Ilir Meta në seancën e sotme plenare ka replikuar me deputetë të PD-së lidhur me akuzat që ata kanë artikuluar sa i përket zhvillimit të fushatës zgjedhore.
Meta i është përgjgijur deputetit demokrat, Aldo Bumçit duke i thënë se teksa vet flasin dhe kërkojnë transparencë, po bëjnë gjithçka që bie ndesh me fjalimet e tyre në publik.
Dua t’i jap nja dy përgjigje të lehta Aldos, se të rënda nuk i mban dot ky.
E para është njëherë një turp i paparë që Partia Demokratike Komunën e Shënkollit, ashtu siç e përmende me të drejtë me ato bukuri përrallore që i ka dhënë natyra, me atë bregdet të jashtëzakonshëm, e ka lënë pa ujë të pijshëm e pa kanalizime dhe 90 për qind e rrugëve janë me çakull, sepse isha vetë aty dhe do ikim prapë bashkë t’i takojmë.
Dhe ai kandidati që keni ju për të ngritur gjithë Bashkinë e madhe të Lezhës ka tre mandate Kryetar i Komunës së Shënkollit dhe unë nuk e njoh fare dhe nuk dua që të merrem me të.
Fole për shitje dhe për blerje, sepse ashtu ta kanë shkruar fjalën.
E di mirë e gjithë Partia Demokratike në Lezhë se si janë bërë pazaret për kandidatin për kryetar bashkie.
Po nuk i dije, pyet disa nga ata kandidatët se t’i kanë thënë edhe publikisht atje, por unë nuk dua të merrem me këto gjëra.
Nëse ke ndonjë rast konkret, shko denoncoje ti dhe ta denoncojë çdo njeri.
Fole për transparencë.
Por në debat nuk i dole deputetes së LSI-së në televizionin e Lezhës.
Fole për transparencë, por keni dy muaj që e keni ndaluar kandidatin tuaj për kryetar bashkie në Lezhë që të dalë përballë kandidatit të “Aleancës për Shqipërinë Europiane” në debat në Lezhë, në Tiranë, dhe kudo tjetër.
Por në rast se doni transparencën, dilni edhe bëni debat. Ti dil bëj debat me deputeten dhe trego se çfarë është bërë në Shënkoll dhe të mësosh se çfarë është bërë edhe në Lezhë.
Edhe kandidati juaj të dalë në debat të tregojë si ka ndritur Shënkollin, të ndriçojë edhe të gjithë Bashkinë e madhe të Lezhës.
Nëqoftëse flasim për transparencë, të tjerat janë muhabete vetëm për të dëmtuar imazhin e zgjedhjeve.
do ta hash Like, do ta hash dhe ti nje dite…