Flet miliarderi gjerogjan Amiran Dzanashvili: E vërteta për akuzat e mia dhe takimet me Ramën, Berishën e Metën (REAGIMI I PLOTË)

4 Qershor 2015, 13:20Politika TEMA

Biznesmeni gjerogjian, Amiran Dzanashvili, ka reaguar pas akuzave të ditëve të fundit ndaj tij.

Ai ka mohuar që të jetë arrestuar në rumani.

Në një deklaratë për shtyp, Dzanashvili thotë se aktualisht ndodhet në Londër, ku po negocion për hapjen e një universiteti prestigjioz në Tiranë.

Biznesmeni gjeorgjian mohon akuzat e Berishës për financimin e PS-së dhe tregon edhe takimet e bëra me Ramën, Metën e Berishën.

Deklarata e plotë

Jam informuar nga avokati im në Shqipëri që mediat e këtij vendi janë duke shkruar dhe duke folur për mua dhe bizneset e mia.

Është duke u folur negativisht dhe jam akuzuar gabimisht dhe në mënyrë të paligjshme për sjellje kriminale.

Zoti Berisha ka shkruar gjithashtu për mua sot, duke pretenduar në mënyrë të pabesueshme që kam financuar fushatën e Edi Ramës në vitin 2013.

Jam shumë i keqardhur që emri im dhe bizneset e mia po përdoren për qëllime politike në një fushatë politike në Shqipëri. Më vjen keq që institucionet e pavarura janë përdorur politikisht për të hedhur baltë mbi emrin tim dhe bizneset e mia.

Unë mund të deklaroj solemnisht dhe me vërtetësi që kam bërë biznes normal dhe të ligjshëm në Shqipëri. Kam blerë Xhoilloto, së bashku me partnerin tim Ofer Nimrodi, dhe kam investuar edhe në biznesin e naftës, apo tregti në Shqipëri. Të gjitha këto biznese janë të ligjshme, të pastar dhe korrekte për çdo detaj. Unë kam paguar taksat rregullisht, miliona euro çdo vit në Shqipëri, dhe nuk kam përfituar asgjë nga të gjitha këto biznese.

Jam duke humbur besimin tim në Shqipëri. Investitorët e huaj, jo vetëm që nuk janë duke bërë para në Shqipëri, por janë sulmuar në mënyrë të paligjshme dhe janë përzier në lojëra politike për qëllime të liga.

Unë e kam takuar Sali Berishën në Shqipëri dhe Izrael. Kam takuar Edi Ramën në Shqipëri dhe Izrael. Kam takuar Ilir Meta në Shqipëri dhe Izrael. I kam ndihmuar ata, dhe Shqipërinë si vend, duke sjellë shumë investitorë të huaj aty. Unë jam mik i Shqipërisë dhe një investitor serioz i huaj.

Është e vërtetë që kam blerë 50% të aksioneve të Xhoilloto nga Mark Frroku, i cili dukej për mua një biznesmen normal, kur e kam takuar shumë vite më parë. Unë kurrë nuk e kisha takuar apo njohur Markun më para, dhe nuk dija asgjë për jetën e tij ose të aktivitetit kriminal në të kaluarën jashtë vendit.

Kurrë nuk kam bërë ndonjë biznes me të, përveç blerjes së aksioneve të tij në një kompani shqiptare, ku kam investuar. Marku nuk është miku im dhe as partneri im në ndonjë biznes.

Unë kam punuar me ndershmëri në Shqipëri për shumë vite. Njoh shumë politikanë, por kurrë nuk kam financuar ndonjë parti politike apo individ në Shqipëri. Çdo gjë e thënë në lidhje me këtë është një gënjeshtër.

Është gjithashtu e vërtetë se unë jam nën hetim në Rumani, por nuk jam i akuzuar apo i dënuar për ndonjë krim. Unë nuk jam i arrestuar dhe nuk jam në burg, siç pretendojnë mediat shqiptare. Nuk kam asgjë të bëjë me këtë aktivitet të paligjshëm, dhe shumë shpejt hetimet do të provojnë këtë.

Ky është një parim universal që çdokush është i pafajshëm derisa të shpallet fajtor nga një gjykatë në bazë të ligjit. Unë kurrë nuk kam qenë i dënuar për ndonjë krim, sepse kam drejtuar biznes të ndershëm dhe jam një biznesmen shumë i ndershëm.

Do të kërkoj nga politikanët dhe mediat në Shqipëri që të ndalin sulmet kundër meje dhe biznesin tim. Ky është një shembull i tmerrshëm që ju jeni duke dhënë për investitorët e huaj.

Nuk është e mundur të bëhet biznes i madh në Shqipëri, pa u takuar me Kryeministrin dhe ministrat, kështu që unë i kam takuar ata si një investitor.

Vendimet janë shumë të centralizuara në këtë vend, dhe investitorët e huaj duhet të merren me politikanët, në mënyrë që të çojnë përpara biznesin. Kjo është një praktikë e keqe në Shqipëri, sidomos kur këto kontakte janë përdorur për sulme politike, si në rastin tim.

Unë nuk do t’i pranojë këto sulme gjatë. Unë do t’i çoj në gjykatë ndonjë politikan apo media që do të sulmojë në mënyrë të paligjshme mua dhe bizneset e mia. Këto sulme janë të turpshme dhe shumë të dëmshme për veten dhe për Shqipërinë.

Ju nuk mund të përparoni pa investime të huaja, por ju duhet të mësoni të respektoni investitorët e huaj.

Unë jam në Londër sot, duke folur me një biznesmen shumë të respektuar për të hapur një universitet privat dhe prestigjioz në Tiranë. Si mund ta bind atë, kur investimet e mia të ndershme janë sulmuar brutalisht, me fakte të çmendura të fabrikuara e keqbërëse

Unë kam bërë vetëm mirë për Shqipërinë, zoti Berisha dhe zoti Rama e di këtë shumë mirë. Unë kam investuar një shumë të hollash dhe nuk kam bërë fitime ende. Ju lutem respektoni mua për kontributin tim në këtë vend dhe ndalini të gjitha sulmet e motivuara politikisht. Unë nuk kam bërë asgjë të keqe në Shqipëri, por vetëm të mira. /b.l

15 komente në “Flet miliarderi gjerogjan Amiran Dzanashvili: E vërteta për akuzat e mia dhe takimet me Ramën, Berishën e Metën (REAGIMI I PLOTË)”

  1. Monshehi says:

    Aha qeke ne ndermjetesim per hapjen e nje universiteti me Tirane. I paske rregullu punet me Edin. Mbasi u mbyllen gjithe universitetet private tani po futen miqte e Rames ne treg. Hajde ridhjerje hajde

    1. Artur says:

      Urime Tema ! Shyqyr qe foli ky qe e kapet si lajm se keni dy dite qe heshtni.

    2. the "Perfaqesuesit" says:

      Te pakten tani u barazpeshuan. Nga njera ane Argita me lavatrice Fazllicin, dhe ne anen tjeter Ajola me dy Florianet (njeri me ‘í’ tjetri pa í’) me lavatrice Dzanashvilin.

    3. atdhetari says:

      George Sorrosi sponsori i Rames eshte Cifut.Rama nga e jema cifut.Bashkepunetori me i,ngushte i Koco kokedhimes cifut.U perishen ndertesat ne bregdet te hapet vendi per cifuterit dhe te tera bisneset vendase te hapet vendi per cifuterit e huaj

  2. lili says:

    Po as per ilirin met en nuk paskan ditur gje kur te gjithe dîme ?

  3. Tirona says:

    Ee, po ti nuk e ke njohur mire Sali Berishen. Sa kohe qe i sherben atij, je zotni burre. Aa, po u lidhe me Edvin Ramen,je kriminel. A je izraelit? Zgjidhe vet kete pune sic dini ti zgjidhni ju izraelitet.

  4. vizioni i Bashes says:

    S’e kemi problem për investitorët e huaj…se do të na vinë norvegjezët…(u ka thënë ministri jonë dhe kanë zënë rradhë, kush të vijë i pari…) dhe pasi “ja kaluam” Gjermanisë në mirëqënie, do t’ja kalojmë dhe Norvegjisë, tani…(?!)

  5. Stresi nga tersi says:

    Meua është trim

  6. Siguria says:

    Nuk lahet muti me shurre.U njollos rende fushata.Nqs votojme per hajdute te tille mire te na gjeje se e kemi hak.

  7. Ina says:

    Zoteri, nese ju nuk keni asnje lloj fitimi ne bizneset qe keni investuar ne Shqiperi, perse vazhdoni e bashkepunoni dhe investoni ne Shqiperi?

    Zoteri, me thone qarte, shkurt dhe sakte, pse (nese skeni fitime) vazhdoni te luani rolin e ndermjetesit per te hapur nje universitet ne TR? Mos ju dogj gje barku?

    Nese skeni pasur ftime ashtu si pretendoni, pse nuk jeni larguar dhe terhequr investimet tuaja nga Shqiperia?

    C’fare ju lidh me Shqiperine nese vazhdoni te investoni kur ju sic e thate skeni fitime dhe gjithnje keni bere nje biznes te paster?

    Mund te thonit qe pritshmerite tuaja per fitime kane qene shume te larta dhe ju fitoni nje shume te knsiderueshme per te vazhduar investimet dhe rritur investimet ne Shqiperi, por ju lutem mos na genjeni kaq hapur duke na mbushur mendjen se skeni asnje lloj fitimi nga investimet qe keni bere ne vendin tone.

    Nje biznesmen I mire, mund te humbasi 1-2 investime, por jo te gjitha investimet qe keni bere ne Shqiperi. Nese Xhoilloto nuk ju sillte fitime, nafta p.sh ju ka sjelle dhe egziston nje lloj balancimi. Nese je atehere ju jeni nje biznesmen I deshtuar dhe beni mire te mos na fundosni dhe Shqiperine me metodat tuaja jo fitimprurese te biznesit.

    1. emigranti 1 says:

      I nderuar z.Amiran ju keni shumë të drejt,dhe si shqiptar ju kërkoj ndjesë1000 herē,për cdo inkonvenienc dhe keqkuptim në drejtim të personit
      Tuaj.Banda kriminale e mafiozit sali berisha e centralizoj ,dhënien e licen
      -cës për të huaj,vetëm për arsye përfitimi personal.
      Ky mega hajdut nuk ka përfaqsuar asnjëherë,interesat kombëtare ,sepse
      ka qene individ abuziv që erdhi në pushtet duke vjedhur votën.
      Unë ju besoj që jeni njeri i ndershem,sepse ju distancoheni nga Frroku
      Në mënyrë te prere dhe demostrative.
      I kerkoj kryeministrit tim :Te decentralizoje menjeherë licencat për të
      huajt mbas zgjedhjeve administrative.

  8. Zoterin ne fjale nuk e njoh dhe nuk mund te flas per te. Por kur investon dhe punon (ben bisnes sic thuhet ne Shqiperi )nuk mund te fitosh direct sic imagjinohet ne Shqiperi. Se ka me afat te shkurter (qe eshte me risk te lart)dhe investime afat gjata (qe risku eshte I vogel por edhe fitimi eshte i ngadalt). Se nuk mund te fitosh cmendurisht po punove ne baze te regullave dhe ligjeve. Kur abuzohet, te taksat, te puntori, tek cilesia e produktit rritet cmendurisht fitimi,qe ne Shqiperi ndodh kudo dhe 99% gjithmon,se ne 20 vjet pune nuk ndodhin gjerat qe kan ndodhur aty. Dhe ne si popull enderrojm gjerat te behen shume shpejt. Dhe nqs zbatohet ligji 99% E atyre qe jan pasuruar shkojn ne burg, per evazion, vjedhje,mashtrim etj. Keshtu qe ne do fazhdojm te shikojm enderra me sy hapur.

  9. Fshatari says:

    Ore ti qe komenton e kerkon llogari pse nuk ka fitim ky zoteria qe ka investuar
    Nese e ke idene se si finksionon biznesi besoj se duhet ta dish qe duhet te investosh e me pas edhe te fitosh. Informohu mirese si funksionon.

  10. Tani says:

    Po te lajne dhe luejne per fushat tani dole I te terve e nisen me harasanin me dritanin me doshin keta dhe tani na dole me ramen meten saliun te miren tende keta e kthejn ne mut

  11. drita bashaj says:

    Arrestimi I tij eshte I vertete. Kjo deklarate eshte fallco. Shikoni gazetat rumune ne google se cfare thone. Eshte arrestuar me 20 veta te tjere. Ajola Xoxa, perfaqesuesja e tij ligjore e di mire dhe sigurisht e di mire kush e publikoi kete mashtrim ne shtypin shqiptar. Qeveri mafioze!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje