"Duhet ta paguash", gazetarja shqiptare kërcënohet nga militanti i ISIS . Lajmi në mediat ndërkombëtare

4 Qershor 2015, 19:20Kronika TEMA

Gazetarja e kronikës në gazetën Shqiptare, Aurora Koromani është kërcënuar nga një person, i cili dyshohet se eshte militant i ISIS.

Lajmi është publikuar nga GSH, ku Koromani ka sqaruar se pas mesazhit kërcënues në Facebook ku thuhej “Duhet ta paguash”, ajo ka bërë denonimin në polici.

Sipas të dhënave dyshohet se ky kërcënim gazetares i është bërë nga një i kërkuar për nxitje terrorizimi.  Ndërkohë gazetarja është kontaktuar nga  Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako si dhe nga ministri i Brnedhsëm, Saimir Tahiri, ku i është ofruar mbrojtje maksimale, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas këtij lajmi kanë reguar edhe media prestigjoze ndërkombëtare.

Një grup mediatik shqiptar njofton se një prej gazetarëve të tij ka marrë kërcënim nga një person i dyshuar si militant islamik i kërkuar në vendin e tij për terrorizëm”. Kështu e nis raportimin e ngjarjes së rëndë gjigandi mediatik New York Time. Por jo vetëm NY Times, rastin e kërcënimit të gazetares së “Gazeta Shqiptare”, Aurora Koromani e kanë pasqyruar edhe media të tjera ndërkombëtare, si abcNews dhe Associated Press.

Në artikullin e gazetës NY Times raportohet se Zëdhënësi i policisë Gentian Mullai deklaroi të enjten se autoritetet po e trajtonin këtë kërcënim si serioz ndaj Aurora Koromanit të Gazetës Shqiptare, ndërsa po ofronin mbrojtje për të. “Grupi mediatik, Televizioni News24 deklaroi se Koromani ka mbuluar gjerësisht rekrutimin e myslimanëve shqiptarë për të luftuar përkrah Shtetit Islamik në Siri. Nëntë myslimanë shqiptarë duke përfshirë dy predikues janë në gjyq për të tilla akuza”, shkruan NY Times. Më tej artikulli citon edhe mesazhin kërcënues që ka marrë gazetarja. “News24 deklaroi se Koromani mori mesazh kërcënues ditën e martë ku shkruhej ‘Do ta paguash’”, shkruan më tej NY Times.

Sipas gazetës prestigjioze, rreth dy e treta e popullsisë shqiptare prej 3.2 milion banorësh janë të besimit mysliman. Dhjetëra njerëz besohet se i janë bashkuar luftimeve në Siri, pavarësisht thirrjeve të krerëve fetarë që të mos i bashkohen këtij grupi rebel

6 komente në ““Duhet ta paguash”, gazetarja shqiptare kërcënohet nga militanti i ISIS . Lajmi në mediat ndërkombëtare”

  1. Lugati says:

    Temen e semes llumi i botes u treguam prap… Nje lajm te mire nuk degjojme nga ky popull karagjoz

  2. bimi says:

    Z. Tahiri mos eshte Minister i Brendshem dhe jo i “brnedhsem”…

  3. fieraku4u says:

    TE KAM KY MAJMUN ME MJEKERR DHE TE BEHET SHEMBULL PER TE GJITHE TE TJERET…NUK MUND TE LEJOJME KETO EKSTREMIZMA NE SHQIPERI.

  4. atdhetari says:

    Propozoj qe nese i preket edhe nje qime, shteti te tregoje dhune the pameshirshme ndaj ketyre antiatdhetareve taleban

  5. shemteria e tij asnaplasi anullatos says:

    Ndoshta di gje ramy dhe net dhe japin ndonje informacion.
    Kujdes tkfgos. Se je expozuar shume.
    Aman te keqen se ta kam merakun.
    Sr po te kapen ata trecereksat do te bejne synet me video ne utube

  6. Ma tregoni mua,dhe mos e arestoni.Ia shkul qimet e mjekres dhe ia ngjis ke p…..i i nenes se vet.Duhen rrjepur dhe te hidhen ke derrat e uritur qe tju dale xhani nga brim e bithes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje