Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, vijoi turin e takimeve me banorët e jugut.
Nga Saranda, Basha i ka bërë thirrje dyshes Rama- Meta të dalin para qytetarëve dhe të japin llogari për premtimet me të cilat erdhën në pushtet dy vjet më parë.
Sipas tij, papunësia është rritur, çmimet janë rritur, taksat janë rritur, varfëria është shtuar, qytetarët vuajnë për bukën e gojës, ndërsa Rama – Meta, tha Basha, janë kthyer në aktorë humori që tallen me shqiptarët.
“Nuk flasin dhe nuk japin përgjigje për premtimet që dhanë dy vite më parë. Sa të rinj apo të reja nga Saranda janë punësuar këto dy vite, kush paguan sot më pak energji se para dy vitesh, kush paguan sot më pak taksa, kush fiton sot më shumë, kush jeton sot më mirë, kush nga ju i merr ilaçet falas në Sarandë, kush nga ju kurohet falas!?”, theksoi Basha.
Kreu demokrat përcolli një mesazh edhe për votuesit e majtë, të cilët sot janë më të zhgënjyer se qytetarët e tjerë nga keqqeverisja Rama – Meta.
Kryetari i Partisë Demokratike ka bashkëbiseduar edhe me banore të Kardhiqit, Lunxhërisë, Delvinës e Finiqit.
Banorët i kanë shprehur Bashës shqetësimet për mungesën e subvencioneve, të cilat u jepen disa individëve që nuk merren fare me bujqësi. Po kështu, heqja me të padrejtë e ndihmës ekonomike dhe mungesa e rimbursimit të ilaçeve ishin të tjera shqetësime të banorëve të jugut.
Në mbyllje të takimeve në jug të vendit, kryetari i Partisë Demokratike u ndal edhe në Nepravishtë, bashkia e Libohovës. Në të gjitha takimet e zhvilluara, Basha tha se e vetmja gjë që lulëzon nën qeverisjen Rama – Meta është propaganda.
“E vetmja gjë që lulëzon në Shqipërinë e Edi Ramës dhe Ilir Metës është propaganda, propaganda e lugës boshe. Edi Rama dhe Ilir Meta flasin për çdo gjë, përveç papunësisë, përveç varfërisë, përveç pamundësisë për të mbyllur muajin, por ju thonë ne nuk duhet të flasim për ulje taksash e nuk duhet të flasim për ulje çmimesh”, tha Basha.
Në Lazarat, nuk vajti…???!!! Pse…???!!!
nuk shkon ne lazarat se ka pas kontrate me ate vend!! kontrata ka qen qe lazarati te bete kontrabande narkotikesh dhe basha me saliun ti ndimoj dhe te mernin secili perfitimet !! iku koha e kriminelve dhe ky basha do iki dhe ne opozite sduhet te jete
nuk shkoi ne lazar se e zhgwenjeu popullin e lazaratit se i tha qe vazhdoni kontrabanden se do ju mbroj un me saliun,por harruan qe iku koha e mjafjozve.
Jep llogari perpara qytetareve te Tiranes z. Basha. Ne keto zgjedhje populli ben bilancin per kryebashkiaket e jo per qeverisjen qendrore ate do e gjykojme ne vitin 2017. Premtove shume kur more ne drejtim kryeqytetin mirpo nuk ke realizuar thuajse asgje. Qytetin e ke lene ne harrese. Ne Tirane mungojne kazanet e plehrave dhe kapaket e pusetave, per investime as qe behet fjale.
Po premton Lulzim Basha i cili ka kater vite ne krye te qytetit te Tiranes dhe nuk ka bere asnje pune. Premtoi:-Kartat e studentit
-Krijimin e hapsirave te gjelberta
-Hapjen e qendrave rinore
-Tramin
-Hipotekat per mjaft apartamente
-Terminalin, etj. Asnje nga keto premtime nuk eshte mbajtur. Gjykojeni vete.
Premton ulje te cmimit te energjise ky qe gjate tete viteve qe ishte ne pushtet e dergoi ne prag kolapsi sistemin energjitik. Pasojat e keqqeverisjes tete vjecare te Partise Demokratike po i vuajme edhe sot. Lajm i mire jane reformat e ndermarra nga qeveria aktuale ne cdo sektor. Refromat shkaktojne “dhimbje” por shume shpejt do japin efektin e tyre pozitiv, e rendesishme eshte qe jemi ne rrugen e duhur.
po ti hajde jep llogari ktej ne tirane na thuaj pse na fundose ?! pse sbere asgje per tiranen ! pse ke vjedhur per rrugen e kombit !! pse mo basha pse !! pse dole kaq hajdut
basha kerkon te japin llogari po nderkohe per vete shte i zhytur komplet me pislliqe !! te japi llogari pse po rren dhe vazhdon te genjej per gjera qe do bej !! se po ti bote ky zoterija do ti kishte bo te pakten gjysmen e atyre ne ket 4 vjet
lulushi,(pleherishtja qe zgerdhihet), kerkon llogari, po nuk jep llogari; e mori karrigen hajdutshe per te vjedhur e shkaterruar, per te zene trotuaret dhe sikur te mos ishin keta qe jane ne pushtet, edhe tarracat do beheshin “toke e zanun”
ti hajde ne tiron 1 her dhe jepi llogari tironsve masnej thuj qytetarve te kerkojne llogari per te tjeret.sepse vet sbone asigjo ntiron del e neper qytete te tjere ne bo berr-berr.duku 1 her ntiron duku,apo ske ftyr palaco me ardh ntiron se je i deshtum ne ke nejt 4 vjet kot si parazit,.
ideologjia e mashtrimit dhe e kultivimit te shpifjeve,shkurt bukur dhe paster shqupi.po ti jep per vete 1 her llogaqri ne tirane se ne 4 vjet nuk bere asgje thjesht ndjenje kot dhe asnje poc nuk nderrove ne tirane.