Dekriminalizimi/KQZ kërkon informacione për kandidatin e PD në Këlcyrë

3 Qershor 2015, 12:33Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i kërkojë organeve ligjzbatuese verifikimin e kandidatit të Partisë Demokratike në Këlcyrë Gentian Muhameti, për të cilin demokratët kërkuan c’regjistrimin si kandidat për shkak të procesit të dekriminalizimit.

Kërkesa e paraqitur nga PD duket se ka vënë në siklet KQZ për shkak të kalimit të afateve ligjore për regjistrimin apo c’regjistrimin e kandidatëve nga zgjedhjet vendore të 21 Qershorit.

Pas relatimit të çështjes nga administrata zgjedhore, e mori fjalën avokati i kandidatit Muhameti, i cili e konsideroi kërkesën të pabazuar në prova dhe ligj, duke i kërkuar Komisionit që të mos e marrë parasysh.

“Kandidati Muhameti ka paraqitur para kryetarit të PD-së dëshminë e penalitetit të shtetit italian, ku ai ka jetuar për disa vite, nga e cila rezulton se nuk ka të shkuar kriminale. Kërkesa e sotme e PD-së, përveç se dëmton të drejtat individuale të kandidatit, është përtej afateve ligjore”, tha avokati.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso, pasi theksoi kompetencën e shqyrtimit të kërkesës nga organi qendror zgjedhor, nënvizoi se koalicioni APPD e ka vendosur standard të tijin tërheqjen nga kandidimi të personave me të kaluar kriminale.

Dua të bëj me dije qartësisht atë që është bërë e njohur publikisht nga koalicioni ynë, standardi që ne kemi vendosur lidhur me platformën për dekriminalizimin dhe pastrimin e politikës nga elementë të inkriminuar. Ky standard në një nga pikat e veta kërkon moskandidimin ose tërheqjen në çdo kohë nga kandidimi të kandidatëve me të kaluar kriminale. Kandidatët që refuzojnë verifikimin e të kaluarës së tyre ose nuk i përgjigjen këtij kriteri atëhere ata automatikisht e humbasin mbështetje e koalicionit që i ka propozuar”, shpjegoi juristi Kaso.

Zv.Kryetari i KQZ Denar Biba kërkoi marrjen e informacionit nga institucionet ligjzbatuese ose hetimin e rastit në fjalë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Këtu kemi një kërkesë nga subjekti politik që që ka mbështetur kandidimin e Muhametaj. Në anën tjetër kemi një shkresë nga kandidati që i referohet dëshmisë së penalitetit të lëshuar nga Ministria e Drejtësisë Italiane.

Në kushte të tilla ose ne si KQZ duhet të bëjmë një hetim të thelluar, ose duhet të këkrkojmë informacione nga organet ligjzbatuese“, tha Biba.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe anëtari tjetër i KQZ Gëzim Veleshnja, ndërsa Hysen Osmanaj ka mbështetur kërksën e PD për cregjistrimin e kandidatit.

Me raste të tilla ne nuk jemi ndeshur më parë. Afetet ligjore janë tejkaluar, por kemi përpara një proces mjaft të rëndësishëm sikundër është dekrimalizimi.

Ne mund të jemi të parët për ti dhënë shtysë procesit duke c’regjistruar kandidatët me rekorde kriminale. Por në anën tjetër mungon baza ligjore.

Unë kam mbështetur vullnetin e kandidatëve për dorëheqje, ndaj edhe në këtë rast do të mbështes vullnetin e forcës politike përkatëse“, tha Osmanaj.

 

1 komente në “Dekriminalizimi/KQZ kërkon informacione për kandidatin e PD në Këlcyrë”

  1. ILIRIA says:

    ORE KETA TE PD ME QE KERKOJNE DEKRIMINALIZIMIN E INSTITUCIONEVE DHE PO TERHEQIN MBESHTETJEN PER KAND. E KELCYRES MIRE BEJNE POR ME PARE DUHET TE HIQET MBESHTETJA NGA POPULLI I KETYRE QE I KRYESOJNE SEPSE NUK KA BERE ME SHUME AI I KELCYRES NGA ATA QE I KRYESOJNE SI KRYETARI DE JURE EDHE AI DE FAKTO QE TE DY KANE VRARE NE BULEVARD SI NE KOHE TE NJEJTE DHE NE KOHE TE NDRYSHME PA PER TE VJEDHUR TE GJITHE KANE VJEDHUR PASURINE E POPULLIT KUSH PO PYET SE TE GJITHE QENA TE NJE STANI JANE SI TE MAJTE DHE TE DJATHTE. FALEMINDERIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje