Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, e ka cilësuar si një veprim të shëmtuar lejen që kreu aktual i bashkisë i ka dhënë “vetes” për ndërtimin e një kati në pallatin ku ai jeton. Në një prononcim për TemA, Bojaxhi i ka drejtuar dy pyetje Lulzim Bashës, nëse ka marrë leje nga banorët për shtesën e katit dhe nëse ka bërë konsultime publike dhe ka marrë lejen mjedisore. Bojaxhi deklaroi se nëse do të zgjidhet kryetar Bashkie, do ta anulojë ndërtimin e shtesës.
“Nëse kjo leje është e paligjshme, unë do ta anulloj. Fatkeqësisht informacioni publik mbi këtë vendim është i mangët. Për këtë arsye, dëshiroj të bëj dy pyetje publike për Zotin Basha:
1.A ka marrë zoti Basha miratimin me shkrim të të gjithë banorëve të pallatit, të cilët janë ligjërisht bashkëpronarë të tarracës mbi të cilën do të kryhet ndërtimi?
2.A është bërë konsultim me publikun për këtë ndërtim ashtu siç e kërkon legjislacioni i mjedisit para se të jepet leja?
Nëse këto detyrime apo edhe detyrime të tjera ligjore nuk janë plotësuar leja është e paligjshme dhe të gjithë punonjësit e bashksië që e kanë miratuar atë duhet të mbahen përgjegjës. Praktika të tilla të fshehta do të marrin fund me politikën tonë të transparencës totale: çdo vendim, leje, kontratë, transaksion dhe document tjetër i Bashksië do bëhet menjëherë publik dhe në mënyrë lehtësisht të arritshme nga çdo kush që dëshiron”, deklaroi Bojaxhi./t.h
Merru me ndonje gje tjeter z. Gjergj Bojaxhi se ke ngaterruar profesion, Bashkia e Tiranes i takon z. Veliaj.
e verteta e hidfhurnm eshte qe dhe ti bojaxhi nuk eshte se ke shpalos naj program te hajrit dhe naj plan per rregullimin e bashkise ,thjesht ke then nuk jemi dele dhe kaq
qe basha ka bere nje budallallik me brire kjo sdo as me as kalem, se e kutpon gjithe qytetaret e tiranes edhe do ja japin verdiktin pd qe ky qytet te shkoj ne drejtimin e duhur. po ti gjergj per gjithe hetimin qe ka bere kontrolli lart i shtetit kur do japesh llogari!
bashkia e tiranes do njerez te zote dhe jo njerez te cilet duan te punojne dhe duan te menaxhojne planet dhe programet dhe jo vetem nuk jemi dele dhe do anullojme lejet per ndertim.
basha ka bere cdo gje ne fshehtesi. askend ska pyetur ne pallat. duhet te shkoj nje television dhe ti pyesi komshinjte e bashes dhe te behet transparence
bojaxhi mos harro dhe ato tenderat qe po ben luli kto dite per te marr cdo cent qe mundet.
Po lejet per ndertimin e dy vilave luksoze qe ke ti ne pronesi ne Farke, do t’i anullosh? Cfare ke per te deklaruar per menyren si i ndertove, si e more lejen per t’i ndertuar, po parate ku i more? Pse more leje ti dhe jo nje qytetar i ndershem?
E keshtu thoni ju, sa per sy e per faqe, sikur nuk jeni shoke e miq, sikur s’keni punuar per te njejtin qellim, sikur s’keni dale nga e njejta parti dhe nuk i keni sherbyer te njejtit njeri, saliut.
Po le ta kujtojne qytetaret vleresimin e performances tende ne krye te INUK, ku ti u kallezove nga KLSH per shperdorim detyre. 171 ndertime pa leje ndaj te cilave ti zoti Bojaxhi, nuk ke marre masat per pezullimin e punimeve apo shembjes se objekteve.
Kane qene pesë lista me ndërtime pa leje në Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Lezhë dhe Shkodër.
A eshte e mundur te mos na bej te renin nga qielli Bojaxhiu.. se pjelle e Berishes me shoke eshte , i kujtohet valle historia e TEC-T ne Vlore ne 2004-2005qe edhe pse i ndertua ne kundershtim te plote me ambientalistet po kujt i interesonte aso kohe se cbehej me qytetaret dhe se rrezikohej seriozisht shendeti i tyre.
sa mire do ishte te dilte Bojaxhi e ta na fliste pak per “Everest Oil” ne te cilen eshte perfaqesues ligjor i kesaj kompanie ne date 15.6.2012 e do te jete pjese e saj deri me 15.6.2015 , per keto te dale te flas Bojaxhiu jo et flas kodra pas diellit duke bere si shenjtor se nuk i shkon dhe nuk ka kurresesi si te beje se eshte i lyer e perlyer deri ku nuk mban me.
jo jo eshte e kot qe qytetaret e tiranes te mendojne se ka dhe kandidat te pavarur nuk eshte keshtu, Gjergj Bojaxhi eshte fund e krye PD & Co del e flet per “padrejtsira” kur ndaj tij ka nje kallezim penal nga KLSH per shperdorim detyre jane jo pka po 171 ndertime pa leje te toleruara nga ky i fundit .
I dashur Bojaxhi te kujtohet lidhja jote me kompanine “Rudnap Energie” te Fazllic? flitet poshte e perpjete ne fakt per lidhje tuaja te vjetra dhe qe takoheni jo rralle ne Tirane , dhe ku ka ze seshte pa gje thote populli keshtu qe ben mire per te qene keshtu si i derguari i zotit deri ne fund ashtu si pretendon bej publike dhe keto .
Ti je fund e krye kokrra e mashtruesit pjelle e Berishes me te birin , jeni fiks si banda kriminale qe kur nuk ju ecenbzinesi bashke kerkoni te fundosni njeri tjetrin , u kujtohet et gjitheve statusi ne fb i Shkelzen Berishes i jo me pak se para disa javesh qe te akuzonte se veje per “PUNE”ne zyren e tij . keshtu qe lidhjet kane qene e jane
epo te dal e te flas Gjergji per transparenece eshte shume e pakuptimte se surrati i ketij ka qene drejtus i KESH-it beri nej investim prej 100 milion euro edhe pse ne kundershtim te forte me ambientalistet, pervec kesaj bjere ketu tja kishim pare hajrin po pasi bete proven e pare teknike ne 2009 para zgjedhjeve (normalisht) per fatin e keq nuk u hodhen dot hi syve njerezve se deshtoi me sukses dhe nuk u prodhua as 1 megavat energji elektrike
Boll dole e perrallise se ti dime dhe ty bemat. ke kaq kohe del e thua qe po ta finacojne fushaten qytetaret , dokerraaaaaaaa..si mund te mos kesh leke ti kur je drejtues i Everest Oil , Jona Bojaxhi me 10% aksione , Oltion Spiro me 10% aksione Altin Fani 30%, Andrea Valerio me 20% madje ky i fundit eshte nje nga drejtuesit e Petrolifera Grup. keto dile toju popullit boll u vertite rrugve te tiranes si i dergur i zotit.
E kemi pare dhe punen tuaj z. Bojaxhi gjate periudhes qe keni pasur poste drejtuese ne Partine Demokratike. Ke qene zv. minister, drejtor i KESH dhe INUK. Ne KESH vetem sa u zmadhua gropa e borxheve.
Ndersa sa i perket INUK-ut ndertimet pa leje vetem sa u shtuan.
Jep shpjegime per dy vilat qe ke ndertuar ne Farke. Jep llogari per qindra hektaret e tokes dhe 1200 rrenjet e ullinjve qe ke mbjellur. Po me aksionet te Petrolifera cfare u be? Bej transparencen e ketyre gjerave z. Bojaxhi .
Pse keshtu, ja ka lene me tapi mami Erionit a si?
Ate po ben i ziu po i sherben Erionit po ju nuk ja dini
pyteni pak ket te ndershim pse vjen FAZLLIC ?! ky po te shikoni mire ne internet dele qe ka ca aksione andej ktej ne prona te forta !! plus qe ka dhe ca histori te vjedhura ne KESH !! ky bojaxhiu duhet te beje transparenc ?
Te mbushme e ke
ate e ben dhe erion veliaj o shoku gjergji !! ti fol pak e thuaji popullit pse ke aksione te Kompania “Everest Oil”,qe nga data 15. 6. 2012 !! jep ti shpjegime , duam transparencen tende !! duam drejtesi !! ne duam drejtimin e duhur
Mos harro qe Aksionerët e kësaj kompanie janë Jona Bojaxhiu me 10 përqind të aksioneve, Oltion Spiro, 10 për qind, Altin Fani, 30 për qind, Andrea Valerio, 20 për qind, ky është një nga drejtuesit e “Petrolifera Grup”, ka shume e shume te tjera per te folur per ket gjergjin bojaxhiun qe duhet me e ly me boje nga e para se eshte komplet i njollosur
e mire eshte si ide por a do kesh kellqe qe ta besh? ate mund ta bej vetem z.Erion Veliaj
po ti sdi sa fonde ke mor gjumash dhe jo me te anullosh lejet.
bojaxhi dhe ti po behesh pjese e politikes se vjeter duke pasur dhe uke bere vetem fjale dhe asnje oplan asnje program per tiranen.
Te lumte Z. Bojaxhi, ti ke treguar se ke vlera te vecanta dhe shume te ndryshme nga keta kandidatet e tjere , sepse ti i ke aftesite dhe personalitetin tend ndersa keta sahan lepiresit i bejne fresk kryetarve te tyre.Sot qytetaret e Tiranes kane nevoje per nje njeri si ty. Suksese
Eshte per te ardhur keq se si luhet me inteligjencen e qytetareve te Tiranes , duke dal e duke ber show se ky do bej namin , del e flet sikur eshte i lare me uje floriri pse nuk tregon dhe qe eshte drejtuesi Everest Oil nga 15.6.2012 – 15.6.2015 aksioner dhe Andrea Valerio me 20% aksione (drejtues i Petroliferes). dhe Everest Oil objekti i se ciles eshte import-eksport dhe shitje me shumice e hidrokarbureve e nenprodukteve pa u kufizuar e ne nafte, benzine, vajra lubrifikante e solar.te gjitha veprimet tregetare-financiare, imobilare dhe garantuese te nevojshme per permbushejn e objektit ne rrugen “Deshmoret e 4 Shkurtit” Tirane.
Diferenca midis Z. Bojaxhi dhe kandidateve te tjere eshte shume e madhe. Ne te gjitha denoncimet e tij ai ka qene i vertete dhe i besueshem. Le te dali te bejne debat publik ne televizor me z. Bojazxhi Erjon Velija. Jane te dy te nje gjenerate, jane shkolluar ne perendim, le te na japin alternativat e tyre.. Dhe aty kane rast qytetaret e Tiranes te zgjedhin kush do ti drejtoje per keto 4 vjet.
Me pelqen shume ky Gjergj Bojaxhi, e ka bere fushaten shume perendimore, besoj se Tiranasit e kane kete rradhe alternativen per ke te votojne.
Sa do te doja te isha ne Tirane, te votoja per Gjergj Bojaxhiun. E kam ndjekur ne emisionet televizive me eshte dikur shume bindes dhe profesionist. Per nje njeri me integritet dhe moral si ai ka nevoje shoqeria Shqiptare sot ne ate situate qe eshte katandisur.
Milan, sanie, gasa etj etj… Te gjithe i njejti person qe poston nga zyrat e ministrise.
O Bojaxhi vetem nje pyetje duhet te drejtosh a ndodh ne ndonje vend ne bote qe dikush qe eshte kryetar bashkie te beje nje veprim te tille apo jo Ka njemije menyra per te perfituar por kjo eshte menyra me e pacipe dhe me e poshter qe mund te behet.
Bravo gjergj, po tregon se ste plas fare per te dyja partite dhe kto qe komentojn si qen te ndersyer. Do ti ngeci qeshura ne buze te dy paleve me 21 qershor.qytetaret jane me ju
Hahaha sa qesharake jeni ju partiaket….
Poster-vendosesit e PS thone ai eshte pjelle e Berishes
Poster-vendosesit e PD thone ai eshte i futur nga Rama
Ne qe nuk duam posterat themi qe ai do jua fuse te dyja paleve ?
Tani po shoh qe eshte dhe nje “kantidat” tjeter per bashkine e Tiranes. Ky eshte premtimi i vetem qe do te degjojme nga ju ?? Preferoj kontratat me 10 pika nga Erion Veliaj me mire
bojaxhiu ben mire qe e kundershton , por kete gje e ka thene me pare me pare kryetari i ri i bashkise Erion veliaj.