Pensionet e falsifikuara, dëmi në buxhet 500 milionë lekë

14 Qershor 2015, 10:56Sociale TEMA

Rreth 500 milionë lekë llogaritet dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit si rezultat i pensioneve të përfituara në mënyrë të padrejtë nga rreth 5900 dosje.

Shifrat kanë rezultuar pas auditit të ISSH, sipas të cilit personat kanë ndyshuar datëlindjen, vjetërsi pune dhe kanë plotësuar dokemente jo reale për kalimin nga një pension fshati në një pension qyteti.

Ali Emini, zv drejtor i ISSH tha se numrin më të lartë të dosjeve të parregullta e zënë ndryshimet e moshës.

“Janë mbi 3800 raste të pensionistëve që kanë pasur mosha të falsifikuara. Dëmi i shkaktuar është 500 milionë lekë.

Rastet e falsifikimit i janë dërguar prokurorisë”, tha ai.

Në skemë aktuale përfitojnë 560 mijë pensionistë dhe ka një numër të konsiderueshme të dosjeve të parregullta me ndryshime të vjetërsisë në punë.

Pastrimi i skemës i parapriu ndërtimit të sistemit të informatizimit ku për secilin pensionist do te jetë lehtësisht të verifkueshme të dhënat duke synuar shmangien e abuzimeve të tilla.

1 komente në “Pensionet e falsifikuara, dëmi në buxhet 500 milionë lekë”

  1. Toni says:

    Po cte bejne njerezit e shkrete. Pune nuk ka per te rinjte qe i dine shume profesione sipas kohes e do gjejne pune xhaxhot qe sdine te bejne asgje. Ne vend qe shteti te mbledh leket e atyre qe jane ne pune e spaguajne siguracione rrit moshen e pensionit. Mbrapsh gjerat ketu si cdo gje tjeter. Lerini njerezit te jetojne te qete ato vitet e fundit te jetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje