Shënim/ Ç'po ndodh me imazhin dhe fushatën e Dr. Halimit?

3 Qershor 2015, 18:22Politika TEMA

Para se të niste fushata elektorale në Tiranë, në sytë e publikut Dr. Halimi ishte një njeri i urtë, që ushtrimit të profesionit të tij si gjinekolog kishte sjellë shumë fëmijë në jetë. Po vetëm kaq! Duhet ta mundoje shumë veten për të gjetur ndonjë tipar tjetër të tijin, për ta bërë një kandidat potencial për Bashkinë e Tiranës. Arsyeja u kuptua shpejt: Lulzim Basha dhe Sali Berisha kishin zgjedhur Dr. Halimin si njeriun që me “mirësinë” e tij, prej një burri 61 vjeçar, pa histori politike, e rrjedhimisht pa zullume në CV (të paktën, për aq sa dihej në fillim të fushatës për të), t’u hidhnin hi syve tiranasve për faktin se në 4 vjet në këtë qytet Luli s’kish bërë gjë prej gjëje.

Fillimisht, dukej sikur kjo “strategji” funksionoi. Me fjalitë e tij roma-përtoma, në shumicën e herëve pa ndonjë kuptim, me ndonjë barsaletë, sikur po dilte nga situata. Por, kjo gjendje nuk zgjati shumë, sepse edhe ujin e ndjenjur po e trazove, turbullohet. Barsaletat e Dr. Halimit me kalimin e kohës e humbën efektin e tyre “magjik” dhe u shndërruan në një sjellje budallaqe para publikut, e cila në rastin më të mirë merrej si një mungesë e theksuar idesh e programi, ndërsa në rastin më të keq ishte përgojim i hapur i grave që dikur ishin vizituar në klinikën 2.6 milion dollarëshe të tij.

Kjo ishte koha kur PD-së nuk i ngjiti më slogani “Punë dhe Dinjitet”, por pa asnjë arsye, në mes të fushatën e ndryshoi atë në “Punë, jo fjalë”. Një lëvizje e çuditshme, por edhe e pritshme, duke qenë se dinjiteti i Dr. Halimit ra me përfoljet e tij si pronar i një klinike super luksoze, hajdut krevatesh materniteti, apo bërës tenderash me barna të skaduara, të cilat iu faktuan nga vetë Ministria e Shëndetësisë.

Me rënien e dinjitetit, drejtuesit e fushatës së Dr. Halimit duket se e kanë hedhur atë në një qorrsokak të ri. Prej dy ditësh ai ka dalë në publik duke shpalosur programin e tij, i cili qoftë në paraqitje, në formë, por qoftë edhe në përmbajtje ngjet me atë të kundërshtarit tjetër, Erion Veliaj. Pasditen e djeshme Dr. Halimi zhvilloi një takim me banorët e Njësisë 2, në të cilën u shfaq duke prezantuar sipas të njëjtit format, mënyrë prezantimi, skaletë, pikat e renditura pas krahëve të tij në ekran, siç prej 2 javësh po bën Veliaj.

 Pas gafave dhe daljes jashtë kontrollit të takimeve në zona të ndryshme të Tiranës, në të cilat banorëve u jepej si përgjigje një barcaletë, apo pas ndryshimit dy herë të sloganit të fushatës, Dr. Halimi po kopjon rivalin e tij, si për të treguar shterpësinë e një strategjie që nuk ishte strategji. I gjendur përballë sikletit se Basha s’ka bërë asgjë për Tiranën dhe duke mos bërë dot asnjë premtim, sepse do të quheshin të ricikluara nga premtimet e Lulit në 2011, Dr. Halimi ka mbërritur në pikën e finishit. Në pikën ku s’ka më asgjë për të thënë.

 E në fakt, në rastin më të mirë strategjia e tij në këtë pikë është konfuze, pa ndonjë qëllim të caktuar, ose për të kaluar radhën, kurse në rastin më të keq, Doktori gjinekolog është pa strategji fare, e si rrjedhim konfirmon edhe një herë frikën se u përdor në këtë fushatë për të fshehur nga humbja Bashën dhe Berishën.

33 komente në “Shënim/ Ç’po ndodh me imazhin dhe fushatën e Dr. Halimit?”

  1. aris says:

    po ca imazhi ka doktor halimi imazh prej prostitute te dhier

    1. agim says:

      hahahhaha ps ka imazh doktor halimi

      1. lola says:

        ca imazhi mund te kete nje kryetar abshkie qe tregon arcaleta,eshte totalisht e turpshme ta degjosh

        1. bani says:

          edhe halimi do perfitoj mbas 21 qershorit do shkoj do merret me profesionin qe ka se kte qe po mundohet te tregoj ne kto zgjedhje i kane then per te bere eshte nje deshtim se nuk ja ka haberin nga lidhet gomari!

          1. mandi says:

            eshte ven kandidat vetem me nje qellim qe kur te humbi mos bej te njejten zhurme sic ka ndodh gjithmon sa here ka humb pd. me deshtimin e halimit cudia me e madhe 3 dite do zgjase edhe askush nuk do vras mendjen per te !

  2. zoologu says:

    Doktor Picka nuk ka se si behet kryetar bashkie – jane errur syte nga vezullimi pidhor dhe mendja i eshte pidhosur!!!

  3. mario says:

    ky eshte shymbylltyra e bashes edhe berishes edhe kjo sdo as me n as kalem. po jep te njejtat premtime si basha ne 2011 edhe te gjithe e pame qe ne kto 4 vjet su be asgje. po premto edhe si berisha ne 8 vitete e tij si kryeminister edhe te gjithe e dime qe perfundimi eshte shkatroj shqiperine. tirana ska nevoje per nje njeri tjeter qe si berisha edhe basha por kane nevoje per dike qe ta coj tiranen ne drejtimin e duhur!

  4. Artani says:

    Dr halimi ngelet njeri I nderuar.

    1. daku says:

      Te tregoj une ty sa i nderuar eshte Dr Halja.

      Para 12 vitesh, ime shoqe shtatzene kishte shqetesime. Pas vizites te doktori ne fjale, ky na thote: Djalin e keni shume mire, madje eshte per miting (Sali Berisha ne ate dite zhvillonte nje miting ne qender te Tiranes).
      Pas 2 javesh, ime shoqe shtrohet ne maternitet me urgjence pasi u konstatua me hematome te madhe. Abortoi pas 2 muajsh lufte per te mbajtur femijen 6 muajsh. Ate periudhe tja tregoj varrit. Keshtu qe Dr halja mund te jete i nderuar per ty, por jo per te gjithe.

  5. iona says:

    zoti kosova nuk eshte thjesht nje njeri i urte dhe doktor sh i zoti.por mbi te gjitha eshte njeri me plot fjalen.keto diteka paraqitur nje projekt shume ambicioz per tiranen.nje projekt i cili do te bente nje ndryshim rrenjesor ne tirane.doktor kosova eshte administrator shume i afte.dhe tirana per kete ka nevoje per njerez te ndershem dhe te afte per poziten qe zoterojne.velo nga ana tjeter vetem di te vjedh.

  6. ladi says:

    te gjithe e dime per ca eshte ven halimi si kandidat per kryetar. humbja e pd ne tirane dihet sepse basha nuk beri asgje ne kte qytet edhe gjeten njeriun me me pak influence ne kte parti edhe njeriu qe humbja e tij nuk do kete shume rendesi ne PD!

  7. Petro says:

    Artikull i nje anshem.Erjonit po po i del kallaj.Te shikojme vazhdimin.

  8. Andos says:

    Z. Kosova do ishte me mire te kujdesej per kliniken e tij private ne te cilen ka investuar jo pak por miliona euro. Kryeqyteti ka nevoje per nje drejtues te zotin jo per nje 61 vjecar si Halim Kosova. Tirana kerkon pergjegjesi per tu drejtuar, nuk eshte njesoj si te tregosh barcaleta sic ben Halim Kosova.

    1. Janaqi says:

      Ne cdo takim qe organizon me elektoratin e djathte, Halimi deshmon paaftesine e tij per te drejtuar Tiranen. As qe ja ka idene fare se si mund te drejtohet nje qytet i madh si Tirana, e vetmja gje qe Halimi ka bere mire ne kete fushate deri tani eshte tregimi i barcaletave.

  9. Joana says:

    PER TE GJITHE ATA QE NUK E KUPTOJNE DOT PERSE HALIMI KA NDRYSHUAR DO TJU THEM VETEM NJE FJALE QUHET “POLITIKE”

  10. sit... back..and relaks → says:

    KJO QE SHKRUAN I DASHUR GAZETAR I TEMES ESHTE SHUME SUBJEKTIVE PASI GAZETA TEMA ESHTE POZICIONUAR FORT PRO VELIAJT DHE NUK ESHTE ME E BESUESHME NE ASNJE LLOJ ANALIZE QE I BEN HALIMIT. NJEANSHMERIA TE DEMTON EDHE KUR MUND TE KESH TE DREJTE NE ATE QE THUA. PRA, KJO QE KENI SHKRUAR KETU ESHTE PARE ME SYRIN E VELIAJT NDERKOHE QE PO TA SHOHESH ME SYRIN E HALIMIT DUKET TJETER GJE NGA AJO QE SHKRUAN ARTIKULLSHKRUESI. PRA JU VETE SAJONI NJE GJE, PASTAJ FILLONI ANALIZONI MBI SAJESEN TUAJ DHE NE FUND FILLONI T EBESONI SE AJO QE SAJUAT ESHTE REALITETI. C’FARE KE SHKRUAR NE ARTIKULL I DASHUR GAZETAR ESHTE AJO QE GAZETA TEMA DHE MERO KANE SHKRUAR VETE NE EDITORIALET DHE ARTIKUJT E GAZETES DHE TANI NA E NXIRRNI SI OPINION TE PUBLIKUT. A KENI NDONJE SONDAZH PER KETO QE SHKRUANI NE ARTIKULL, SONDAZH TE PAVARUR THEM JO SONDAZH ALLA GANI BOBI. SE NQS NUK KENI NJE PIKENISJE TE BAZUAR NE FAKTE ATH KJO QE SHKRUANI KETU MUND TE PERKUFIZOHET THJESHT SI PACAVURJA E RRADHES. THANK YOU VERY MUCH PER MIREKUPTIMIN.

    1. ari says:

      o i biri hale-imit shko hap ndonje liber ti boll bere nga keto anonimet a xhan se i eci tet eti keshtu sdo te thote qe dhe ti ke shprese. Ti e nis me minus te madh, yt ate ka bere shume keq ne njerez te pafajshem! tung or dru! faleminderit per mirekuptimin ?

  11. livia says:

    Halimi po ndryshon vetem per nje arsye te thjeshte, po i jep direktiva SHQUPi dhe ai i bindet cfaredo qofte situata.

  12. fiq me shumice says:

    Per cfare imazhi flisni se late nam. Po ku krahasohet Dr Halimi me nje mashtrues me shkolle te mesme

  13. Sh says:

    Tema po injoron veten me keto pacavure qe shkrusn jo dr.Kosoven . Kjo tregon se eshte per ju nje rival i forte.

  14. Tradita says:

    vec mendja nuk vihet ne pune. ne shumicen e ketyre komenteve.

  15. GAMORI says:

    GAMOR KOSOVE DHE GAY

  16. Jaran Juristi says:

    Halimi nuk ka ndonje ekselence si profesionist ( Gjinekolog), llafe qe merte pare per lindjet edhe kjo eshte e vertete,fakti I perlyrjes me korupsion ne Ministrine e shendetrsise eshte evident, keshtu qe eshte nje kandidaturat me te dobta qe jane hedhur per Tiranen.Halimi tregon edhe renien e thelle te PD si Parti, pa vision, pa mentalitet per te bere nje shtet por per vazhdimin e rrumballes Berishiane, le te vjedhim sa mundim po e hengren keta idiot njerez te na japing voten apo nqs arijme ta manipulojme.

  17. ERMAL says:

    HALIMI ESHTE I FITUAR NE TIRANE PERBALL NJE PALACOJE TE RAMES NJE SHPIFESIRE PA SHTYLL KURIZORE HAJDUT ORDINER ME 21 DO KEMI NJE KRYETAR PER TIRANEN SI HALIM KOSOVA

  18. ERMAL says:

    ERIONIT DHE RAMES PO I DESHTON FUSHATA DHE PRANDAJ KANE FILLUAR SULMET KARSHI DR HALIMIT QE DO JETE FITUES ME 22 SNA DUHEN PALACOT E RAMES NE BASHKI

  19. Ledio says:

    Duke e futur doren ne vryma te vogla bere kliniken € 2.5 milion. Ishalla nuk te lene te fusesh doren tek vryma e madhe e Bashkise se Tiranes, se do besh kerdine…

  20. Aleanca e qelbesirave says:

    Se kush do te fitoje ne Tirane, e vendos vota e njerezve dhe jo sondazhet e falsifikuara dhe artikujt e paguar. “Rilindja” ka per ta mesuar kete realitet pas 21 Qershorit, bile e dine shume mire qe nuk kane gje ne vije, prandaj edhe jane leshuar si qente duke u perpjekur qe te krijojne nje bote virtuale demagogjie qe te genjejne njerezit. Por nuk e kuptojne se njerezit jane me te zgjuar se ata! Njehere kalon miu nen mustaqe.

  21. era says:

    Eh halim halim u mburre u mburre sa u dh*eve ne poture ?

    p.s me ate qepjen ne rrobaqepsi e ke qare fare. a hale-im a hale-im!

  22. ari says:

    shume rob kot ky, plak, pa vizion, meskin dhe tejet i shtirur. Per para po telendiset ne kete moshe qyqari..ja futi mire sala dhe luli..Halim well done loser!

  23. Siguria says:

    Shume shqetesues personaliteti i Halimit!Kete e shpreh dhe artikulli.Ndjehet frika ndaj tij.Shkruani ndonje gje per Ajolen tema.

  24. xhuliana says:

    Zoti Kosova nuk eshte vetem nje njeri i urte dhe i qete por dhe nje njeri mjaft i zoti dhe i ndergjegjshem. Per te tille njerez kemi nevoje ne qe te ecim perpara ne kete Tirane plot me probleme.

  25. nertila says:

    Dr. Kosova e gjith tirana do votoj per ju me 21 qershor. Ti je kandidati i duhur qe i duhet Bashkis Tirane. Ju uroj shume suksese. Tirana Voton per Ju me 21 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje