Veliaj: Shtesa pa leje e Bashës? Më thoni një qytetar tjetër që është lejuar ta bëjë

3 Qershor 2015, 11:33Politika TEMA

Nga një kryetar bashkie i cili ka ndërtuar katin e 13 mbi katin e 12 në të cilin ai jeton nuk ke se çfarë pret.

Një kryetar bashkie i cili punon vetëm për vetë nuk na duhet.

Nuk na duhen ata që punojnë vetëm për të shtuar katet apo klinikat private”.

Kështu u shpreh kandidati i ASHE për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj, ndërsa prezantoi programin e tij për pastrimin e kryeqytetit.

Veliaj iu përgjigj edhe reagimit të Bashkisë së Tiranës në lidhje me katin e ndërtuar nga Basha, sipas të cilës kryebashkiaku ka të njëjtat të drejta dhe detyrime si të gjithë qytetarët e tjerë të bashkisë.

“Reagoi bashkia dhe tha çfarë të keqe ka që mbi katin e 12 po shtohet dhe një kat i 13 dhe se kryetari i bashkisë po bën siç po bëjnë të gjithë qytetarët e tjerë.

Po sfidoj sot bashkinë e Tiranës dhe po i kërkoj të më thonë një qytetarë të thjeshtë që është lejuar të shtojë katë në Tiranë.

Ka qenë ndonjë qytetar që është lejuar të shtojë një kat? A është lejuar, jo, sepse ka moratorium. I vetmi që e ka shkelur është Lulzim Basha. Ne nuk jemi trajtuar të gjithë njësoj ”, tha Veliaj.

Në vijim, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka theksuar se kryeqyteti është shumë mbi vijën e kuqe përsa i përket ndotjes.

Ai ka thënë se rrugët e Tiranës janë aq të ndotura saqë lahen vetëm kur bie shi dhe se jemi shumë mbi maksimumin e papastërtisë që lejohet nga Bashkimi Europian.

“Rrugët e Tiranës lahen vetëm kur bie shi. Tirana është mbi vijën e kuqe përsa i përket papastërtisë dhe ndotjes. Ne jemi shumë mbi maksimumin e pastërtisë që lejohet nga Bashkimi Europian. Ne kemi një problem për menaxhimin e mbetjeve në komuna.

I vetmi vend për derdhjen e mbeturinave dhe helmeve është lumi që kalon në atë komunë. Dhe këta lumenj të ndotur derdhen nëpër tokat e mbjella , produktet e të cilave i hanë fëmijët çka shkakton një dëm shumë të madh për ta.

Projekti jonë është pastrimi i lumenjve. Lanfilli i sharrës ka vetëm një vit jetë. Do të fusim modelin e riciklimit ku e gjithë Tirana do të ketë një ndarje për të ricikluar qelqin, letrën etj. Janë 871 rrugë dhe 327 trotuare të amortizuara në kryeqytet.

Të gjitha këto shkaktojnë pluhur që është shumë i dëmshëm për shëndetin e të gjithë qytetarëve. Kemi sot mbi 113 hapësira dhe 66 tregje ku rregullisht nuk mblidhen plerat. Unë kam një pyetje: Kur bashkia jep rrogën dhe i ka këta punonjës, ku janë këta njerëz, pse nuk janë në krye të punës?

Kur taksat për pastrimin e qytetit paguhen nga qytetarët. Ndaj i them Halimit shko dhe pastro bashkinë tani që atë e keni vetë dhe mos na bëj fushatë. Shko bëje tani dhe na bindni që dhe ne tu japim votën. Kur nuk e bëtë për 4 vjet pse të besojmë ne që do ta bëni në të ardhmen’, tha ai.

Sipas Veliajt, qyteti që kemi sot është dëshmi e kësaj katastrofe, e faktit se zgjedhjet në 2011 u vodhën, duke thënë se qytetarët janë të parët “ndërkohë që, ja ku jemi sot pas 4 vitesh, të vetmit që ishin të parët ishte kryetari i Bashkisë, Shkëlzeni me kalë, ndërtimet te diga e Liqenit dhe të gjithë doktorët që ndërtuan klinika ku s’kalon dot asnjë ambulancë apo zjarrëfikse. Ky është realiteti i qytetit që kemi trashëguar sot.

Duke shpjeguar programin e tij për të ulur ndotjen mjedisore në Tiranë, Veliaj tha se do të reduktohet trafiku, nëpërmjet promovimit të përdorimit të mjeteve alternative të transportit dhe duke shtuar sipërfaqet e gjelbra.

Ai tha se qyteti do të pastrohet rregullisht, mbeturinat do të mblidhen në orare, si dhe do të vendosen sistemet e detyrueshme të filtrimit, do të ndërtohet një impiant për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve, por edhe ndërtimi i një impianti modern për përpunimin e ujërave të zeza.

Kandidati i ASHE gjithashtu tha se do t’i jepej fund praktikave të tilla që kompanitë apo firmat që merren me pastrimin do të kenë kontrata 4 vjecare, nëse nuk zbatojnë detyrimet e tyre.

“Eshtë e papranueshme që një kompani të ketë një kontratë 4 vjecare dhe ajo nuk prishet edhe kur nuk respektohen detyrimet.

Eshtë njëlloj sikur një qytetar që sot ka një numër celulari të mos ndryshojë kompaninë, megjithëse ajo nuk i ofron shërbime”, tha Veliaj

Pikat e programit kundër ndotjes mjedisore:

– Reduktojmë trafikun, promovojmë përdorimin e mjeteve alternative të transportit dhe shtojmë sipërfaqet e gjelbra;

– Garantim i pastërtisë së rrugëve dhe hapësirave publike;

– Mbledhje e mbeturinave në oraret me më pak lëvizje;

– Vendosja e detyrueshme e sistemeve të filtrimit;

– Ndërtim i një impianti për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve;

– Pastrim nga mbetjet i lumenjve në territorin e Tiranës;

– Ndërtim i një impianti modern për përpunimin e ujërave të zeza

26 komente në “Veliaj: Shtesa pa leje e Bashës? Më thoni një qytetar tjetër që është lejuar ta bëjë”

  1. redi says:

    po ca do bej luli tjeter? vec leje vetes per te shtuar katet dhe vijat e bardha qe nuk zgjaten as nji dite

    1. fati says:

      luli kryetar bashkie qe i jep vetes leje. halimi doktor qe drejton maternitetin shtetror dhe ka klinike private (aq me teper pa leje) dhe thone pastaj se kan ndershmeri. po ikni mor…te kishte prokurori do ju kishte masakruar ne gjykate per kte konflikt te paster interesi

      1. vini says:

        njerzit mund te votojn per veliajn qe eshte nje minister i suksseshem ose mund te votojn per nje njeri qe ka ndertuar pa leje. mund te votojn per nje njeri qe ka projekte per cdo zone, konkrete ose mund te votojne per nje njeri qe vazhdon me programin e mashtrimit te para 4 viteve te bashes

        1. brizi says:

          joo per qytetaret e thjeshte nuk ka shans te ndodh dicka e tilla vijne menjehere edhe ja u prishin, keto privilegje jane vetem per bashen, salen keta kane forcen saqe dalin aq hapur sa thyejn edhe rregullat

          1. manjola says:

            Po c’mund te presesh nga nje kryetar ilegjitim, qe erdhi ne krye te bashkise nga zgjedhje te vjedhura, te manipuluara ne syte e gjithe botes, nga nje njeri i cili ka spikatur vetem per skandale politike ne te gjitha ministrite qe ka drejtuar. Ai s’ka pyetur per ligj, ka bere cfare i ka dashur qejfi, por ama qytetareve te shkrete u ka rene ne koke, mos bej si bej une, bej si them une, sic do thoshte luli.

            1. herta says:

              Balte e ka bere ne qeverisje Basha historikisht, ashtu si edhe fushata e tij e perbaltjes se kundershtarit, per te fshehur anet e erreta te qeverisjes se tij. Militantet e tij i ka lene te bejne ca tu doje qejfi, se ka bere edhe vete ca i ka dashur qejfi, ndersa njerezit e tjere te thjeshte e te ndershem, duhet te vuanin burokracite e sistemit, per te ndertuar nje shtepi per te futur koken e per ta legalizuar.

          2. Elma says:

            Basha ne krye te bashkise erdhi nga berisha per ti sherbyer interesave te ketij te fundit dhe e njejta gje ndodhi dhe ne krye te partise, nje kryetar i emeruar dhe jo i zgjedhur me vote ndaj dhe kjo parti po katandiset cdo dite e me keq.

    2. Salistan says:

      o erjon po ca prisje ti dhe ndoshta sh qytetar nga nje njeri basha qe kurre nuk e fitoi bashkin por e vodhi me salin dhe ristanin? ai vec per vete, kunatin, florencat dhe ca militant do bente pune. te tjeret sic u pa u lan pa asnje sherbim 4 vjet

      1. Liri says:

        Erion Veliaj, je thjeshte i neveritur! Po si nuk paska shtuar asnjeri katin e fundit mor idiot! Ke pare ti ndonje pallat jo te sapondertuar qe nuk ka shtese katin e fundit? Nuk dua te mbroj ne asnje menyre Bashen trapin, po kjo eshte akuze qesharake. Ti je akuzuar direkt per vjedhje fondesh mor vlla, na jep nje here pergjigje per ate TrakuFest qe nuk u be fare, po ne vend te saj dasma jote. Je mashtrues i lindur! Je Uriaha Heepi i koheve te sotme!

    3. hana says:

      basha kater vjet ka punuar vetem xhepat e vet mundesisht te perfitoje sa me shume qe kur te lere bashkine te largohet multi miliarder

      1. livia says:

        skandaloze ti japesh leje vetes te ndertosh pa leje duke thyer hapur ligjet dhe rregullat e vendit kjo ceshtje duhet te trajtohet me kujdes dhe nese eshte vertete keshtu duhet ti jepet masa qe i takon ne rastin kur nderton pa leje dhe ne kundershtim me ligjet

    4. niko says:

      erion veliaj drejtimi duhur per tiranen

    5. niko says:

      po normale qe do i jepte basha shtese per vete se ka makine te vogel ka duplex nuk i del atij

  2. perlat spahiu says:

    O ZOT NA SHPETO NGA KETA BASHTAVELE NGA KELUSHET E BUNKJERISTEVE,TE CILET KANE LEJUAR E CIMENTIMIN E TIRANES,PER 25VJET TIRANA ESHTE KTHYERE NE QYTET PLEHRASH E CIMENTO E SHPRESAT JANE TE PAKTA PER NJE TIRANE MODEL PER GJITHE SHQI-PERINE.NDERTIMET PA LEJE,SHTESAT E PALLATEVE DUHEN PRISHUR E JO TU BEHET LEGALIZIMI.

  3. lisA says:

    jam kurioz sa lek i ka marr florenc hoxha

    1. marinela says:

      shume e ulet nga nje kryetar qe e heq veten si shume te ndershem lulzim basha nuk eshte gje tjeter vecse oportunist kater vjet nuk ka hic asgje vecse ka llapur eshte e vetmja gje qe di te beje me mire

  4. salem says:

    Epo ai nuk eshte qytetar i thjeshte,eshte i nderlikuar edhe nga mendja djallezore.

  5. pika says:

    Po ti do na tregosh pak per ate vilen luksoze ne Mullet. Apo edhe ate e ka ble Mami ???

  6. vjollca says:

    Te mos i votojme partite e medha , te votojme partite e vogla … te votojme Aleancen Popullore

  7. roni says:

    fjale , llafe, pallavra. A mund te me thote ndonje se cfare shkelje ligjore ka bere ne kete rast Luli?!! apo hajt se po flasim se ashtu duhet per sensacion politik momental qe pas 3 ditesh do harrohet. Erjoni i Rames te na tregoje dhe te justifikoje bemat e tij me pare, pastaj te kerkoje te jete i besueshem per qytetaret. meqe ra fjala, po e shikoja ne tv qe kish mbledhur disa qytetare ne takim dhe u thosh qe ne Tirane do kete dhe 19 linja te tjera urbane. me nje llogari te thjeshte do te thote qe ne Tirane te levizin te pakten dhe 100- 150 autobuze me shume. ky po qe eshte “zhvillim” per qytetin tim (tonin). me shume kaos ne trafik dhe me shume ndotje te ajrit, kete ofron me kete premtim Erjoni i Rames. pastaj degjoj dhe ca premtime te tjera qe brenda tyre kane dhe shifra konkrete. e para gje qe me vjen nder mend eshte : ky me siguri do e bej si Rama qe thote: po kush tha qe une do i beja per 4 vjet. po dhe femijet ti zoterote si bere te 3 njeheresh por nje e nga nje. keshtu eshte dhe kjo puna e premtimeve te Erjonit.

  8. endria says:

    Cfare shkelje ka bere ne kete rast zoti Basha? Apo ti flet kot dhe hedh balte mbi te tjeret se nuk ke cfare te besh me se je konsumuar i gjithi. Bej fushate me argumenta dhe program dhe jo me pallavra e fjale koti.

  9. manushaqe says:

    Zoti Basha e ka marre ate leje si nje qytetar I thjesht. Por ti je trupeshk dhe nuk kupton asgje. Nuk jane te gjithe si ty mashtruesa dhe te pangrene o djali I mamit.

  10. hasla says:

    Vetem fjale koti dite e nate te dale prej gojes se ketij mashtruesi. Nuk e kuptoj cfare te keqe ka te marresh leje kur edhe Zoti Basha eshte nje qytetar i thjeshte si gjithe te tjeret. Ne kete rast Erioni do vetem te perdhose figuren e Bashes.

  11. egla says:

    Edhe ne kete drejtim do e sulmosh… Ti jep llogari per gjithe ato pislliqe qe ke bere ti se nje leje e marre si nje qytetar I denje I ketij qyteti nuk eshte asgje,absolutisht asgje ne krahasim me krimet qe ke bere ti. Plehre!

  12. orisa says:

    Si mund te jete nje njeri kaq I trashe dhe negative sa c’éshte ky debili Erioni. La nam duke shpifur per kedo qe I del perpara.

  13. joana says:

    Balte e bere kete punen e lejes se Bashes o derzi se le nam dhe ti. Po normalisht tanime je konsumuar I gjithi dhe nuk ke cfare ben pervecse hedh balte mbi Bashen dhe PD-ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje