Gjykata e Tiranës lë në burg Pjerin Xhuvanin, Drejtor i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Hysni Rocin, administrator i Farmacisë, Lundër.
Ndërkaq gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për tre punonjës të Fondit dhe detyrim paraqitje për katër drejtues farmacish, të përfshirë në skandalin e mashtrimit përmes rimbursimit të barnave.
Xhuvani dhe Roci, konsiderohen si persona kryesore të skemës mashtruese nëpërmjet faturave fiktive të ilaçeve, që i shkaktuan shtetit një dëm prej 56 milionë lekësh.
Sipas prokurorisë farcamitë duhet të furnizoheshin nëse kanë jo më pak se 60% te barnave të listës alternative të parë por kjo nuk ka ndodhur pasi nga verifikimi ka rezultuar se në gjendje këto farmaci kanë pasur 60 % të barnave.
Po kështu sipas prokurorisë Pjerin Xhuvani Drejtori Rajonal i Fondit Tirane ka lidhur kontratën me katër farmacitë objekt hetimi pa u zbatuar procedura e rregullt.
Po kështu nga marrja në pyetje e mjekëve që figuronin të kenë lëshuar recetat për pacientët të cilat janë ekzekutuar më pas nga farmacitë per periudhën kohore 01 tetor 2014-31 mars 2015 rezulton se ato nuk i kanë lëshuar këto receta.
Personat e perfshire ne skemen e mashtrimit
1. Pjerin Xhuvani, Drejtori Rajonal i Fondit te Detyrueshem te Kujdesit Shendetesor Tirane
2.E. Mara, Juriste pranë Drejtorisë Rajonale të Fondit
3.K. Mahmutaj, Punonjëse pranë Drejtoria Rajonale e Fondit
4.H. Roci. Administrator i Farmacisë, Lundër
5.M. Tufi, Drejtuese teknike e farmacisë Lundër
6.N. Thanasi, Drejtues Teknik i farmacisë “Nutrimed”
7.A. Spahiu, Drejtues Teknik i farmacisë Bërzhitë
8.A. Manaj, Drejtuese Teknike e farmacisë “Adelina”.
9. Frida Lamçe, ekonomiste
mir ja ben qenit
Ka plote Karteli pa merak, ky besoj nuk ka paguar komisjonin te Griselda, kujdes ju te tjeret, paguani cdo muaj se ndryshe ne Burg do perfundoni, nuk ka shakara me keta Zoterinj, shteti Ligjor te ben gjemen????????
Kjo juristja ka detyruar stafin qe te firmoste ( duke i kanosur se do te liroheshin nga detyra) dhe eshte lene e lire nga gjykata. Ne qoftese eshte e vertete ajo duhet te ishte me masen e sigurimit arrest ne burg.
kjo eshte loje dhe e Elvana Hanes???
I ka ik loja asaj …ajo bon palle me leket qe vodhi …tani me duket se eshte tek banka e Santo mavrise!