Meta në Berat: Punësimi dhe shërbimet cilësore, prioritet i ASHE

4 Qershor 2015, 12:59Politika TEMA

Punësimi dhe shërbimet cilësore ndaj qytetarëve janë prioritet i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Kështu u shpreh kreu i Kuvendit, njëkohësisht edhe i LSI-së, Ilir Meta, gjatë takimit të zhvilluar në Berat ku kandidon për ASHE-në Petrit Sinaj.

“Prioriteti ynë është për të ofruar shërbime cilësore dhe për të hapur vende të reja pune.

Kjo është e domosdoshme për ta krijuar perspektivën dhe të ardhmen në Berat dhe në Shqipëri.

Berati do të gjallërohet në radhë të parë nga gjallërimi i jetës ekonomike. Kjo reformë bashkon shumë resurse, bashkon shumë mundësi që deri dje ishin të pa menaxhueshme dhe këtu ka për të qenë suksesi i kësaj reforme dhe jam i bindur se impakti në rritjen ekonomike të vendit, i implementimit të reformës administrative territoriale, do të jetë shumë i ndjeshëm që në vitin e parë e në vijimësi sepse shumë aktivitete që deri dje ishin të pamundur për tu zhvilluar, sepse ju e dini që territori i qytetit është mjaft i kufizuar.

Tani kemi një autoritet që merr përgjegjësi, dhe ky autoritet është bashkia e re e cila do të koordinojë gjithë këto shërbime që deri tani kanë munguar ose kanë funksionuar në mënyrë të pjesshme ose skandaloze. Kjo do të japi impaktin e saj.

Me investimet për qendra grumbullimi, por me qendrat e grumbullimit dhe të eksportimit ku Berati ka filluar të ec më shpejt, do të vijën edhe qendrat e përpunimit të produkteve, ndërkohë që disa prej tyre funksionojnë në Berat.

Por njëkohësisht, investimi në shumë fabrika të reja, jam i bindur do të bëjnë të mundur që gjithë fuqi punëtore e gatshme për punë të hyjë në tregun e punës.

Natyrisht edhe Bashkia vetë do të ketë programet e saj të nxitjes së formimit profesional, por njëkohësisht dhe për hapjen e vendeve të reja të punës, ashtu sikurse qeveria ka fondin e nxitjes së punësimit për vendet e reja të punës dhe të gjitha këto do të shfrytëzohen në mënyrë maksimale me një qëllim të vetëm që të gjithë ata që duan të punojnë, të punojmë.

Ata do të jenë prioriteti ynë kryesorë”, tha Meta.

Gjatë bashkëbisedimit të tij me studentët, Meta theksoi se ata duhet të jenë krenare për origjinën e tyre dhe se “Aleanca për Shqipërinë Europiane” do të bëjë dhe më shumë për këtë qytet në mënyrë që të ndihen edhe më shumë krenar.

“Sepse ne nuk duam që ju të jeni krenar vetëm se jeni nga Berati , sepse ju keni shumë arsye për të qenë krenare. Sepse Berati nuk është i zakonshëm, është i jashtëzakonshëm, është magjepsës. Jo vetëm përsa i takon bukurisë natyrore, por përsa i takon gjithë trashëgimisë historike dhe kulturore.

Por mbi të gjitha Berati është magjepsës për shkak të njerëzve të jashtëzakonshëm që ka të cilët kanë një bujari të jashtëzakonshme,  kanë një tolerancë dhe një bashkëjetesë të shkëlqyer për t’u marrë shembull.

Ata nuk duan të jenë krenare vetëm se janë nga Berati, por duan ta shohin dhe të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre në Berat. Në një Berat ku të gjitha shërbimet që duhet të ofrohen dhe perspektivat që duhen të ofrohen për të gjithë komunitetin, duhet të jenë te standardeve evropiane”, tha Meta.

Duke folur për kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Beratit, Meta theksoi se Petrit Sinaj është drejtimi i duhur, pasi ai ka eksperiencën e mjaftueshme në qeverisjen vendore për të filluar nga puna që në datën 22 qershor.

Duke folur për programin e koalicionit për Beratin, Meta theksoi se ambicia kryesore që kanë janë ëndrrat e të rinjve.

“Shqipëria fiton kur ne matemi me veten tonë, kur ne matemi me ambiciet tona dhe kur në krye të ambicieve tona vendosim ëndrrat e më të rinjve. Prandaj duam angazhimin tuaj, të jeni pjesë e gjithë këtij projekti transformues”.

 

4 komente në “Meta në Berat: Punësimi dhe shërbimet cilësore, prioritet i ASHE”

  1. ola says:

    me kete ndarje te re shpresojme qe sherbimet q duhet t iu ofrohen komunitetit te jene te prekshme,sa me te realizueshme per ne dhe kjo besoj se do te arrihet me kete propozim, suksese

  2. nidi says:

    une mendoj qe kjo ndarje e re do te jete e suksesshme sepse eshte e struktuar dhe m prane komunitetit. pergezoj mbeshtetjen e te rinjve

  3. ola says:

    presim sherbimet sa me te mira ndaj popullit dhe ti shofim keto ne nivel lokal se deri m sot jane shfytezuar bashkite e komunat per pushtet personal

  4. geniduro says:

    kandidati Sinaj ka per ta mbeshetet vecanerisht zhvillimin e ekonomise dhe punesimin e te rinjve, sepse fokus jane gjithmone te rinjte dhe sa kohe mbeshteten ata dhe zhvillimi i vendit ec perpara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje