Rama: Kati i parë i Kryeministrisë do jetë i hapur për publikun

4 Qershor 2015, 18:40Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh se së shpejti kati i parë i kryeministrisë do të jetë i hapur për publikun.

Deklaratën Rama e bëri gjatë seancës së sotme Parlamentare ndërsa po fliste për investimet në institucionin e Kryeministrisë dhe Ministrisë së Jashtme.

Kryeministria që të gjithë katin e parë që ne po e transformojmë, si ta linim ashtu, do e bëjmë qendër për publikun dhe do ja japim publikut katin e parë sa për dijeni. Ajo që kishit ju ishte një skandal, arkivat e gjithë historisë së shtetit shqiptar të lëna mes minjve, po unë e di juve ju pëlqen kjo gjë, ai gardhi që kishit rrotull, për çdo departament nga një gjenerator e transformator”, tha Rama.

Në lidhje me akuzat e PD për punimet tek Ministria e Jashtme si shpenzime të kota, Rama sqaroi se është investim i Emirateve të Bashkuara Arabe në formë dhurate, pasi panë gjendjen e mjerueshme ku ishte Ministria.

Ministri i Jashtëm i Emirateve kur erdhi në kryeministri më thotë Ministrinë e Jashtme si e keni lënë ashtu. I thashë na jep t’i para dhe e rregullojmë ne. Ajo është dhuratë e Ministrisë së Jashtme të Emirateve të Bashkuara për Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë”, tha Rama.

12 komente në “Rama: Kati i parë i Kryeministrisë do jetë i hapur për publikun”

  1. bufon says:

    Politikan me ide perendimore jo shpellar qe e mbante kryeministrine te rrethuar me kangjella. Tanime ne kryeministri do kene akses te hyjne edhe qytetaret e ketij vendi.

    1. bani says:

      Kthimi i katit te pare te kryeministrise si nje vend per qytetaret do ta kthente shume shpejt ne nje atraksion per qytetaret! duke afruar me shume qytetaret me qeverine!

      1. linda says:

        Pervec qe kryeministria me kte nisme do kthehet ne nje vend per tu vizituar nga qytetaret duhet shtuar edhe te falenderohen partneret tone se po tregojne besueshmeri ndaj qeverise tone edhe po ndihmojne duke investuar !

    2. Renata says:

      Ka ikur koha kur kryeministria ishte e rrethuar me hekura dhe ku askush nuk mund te afrohej ne ate godine dhe kur qeveria e berishes krijonte mure te larta ne kuptimin e problemeve te njerzve te thjeshte te ketij vendi.

    3. flori says:

      po ka lezet me
      jo si dikur qe as ke trotuari afer kryeministrise nuk kaloje dot se ste linte garda

  2. serena says:

    Nga nje mjedis i rrethuar me tela me gjemba e me kangjella, ne nje mjedis ne sherbim te qytetareve, ashtu sic duhet te jene institucionet, te popullit se ata njerez qe jane ne krye nuk erdhen vete, por erdhen nga mbeshtetja e popullit.

    1. genci says:

      Na vjen mire qe institucionet nuk jane me vende te ndaluara, por qe ne mund t’i shohim, e te kuptojme identitetin kombetar, na vjen mire qe koncepti i qeverise per te hapur dyert qytetareve, per ta kthyer qeverine ne drejtimin e duhur, me ne fund po zbatohet nga drejtuesit e ketij vendi.

  3. andrea says:

    shqiperia po ecen ne drejtimin e duhur, skemi pse te kemi nje kryeministri te rrethuar me hekura si ne kohen e sales, nje kryeminister qe mendon per popullin , nuk ka pse te kete frike nga populli

    1. icardi says:

      nje nga pikat ku mund te shihet qarte qe shqiperia po ecen ne rrugen e zhvillimit , ne rrugen drejt europes, duke patur nje kryeminister qe mendon per popullin tani europa nuk eshte me nje enderr por nje realitet i afert

  4. faketi says:

    Ashtu sic po i ben edhe qytetet pa bere fjale per ambjentet apo tarrenet sportive do e QENDISI edhe tere SHIPERINE pamvaresisht guret qe i ve saliu nen rrota, nuk kemi pare asgje deri tani.BRAVO B A Z E qe e ke kapur kete moment.

  5. doktori says:

    Eshte gje e mire per qeverine kur populli ngopet me fasada dhe me luge te zbrazur. Rastesisht mu kujtua filmi “Koncert ne vitin 36”, kur kryetari i Bashkise se Lushnjes(i madhi Robert Ndrenika) tha:-Lerini te kendojne, eshte mire per qeverine, kur populli do te kendoje.
    Jam plotesisht dakort qe heqja e kangjellave qe rrethonin kryeministrine ishte diçka pozitive dhe nje hap gjithashtu pozitiv ne marredheniet qeveri-popull, por nga ana tjeter une nuk e kuptoj per çfare do i sherbej popullit kati i pare i kryeministrise, dhe çfare ka ketu per tu ekzaltuar nga kenaqesia per kete veprim te kryemistrit. Kjo eshte te ngopesh me luge bosh. Fasadat, batutat dhe te ngopi popullin me luge te zbrazur, eshte gjeja qe di te beje me mire kryeministri yne.

  6. Emanuela says:

    Emanuela-

    Eh thua qe po benj ndonje gje te madhe o kriminel me mire zhduku sepse te tille nuk duam si kryeminister sepse me te vertete te acaro i droguar !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje