Meta: Pas veprimit të çdo shtetari, politikani dhe ligjvënësi, duhet të qëndrojë gjithmonë mendimi ekonomik

3 Qershor 2015, 15:57Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta mori pjesë në promovimin e librit “Ndërhyrja e Shtetit në Ekonomi” me bashkautorë Prof. Dr. Aristotel Pano dhe Prof. Dr. Anasatas Angjeli. Në këtë aktivitet të zhvilluar në ambientet e Shkollës së Lartë Mesdhetare të Shqipërisë merrnin pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, akademikë, studentë dhe përfaqësues të medias.

Gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni, Meta u ndal në vlerat që mbart ky libër si dhe në rëndësinë që ka për analizimin dhe për dhënien e rekomandimeve konkrete për ekonominë shqiptare.

“Kjo është një temë sa aktuale dhe e ditës aq edhe e rëndësishme dhe do të vazhdojë gjithmonë, por është shumë aktuale jo vetëm për zhvillimet e ekonomisë globale në përgjithësi dhe të eurozonës në veçanti, por sepse është me shumë rëndësi jetike dhe për vetë ekonominë tonë, për stadin aktual të zhvillimit të saj dhe kapërcimin e mjaft sfidave të mprehta me të cilat ne ndeshemi. Dëshiroj të ndalem në disa momente të veçanta që ky botim i rëndësishëm na bën të reflektojmë apo të debatojmë. Fillimisht do të doja të theksoja se, shkollat dhe mendimi ekonomik, rreth çështjes së ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, ‘masës’, mënyrës, kohës,cilësisë dhe instrumenteve të përdorur, natyrisht kanë ndryshuar, evoluar, herë kanë dalë më në pah, dhe herë kanë qëndruar në sirtar”, tha Meta.

Në vijim të fjalës së tij, Meta u shpreh se kriza aktuale globale dhe sidomos ajo e eurozonës, e këtyre 7-8 viteve të fundit “e shkundi pluhurin” për të nxjerrë në skenë përsëri debatet në këtë çështje, ku debati kryesor ka të bëjë midis të ashpra apo ndërhyrje dhe zhvillim i qëndrueshëm dhe punësim. Sipas tij, një debat më i gjerë i vlerësimit të mendimit akademik në përgjithësi dhe atij ekonomik, financiar e social në mënyrë të veçantë është i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të gjithë e sidomos për vendimmarrësit. “Më lejoni të shkund edhe unë nga kujtesa ime një thënie të Kejnsit, që pas veprimit të çdo shtetari, politikani dhe ligjvënësi, duhet të qëndrojë gjithmonë mendimi ekonomik. Kështu, edhe veprimi politik ynë politik nuk mund të arrijë sukseset e tij pa shfrytëzuar e përdorur këtë mendim të cilin ne e kemi. Prandaj vlerësimi i mendimit akademik ekonomik mbetet i domosdoshëm dhe nuk është luks dhe mbi të gjitha përvetësimi i mesazheve dhe tezave që ky botim përcjell janë një kontribut tepër pozitiv për zhvillimin ekonomisë tonë më mriz në të ardhmen”, tha Meta duke shtuar se në funksion të këtij qëllimi, dhe duke marrë shkas nga mesazhet dhe problematika e përcjellë përmes këtij botimi, e sidomos nga analiza e më shumë se 20 viteve të ndërhyrjes së shtetit në ekonominë tonë, përmasave dhe instrumenteve të përdorur, konkluzioneve dhe përfundimeve të arritura, është momenti për të reflektuar dhe qartësuar disa ide dhe problematika.

9 komente në “Meta: Pas veprimit të çdo shtetari, politikani dhe ligjvënësi, duhet të qëndrojë gjithmonë mendimi ekonomik”

  1. kujtesa says:

    LSI eshte nderrmarje SHPK.

    Edi Rama

    1. kulmaku says:

      Koke e madhe,,,me kujton Adil Carcanin,,,,a i temen,,,Like floriri e ka perdorur dhe po e perdore mendimin ekonomik ne menyren me perfekte,,,kuptohet per te mbushur xhepat e tij dhe bashkpuntoreve te ngusht,,me te cilen arriti te kete pushtet politike dhe ekonomik.Kuptohet mbasi siguroje keto privilegje,tani bene rolin e nje babaxhani qe eshte i perkushtuar per hallet e popullit dhe zhvillimin e vendit.Nejse, te arrish keto nivele pa tjeter kerkohet aftesi dhe ketij bravo i qofte,sepse i disponon keto aftesi.

      1. Artur says:

        Me fjale te tjera — BLLOKU

  2. Do me thene te bej sa me shume para. Ky eshte shume i zgjuar, e njeh mire ekonomin.

  3. Lym Veliaj says:

    E re krylope, jep mend edhe per ekonomi tani… Mire e ke, kur ben Caci i Zi liber, pse te mos japesh edhe ti mend..
    Eh, vend i pjerdhur qe eshte Shqiperia…

  4. Stelap says:

    Mua me duket se ky floriri eshte me te vertet akadmik ne problemet ekonomik ku ja kalon dhe Anastas Angjelit qe ka nji jete te ter profesor ne mesim dhenie. Po Lila floriri ku e mori kete experienc per ekonomin qe u jep mend edhe akademikeve.Ky ne cv. e tij nuk ka asnji dite pune.Por ky nu i thoshte auditorit se si mund te behesh shume i pasur per pak vite sic eshte bere ai. Kur te bjeri kete radhe ne keto votime do te japi doreheqje Lila floriri? A do te largohet nga piramida e shtetit ,se nga partia edhe mund te mos largohet pasi e ka privat.

  5. Likja says:

    Rri o Like Floriri se shqipetaret tashme te njohin, te ka dale kallai.

  6. Shqipetar says:

    Ky duhet te shkoj perpara drejtesise! Po nuk u be nje gje e tille, korrupsioni nuk ka filluar per tu luftuar. Ka ardhur Koha qe vendi yne te filloj te jete nje shtet demokratik.

  7. Nardi says:

    Me mire se ky nuk e di njeri kete koncept. Po qe se e keni humbur kete leksion perle mund te shikoni videon ku kerkon favore tek Dritani dhe jeni ne rregull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje