Ndërsa fushata elektorale ka hyrë në fazën kulminante të saj, vihet re një mënjanim i kryetarit aktual te Bashkisë Tiranë nga gara për kryeqytetin. Në një situatë normale, Basha do duhej të ishte në krah të kandidatit Halimi për të promovuar ‘arritjet’ dhe për të siguruar vijimësinë e projekteve të nisura nga ai.
Por ky është pikërisht edhe problemi kryesor që e pengon Bashën të shfaqet publikisht në Tiranë. Fakti që gjatë kryesimit të bashkisë këto 4 vjet arriti të realizojë vetem 17% të premtimeve duket se ka shtyrë këshilltarët e tij elektoralë të sugjerojnë ‘fshehjen’ e tij nga fushata në Tiranë.
Kjo nuk është një situatë e re në PD. Të tilla skenare janë evidentuar edhe gjatë fushatës së Bashës ne 2011, ku kryetarit Berishës iu kërkua të mënjanohej për shkak të antipatisë që ngjallte në Tiranë, e cila u evidentua në zgjedhjet e 2007. Nga ana tjetër duhet theksuar se situata e fushatës së vitit 2011 ishte krejt e ndryshme nga kjo e tanishmja. Në 2011 Basha, duke qënë politikisht i sprovuar kishte aftësinë ta menaxhonte garën për Tiranën edhe pa Berishën dhe kështu arriti ta ngushtojë diferencën. Rasti i Kosovës nuk është i tillë pasi ai është një kandidat jo-politik dhe nuk rrezaton aftësinë për të ngjallur entuziazëm dhe të përballojë ritmin e lartë të garës kryesore elektorale pa ndihmë nga kryetari.
Mungesa e një mbështjeje domethënëse politike për kandidatin Kosova rrezikon ta kthejë fushatën e PD për kryeqytetin në një fushatë anektodash lidhur me lindje fëmijësh dhe urinime publike. Ndaj dhe Basha duhet ta mendojë seriozisht nëse është më mirë të përballet me bilancin e tij në Tiranë dhe të tentojë ti japë një drejtim tjetër garës së PD, apo të lejojë degradimin e fushatës në histori mediokre pa kurrfarë lidhje me politkbërjen dhe menaxhimin e bashkisë së re te 1 milion banorëve./ a.b
C’merreni me kete kaush. Nuk e shikoni qe i ka dale kallaj fare.
per zgjedhje duhet te ishte ne tirane por shancet duket qe ka shkuar ne hollande edhe per fushate
normal qe eshte zhduk nga tirana, po rri ne durres. deri tani sa ka nis fushata ka ardh 5 here ne durres per ti nejt afer grides
madje e gjithe pd-ja ka ik nga tirana dhe po rri ndurres, me i dhon nai dor grides, por ska gjo ne terezi mduket…
Po cte vij luli ne tirane kur ka pune e jeton ne holland, se mos eshte kryetar bashkie ktu ai e i duhet te rri ktej.
e aman ja te gjejme me gps vendodhjen e bashes tani ahhaha
po i beri qokat ky para se te ikte,, lejen e shpis se evt e mori kshuqe ci duhet te rrije me ne tirane mashtruesit dhe edepsezit
lul basha e ka braktisur partie e vet dhe demokratet kudo ndodhen,, eshte i pashprese!
sepse po punon ne hollande
Vrases, hajdut, antishqiptar je. te gjitha cilesite e saliut ke dhe ti. nuk ke ca tu ofron me shqiptareve. ka hall se mos e zene qytetaret e tiranes me gur
do jete me pune ose me pushime ne hollande ky
kur ka qene ndonjehere ne tirane ky o aman, se kemi pare 1 dite te vetme ne bashki
Basha eshte emblema e kapjes se shtetit. Ku ka futur duart ka vjedhur me te madhe. Ky eshte dhe emblema e prurjeve te reja ‘intelektuale’ ne fakt thjesht manipulues e hajdute me kollare ne PD. Me te si minister na erdhen fazlliqat qe rrezistroi kompanite mu ne adrese te shtepise te kunatit te bashes. Kurse tani Bashkia eshte bere pre e ndermarrjeve te kunatit. Pa le keto vogelsirat e lejeve te ndertimit.
themi shyqyr qe nuk berio asgje ne 4 vjet se do ja kishte shitur tiranen grkve dhe arbave pastaj dhe do ishim arabe te gjithe pastaj
cte bej dhe basha?leje vetes i dha ,ka hap tan rreth 7 tendera me vlere 330 milion leke.
PO CTE MERRESH ME LULIN. DO MBAHET MEND SI NJERIU QE SKA BERE ASGJE. ESHTE TOTALISHT NJE DESHTIM
Kastravec hyri, ashtu doli.. E tha mire Rama..
Lat nom mer burre po spatet ca me shkrujt mos shkruni fare, se dukeni qe jeni gazete e paguar klienteliste dhe seshte mire per ket popull, te majt apo te djatht apo te qendres te gjith humbin kjo seshte gazetari. Mos harroni ne radhe te pare jemi qytetare. Kete faqe un se klikojm me, urime per cmimin “nobel” qe keni fituar ne gazetari