here e kupton. Zgjedhja e duhur Halim Kosova. Njeriu qe do punoje me dinjitet dhe ndershmeri per Tiranen.