KVV: Dekriminalizimi nuk u mor seriozisht nga klasa politike. Të publikohen shpenzimet e fushatës

4 Qershor 2015, 10:48Politika TEMA

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë (KVV) publikoi sot raportin e dytë për periudhën parazgjedhore në vend, me kritika të shumta ndaj subjekteve politike.

Në prezantimin e raportit, drejtuesit e KVV vlerësuan se, përpjekjet e partive për dekriminalizimin kanë qenë të cunguara, ndërkohë që KQZ ka qenë një institucion pasiv në verifikimin e listave, të cilat kanë probleme me emrat e të dënuarve.

Një tjetër konstatim shqetësues i Koalicionit ishte se nga Prokuroria nuk ka pasur hetime për blerjen e votave, ndërsa sa u takon partive, u nënvizua se po zhvillojnë fushata shumë të kushtueshme.

Gjithashtu, KVV shprehet se klasa politike në vend nuk e ka marrë seriozisht proçesin e dekriminalizimit.

 “Në thelb angazhimi i partive politike për dekriminalizimin e politikës deri në këtë moment është karakterizuar nga një retorikë politike dhe iniciativa të cunguara, ndërmarrë nga opozita apo mazhoranca më vete. Fryma e dialogut dhe konsensusit për këtë çështje vazhdon të mungojë ashtu siç ka munguar, iniciativa konkrete dhe serioze që të mundësojnë këtë proçes kaq të rëndëishëm për shoqërinë shqiptare. Moszbardhja e vendimeve në kohë prej KQZ është një element kyc për efektet që pasjell mosrespektimi i këtyre detyrimeve në mënyrë të vazhdueshme dhe të pajustifikuar, duke krijuar artificialisht çoroditje të procesit”.

KKV ngriti shqetësimin edhe lidhur me mosfunksionimin si duhet të Komisioneve zonale të administrimit zgjedhor.

“Komisionet zonale të administrimit zgjedhor si struktura që nuk ruajnë gjurmë në punën e tyre me probematika nga më të ndryshmet, deri tek mosfunksionimi në orar zyrtar, penalizon operatorët elektoralë sepse nuk arrijnë të shfrytëzojnë të drejtat që u jep kodi zgjedhor dhe as nuk mund të bëjnë ankimin më tutje”.

Krahas konstatimit të problematikave, nga ana e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë nuk ka munguar dhe apeli në adresë të forcave politike për një fushatë të moderuar, jo të kushtueshme dhe me programe konkuruese.

“Partitë politike të angazhohen për të respektuar autoritetin e KQZ si dhe për të ofruar një fushatë sa më të denjë në funksion dhe interes të qytetarëve duke u fokusuar në platforma konkrete zhvillimi të cilat të përfshijnë në radhë të parë angazhimin dhe kontributin e përbashkët të forcave politike shqiptare në shërbim të interesit më të mirë të qytetarëve.

Të zhvillojnë një fushatë të moderuar, jo të kushtueshme dhe me programe konkuruese. Të sigurojnë që të gjithë kandidatët që mbajnë poste, apo janë nëpunës civil dhe kandidojnë për kryetarë Bashkie apo anëtar të këshillave bashkiakë të japin dorëheqjet e tyre ose sëpaku të kërkojnë pezullim nga detyra që mbajnë”.

1 komente në “KVV: Dekriminalizimi nuk u mor seriozisht nga klasa politike. Të publikohen shpenzimet e fushatës”

  1. Labi Kurveleshi says:

    Nuk e di përse një kryetar bashkie që rikandidon duhet doemos të japi dorëheqjen. I bie që, – nëse numërimi i votave do të vazhdojë nja 2 muaj, Bashkia të jetë pa drejtues lokal. Presidenti i SHBA që rikandidon zgjidhet në tetor- nëntor dhe nuk e jep dorëheqjen deri në fillim të vitit pasardhës. Frika për përdorimin e parave publike mund dhe duhet të kontrollohet. Auteriteti? Është pronë e individit që guxon të rikandidoj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje