Dorëheqja e Altin Bibës, PD çon në Kolegj vendimin e KQZ

3 Qershor 2015, 15:35Politika TEMA

Partia Demokratike ankimoi në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ-së, që refuzon dorëheqjen e kandidatit Altin Biba, duke e lënë atë në garën elektorale të 21 qershorit.

Sipas PD-së ky është një vendim antiligjor, pasi Biba ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme dhe PD propozoi në vend të tij kandidatin Ilir Pjetraj.

Ky është ankimimi i dytë i PD-së në Kolegj për bashkinë Kurbin. Më herët, demokratët u ankuan për vendimin e KQZ-së, e cila nuk pranoi të regjistronte Pjetrajn për shkak të tejkalimit të afateve kohore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje