Një grup kriminal shqiptarë në Angli i përfshirë në trafik kokaine dhe pastrim parash është dënuar në total me 30 vite burg.
Nga procesi gjyqësor rezultoi se në krye të këtij grupi qëndronin dy vëllezërit Eduart dhe Antonio Plaku, të cilët u vunë nën hetim nga policia e Hertfordshire dhe Bedfordshire, përfshi edhe hetues nga departamenti Serious and Organised Crime Unit.
Eduart Plaku, 37 vjec është dënuar me 6 vite burg.
Antonio Plaku, 25 vjec me 11 vite burg.
Albert Cena, 29, vjec, me 4 vite burg
Dy antarët e tjerë të grupit që pranuan akuzat në fillim të gjykimit kanë marrë dënime më të lehta.
Fatjon Shehu, 29 vjec, është dënuar me 21 muaj burg ndërsa Leonard Hasanaj, 33, vjec është dënuar me 3 vjet e katër muaj burg.
Vitin e kaluar policia u sekuestroi 124,000 sterlina të fshehura në një makinë të cilat ishin fituar nga shitja e kokainës.
Ndërsa shuma prej 40,960 sterlina iu kap Antoni Plakut.
Leonard Hasanaj iu kapën 2 kg kokainë momentin e dorëzimit tek Antonio Plaku në zonën Skyline Place Luton.
hahahahaha korrak me emerin Antonio o Leonard……….!!!!!!!!
o Zikeeeeeeeeeeeeeeeee,jeni te peshtireeeeeeeeeeeeeeeeeeee………….
Mbajini mend mire keto fytyra se pas 10 vjetesh i keni ose deputete ose kryetare bashkie…