Hasan Halili: Akuzat e Blushit? Ca në Tiranë mendojnë se Shqipëria fillon te Korpusi e mbaron te “Stacioni i Trenit”

3 Qershor 2015, 09:17Politika TEMA

Kryebashkiaku i Kukësit dhe kandidat i së majtës për t’u rizgjedhur në këtë post, Hasan Halili, iu është përgjigjur sërish akuzave të Ben Blushit.

Ai thotë se Blushi është mjeshtër i fantazisë, ndërsa vetë ai është punëtor kokëulur, që kujdeset për qytetarët e Kukësit.

Sipas Halilit, disa në Tiranë mendojnë se Shqipëria fillon te Korpusi dhe mbaron te “Stacioni i Trenit”.

Shpesh ju që flisni nga Tirana si gazetarë apo si politikanë, nuk po i përfshij të gjithë në këtë mendim, ju duket se Shqipëria fillon maksimumi tek korpusi i Universitetit e mbaron tek ish-stacioni i trenit. Shpesh ju keni lehtësinë e atij që flet për gjithçka e çdo gjë pikërisht sepse nuk dinë asgjë me themel.

Ky natyrisht nuk është rasti i deputetit Ben Blushi të cilin unë e çmoj. E di që ai as më njeh dhe as e ka idenë se çfarë kemi bërë këtu në Kukës bashkë me një staf të ngushtë profesionistësh dhe një rreth të gjerë dashamirësish për të përmirësuar jetën në qytet. E përdori emrin tim sepse i duhej për betejën e tij që nuk e ka me mua, por e ka me një nga zyrat në Bulevardin e Tiranës.

Dhe gaboi. Gaboi edhe në kohë, edhe në hapësirë. Gaboi në kohë sepse unë jam larguar nga pushteti për të shkuar në opozitë. U largova nga PD dhe militova në LSI kur kjo parti ishte në opozitë. Po të kisha parë llogarinë time të vogël, do të kisha qëndruar aty ku isha. Është ndryshe nëse çon votat nga opozita në pushtet dhe ndryshe e anasjellta. Veprimi i dytë ka moral, është një veprim që bëhet për moral dhe i bindet moralit.

Blushi gabon dhe në hapësirë sepse duke mos e njohur Kukësin, e paragjykon atë duke i besuar fantazisë së tij. Dhe këtu dalim tek diferenca mes nesh: ai është mjeshtër i fantazisë dhe fjalës, unë jam punëtor kokulur i fjalës së mbajtur dhe punës së ndershme”, thotë Halili për Mapo./b.l

6 komente në “Hasan Halili: Akuzat e Blushit? Ca në Tiranë mendojnë se Shqipëria fillon te Korpusi e mbaron te “Stacioni i Trenit””

  1. gjergji says:

    Po ik o Hasan mos na trego si militove per LSI kur kjo ishte ne opozite. Ishe Kryebashkiak i cili ka fituar 2 here vetem prej votave te PD se nuk te donte njeri te shifte ne Kukes, e sa e pe qe kjo e fundit ishte duke humbur ne 2013 u hodhe nga ana tjeter e lumit. Vetem moral mos na trego se investimi jot me i madh ne Kukes vitet e fundit ka qene ai lokali yt buze lumit qe te ndalojne autobusat e Kosoves. Hipokrit i qelbur.

  2. Florie says:

    Shkova ne kukes per te takuar e pershendetur dy shoqe. Qendrova 5 ore dhe kur u largove thashe: shyqyr qe nuk jam banore e kukesit. Ne kukes te gjithe ishin te tmerruar nga hasani. U kerkonin mezor voten, ndryshe largoheshin ngap una. Qe tani kishte qeishin larguar pse kishin hezituar te shenonin emrin ne listen se do te votonin Hasanin. Mos thuaj se kam punuar per kukesin. Trego si e emerove djal;in qe nuk dihet nese ka mbaruar bechelorin, drejtor te zyres rajonale te punes. Po djalin ne dogane. U largove nga PD nje muaj para zgjedhjeve. Dhe u largove kur dihej humbja e PD-se. U largove per t’i shpetuar burgut sepse prej 4 vitesh nuk ke shluer sigurimet e punonjesve. U largove dhe hyre ne LSI per t’i shpetuar burgut. E sa pislleqe te tjera ke bere. Ndaj kuksianet keto dite htone: vetem kuksiian mos te jesh. I ke tmerruar te gjithe. ndaj dhe une pas 5 oresh i thashe vetes: shyqyr qe nuk je nbe kukes.

  3. Demir Sela says:

    O hasan thua se ke punuar per kukesin. Po ne te vertete ke punuar vetem per gjepin tende. Sepse asnje lloj ndihme, apo shperblimi nuk ju ke dhene nenpunesve te bashkise. Ku i ke cuar ato leke qe jepeshin nga buxheti ne fund te vitit. Sa u ke vjedhur kuksianeve, vetem ata e dine.
    Tani i kercenon se po te mos bvotojne hasanin de te laergohen nga puna. Na e ke shti temerrin e Hasan. Po ty voten nuk ta jep njeri me ne Kukes. Sepse je bere njeri i urryer.

  4. Populli says:

    Kur i pamoralshmi politik te ben moral eshte kulmiiiiiiiiiiiiii
    Wtf
    Por lsi ben te veten.

  5. sefer ziu says:

    Pse shkove ne Kukes ti Florie? Nuk te besojme se ke shkuar se po na tregon shume gjera, pastaj, sikur ti ke banuar atje. Pra ti Florie genjen me shume se Hasani. Te pakten ai do kete bere ndonje pune, ndersa njerez si ti bejne fushate me genjeshtra te plota, tipike e monstres Sali Berisha. Dhe nuk jeni pak, por ama do jeni gjithmone minorance. Mbaroi filmi Saliut, Basha do shkoje ne katin e trembedhjete po ja la Erioni ta ndertoje dhe ju do llomotisni rrugeve. Behuni serioze tu besojme, veni logjiken para ndjenjave paranojake te Saliut te udhetojme bashke ne jeten e perditeshme, ndryshe do ngeli qeramane te kohes tuaj mizerje. Hasani mbase ka plot kusure, por trajtimi juaj eshte i pabese dhe i pa sinqerte.

  6. Zejnepe Hyseni says:

    Edhe media laun sipas interesit te vet. Vetem sot po degjojme te thuhen fjale te verteta per hasanit. Sepse deri tani vetem e keni lavderuar duke ngjallur irritimin e lexuesve kuksiane qe we dine te verteten. E dini se, edhe TV Kukesit i thone ne Kukes: TV hasani Ndersa cfare ka bete hasani per kukesin ate e dine vetem kuksianet. Mjafton ajo cfare tregojne ata. Si arriti te shkaterroje puyllin piktoreks mes lagjes nr. 1 dhe lagjes nr. 2. Po ashtu pyllin mbrojtes ne periferi te kukesit. hasani gjithcka vetem ka shkaterruar ne kukes dhe asgje nuk ka ndertuar. Ka ndertuar vetem cfare eshte dashur per vete.ndaj kuksianet thone: si nuk i vjen turp qe ka rikandiduar serish. I nderron partite si mbroti grate. Turp, turp edhe per median qe deri tani e ka pparkrahur kundrejt nje loge qorbe te felliqur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje