Banesa dhe makina e kryetarit të asamblesë së PS-së së Maliqit Bashkim Hazizllari është qëlluar me gurë në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës 6 qershor. Policia ka nisur verifikimet për të zbuluar autorët pas denoncimit.
Vetë Hazizllari në një prononcim telefonik për gazetaren e Ora News e quajti incident elektoral ngjarjen e ndodhur dje pasi tha se nuk ka asnjë konflikt familjar.
Nuk ka të lënduar por Hazizllari tha se është thyer xhami i banesës dhe i makinës.