Reforma në drejtësi, Nishani dhe PD kritika mazhorancës/Xhafaj: S'merrem me retorikat boshe

3 Qershor 2015, 11:09Politika TEMA

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka mbledhur në një takim drejtuesit e sistemit të drejtësisë dhe anëtarë të Komisionit Parlamentar të Ligjeve pë të diskutuar mbi reformën në drejtësi.

Në takimin, e zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë pa praninë e medias marrin pjesë Presidenti Nishani, ministri Naço, kryeprokurori Llalla, ministri Çuçi, krerët e gjykatës Kushtetuese, të Lartë dhe të Apelit, kreu i Komisionit të Ligjeve Xhafa dhe deputetët demokratë Halimi dhe Bylykbashi.

Presidenti Bujar Nishani shprehu rezervat e tij në lidhje me komisionin ad-hoc për reformën në drejtësi duke theksuar se në komision mungojnë përfaqësuesit e opozitës, sikundër nuk u thirrën as përfaqësuesit e Presidencës.

Në prononcimet e tyre për mediat deputetët Xhafaj dhe Halimi pranuan se drejtësia shqiptare ka korrupsion dhe vuan nga paaftësia, por zgjidhjet e propozuara për realizimin e një reforme janë krejt të ndrsyhme.

Xhafaj duke iu përgjigjur kritikave të Nishanit i konsideroi ato si retorika boshe që nuk i shërbejnë procesit.

“Askush nuk është përjashtuar nga procesi, unë nuk merrem me retorikat boshe. Që drejtësia ka korrupsion, paaftësi, kjo është e dukshme“, tha Xhafaj.

Demokratët përmes deputetit Bylykbashi pohojnë se hapi i parë i reformës në drejtësi është dekriminalizimi i Parlamentit.

Hapi i parë është procesi i dekriminalizimit që duhet të fillojë me Kuvendin. Nuk mund të pretendohet për reformim të drejtësisë kur në Kuvend ka deputetë me rekorde kriminale.

Edhe raporti i hartuar mbi sistemin e drejtësisë vetëm jep konstatime, të cilat qytetarët shqiptarë i dinë shumë më mirë sesa ato që hartuan raportin.

Ende nuk ka një analizë apo një platformë mbi drejtësinë.

Cfarë ndodhi nga kjo mazhorancë? Votuan 3 anëtarë të KLD dhe bënë një ligj që një nga 3 militantët e zgjedhur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë të jetë zv.Kryetari.

Këtë e paraqitën si reformë, por në të vërtetë ishte kapje politike e KLD, pasi qytetarët dhe vetë sistemi nuk përfituan asgjë nga zëvendësimi i 3 anëtarëve”, theksoi Halimi.

Në vijim ai shtoi se Komisioni për reformën në drejtësi nuk respektoi paritetin, ndërsa shtoi se Partyia Demokratike kërkon bashkëkryetarin e komisionit.

4 komente në “Reforma në drejtësi, Nishani dhe PD kritika mazhorancës/Xhafaj: S’merrem me retorikat boshe”

  1. toni says:

    filloi nishani me zbatimin e urdhrave te saliut. kishte ne fakt ca kohe qe nuk ndihej

    1. redi says:

      nishani flet per reformen dhe harron qe deri dje mbronte me cdo kusht ata anetaret e kld qe vet qeveria e saliut i akuzonte per lloj lloj aferash korrupsioni

      1. fati says:

        nishani si ushtar i gatshem i saliut vazhdon dhe ben rolin sikur e do reformen ne drejtesi. per ca ta doje, qe te ikin gjyqtaret qe nuk denojn anetaret e partise se vet? nishani vetem fjale ka dhe kurre nuk eshte dukur ndonje gatishmeri per te bere punen e vet. fundja eshte nje president qe e vuri saliu dhe jo parlamenti

  2. Z/Kallami says:

    Nji unitet i pathyesh i Nishanit me PD.

    Edhe bare do te hame dhe unitetin nuk e prishim.
    Lavdi klasikut “Marksist-Kapitalist” Berisha.
    Te gjithe gabojne edhe vete klasiku po ama Partia kurr nuk gabon edhe kur ne krye ka nji fodull merhum si Basha.
    Prina parti ne beteja te reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje