SONDAZHI/ Vangjush Dako thellon diferencën në Durrës. Koalicioni i majtë dominon. Edi Rama lideri më i besueshëm

3 Qershor 2015, 22:05Politika TEMA
SONDAZHI/ Vangjush Dako thellon diferencën në Durrës. Koalicioni

DURRESI 

51% me 49% ishte rezultati i Bashkisë së Durrësit në sondazhin e parë të IPR Marketing më 13 Majin e shkuar në Tonight Ilva Tare, duke premtuar kështu një garë të hapur dhe të fortë mes dy kandidatëve , Vangjush Dako i së majtës dhe Grida Duma e së djathtës. Në këtë sondazh të dytë elektorati durrsak ka ndryshuar dhe ka ndryshuar në favor të Vangjush Dakos.

Kandidati socialist është rritur me 3% duke shkuar në 54% të mbështetësve durrsakë ndërsa Grida Duma ka rënë me 3%, duke marrë 46% të votave. Një rezultat i mirë ky për kandidatin socialist, i cili thuajse nga një garë e barabartë, tashmë e sheh veten me një përqindje më të lartë duke e qetësuar pak nga hera e kaluar, ku performanca e kandidates demorkate kishte çuar garën pothuajse në barazim. Megjithatë pavarësisht thellimit të diferencës, ky nuk mund të jetë një rezultat dekurajues për Grida Dumën, e cila mund të rekuperojë në të njëjtën mënyrë këtë përqindje deri në 21 Qershor. Të pavendosur për këtë bashki janë 18.1% e elektoratit.  Gara në Durrës mbetet e fortë. Kush mendon se mund ta parashikojë rezultatin, Durrësi ka surpriza për të gjithë ju.

Ashtu si kandidati i majtë, edhe koalicioni i majtë ka një rritje të lehtë prej 1.5%. Më 13 maj ASHE ishte në kuotën e 57%, ndërsa sot është në kuotën e 58.5%. E kundërta ka ndodhur me koalicionin e djathtë, i cili ka një rënie me 1%. Nga 41.5% ka shkuar në 40.5%. Rritje kanë shënuar edhe partitë kryesore të maxhorancës, PS dhe LSI, 42.5% dhe 10.5% respektivisht kurse në sondazhin e parë, këto parti kishin 41.5% për PS dhe 9% për LSI. Partia Demokratike nuk ka ndryshim nga sondazhi i parë pasi ka të njëjtën përqindje mbështetësish prej 36%.

Njësoj si në Elbasan, lideri më i pëlqyer edhe në Durrës, është Edi Rama me 57% të votave. E ndjekin Ilir Meta me 43.3% dhe më pas Lulzim Basha me 32.5%. Përsëri kemi një paraqitje të mirë të liderit të LSI, Meta i cili është lideri i dytë më i pëlqyer i durrsakëve. Lulzim Basha duhet të bëjë akoma më shumë punë me partinë e tij për t’i hyrë në zemër shqiptarëve, megjithëse siç e thamë, koha mund të jetë në favor të tij. Sali Berisha edhe në Durrës gjendet në kuota minimaliste të karrierës së tij me 28.2% të besueshmërisë.

Interesante është edhe një pyetje tjetër e sondazhit ku të anketuarve durrsakë i kërkohet se kush do t’i fitojë zgjedhjet në nivel kombëtar në kuadër të koalicioneve. 54.6% mendojnë se do t’i fitojë koalicioni i majtë ASHE dhe vetëm 16.3% mendojnë se do t’i fitojë koalicioni i djathtë.

12 komente në “SONDAZHI/ Vangjush Dako thellon diferencën në Durrës. Koalicioni i majtë dominon. Edi Rama lideri më i besueshëm”

  1. baca maleve says:

    van Dako vetem me 8 pike?! Brava Grigja!
    Edhe Barcelona 3 – 1 do fitoka, jo 5 – 0!

    1. bledi says:

      normale qe do fitosh se e meriton. ede sondazhet e tregojne qe je me i miri. puna jote eshte qytet me i mire per cdo qytetare te durresit. fitoreeeeee

  2. wer says:

    edhe ne durres ku ps-ja ka nje inkompetent si dako, pd-ja s’ben dote gje. ka ikur perleshe si parti.

    1. Korabi says:

      PD-ja e luajti keq ne Durres se perballe nje inkompetenti si Dako vuri nje lavire mashtruese si Grida. Po te kishin vene nje individ te besueshem them se e kishin te fituar Durresin. Fjala bie nqs Lulja do ishte kujtuar fjala bie per Oketen qe eshte nje nga figurat e pakta te djathta qe nuk eshte perlyer gjate qeverisjes, mbase fitonte. Po ashtu edhe ne Tirane nqs Lulja do kish kandiduar Bojaxhiun dhe jo Halimin e grave gara do kish qene serioze. Po Lulja aq e ka kutin nuk di te beje politike, dhe per me teper qe nuk shkon as ne hale po nuk i dha leje padrinoja i tij.

  3. Z/Kallami says:

    Aleanca “Popullore per pune dhe dinjitet”
    Asht komplet qesharake sepse jo vetem nuk te garanton pune po nuk ka aspak dinjitet sepse asht e kertylun ne korrupsion,krime e ne prostitucione.
    Mos harrojme marrveshjen dypalshe ndermjet Berluskonit dhe Berishes per ti dergue femnat ma te kendeshme ne joshjen e epsheve te Berluskonit ne rruge ilegale,klandestine.

  4. Tani says:

    Korrupsioni ne sondazhe leke me shume ka dhene ps besushmeria me e madhe 20% pastaj floriri e ne fund gerdeci sondazhi vertet eshte se qeveria ja ka sjell ne maj te hundes per keto dy vjet ketij populli me mire ta kishte vrare si saliu se ta kapte pej hunde

  5. erion veliaj says:

    Sondazh i paguar nga une me lek te popullit…

  6. le says:

    Po do ishte budallek kur ps po e rregullon durrsin te votosh per pd, ne kete raste per Griden. Rama ja u ka mbledh te gjith kryebashkiakeve besoj dhe se Dako eshte inkopetent duhet te bej dicka qe te mbaj ate post ndryshe e heq Edi ? Nuk thon kot peshku qelbet nga koka. Me ne fund nje kryeminister qe ja u ka mbledh kryebashkiakeve se benin si donin me Salen, shpresojm te behet akoma me mir.

  7. Manuela says:

    PD beri zgjedhjen e gabuar me Grida Dumen. Me verte Grida eshte Durresake , por nuk mund te udheheqi Grida Durresin kur ka 20 vjet qe nuk jeton atje dhe nuk di cfare behet dhe mbi te gjitha nuk ka eksperiencen e duhur . Na ana tjeter Dako po na nderon akoma me shume sepse eshte lider me fryme perendimore dhe intelektual i cili nga i ka treguar me fakte qe ka arritur shume per durresin dhe projektet qe ka per te ardhmen duken shume premtuese

  8. berto says:

    Ne durres Vangjo nuk merr me teper se sa gishtin e mesit.

  9. temujin says:

    Puuu…na iku para gjushi…cna bone mer gjush o gjush…e thash une, eshte i rrezikshem gjushi…ta thote cope buke, ma nep ta nap, ska manipulime fjalesh e leshi…

  10. dr says:

    Keto sondazhet jane vetem prej letre .Realitetin Gjushi i betonit do ta shohi me dt 21 Qershor .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje