Panairi i Ideve/ Rama: Transformimi i shkollave, realitet. Projekt për t’i kthyer në qendra komunitare

10 Qershor 2015, 20:16Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama mori pjesë pasditen e sotme në Panairin e Ideve në Muzeun Historik Kombëtar, në aktivitetin me temën “Shkolla, qendër komunitare”.

Kryeministri Rama shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare në nxitjen e ideve të reja dhe realizmin e projekteve. Kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se transformimi i shkollave është më rëndësi, duke i kthyer ato në qendra komunitare ku përcillen ide novatore dhe nxiten projekte të ndryshme.

“Do të krijojmë një fond të veçantë mbështetje në mënyrë që projektet mos të mbeten peng i burokracive apo vendimmarrjeve të pafavorshme për shkak të mentalitetit. Nëse do të arrijmë ta çojmë drejt e te shkollat këtë qendër komunitare, dhe të mundësojmë financimin e duhur, ky do jetë një revolucion që do sjelle produktet e duhura, dhe do t’i japë një shtysë të fortë kulturës së projektit në Shqipëri”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se, synohet më shumë për nxitjen e të rinjve drejt prezantimit të ideve të tyre, të cilët më pas mund të kthehen në projekte të mëdha.

“Shqipërisë i kushton shumë po kështu dhe të ardhmes mungesa e ideve për projekte. Ndaj sjellja e ideve novatore i bën mirë zhvillimit. Jemi në kushtet ku njerëzit ndjehen të pafuqishëm shpeshherë për të përballuar sfidat e jetës. Edhe të rinjtë e shohin si mundësi vetëm punësimin në shtet, por harrojnë se puna në privat, vënia në jetë e ideve e projekteve është padyshim një mundësi e madhe. E vetmja rrugë për t’ia dalë është kapaciteti për ta zhvilluar në një projekt ëndrrën apo idenë. Ajo që po bëjmë me shkollën komunitare është një hap i parë drejt hapave të tjerë të zhvillimit”, u shpreh Rama.

10 komente në “Panairi i Ideve/ Rama: Transformimi i shkollave, realitet. Projekt për t’i kthyer në qendra komunitare”

  1. dritan74 says:

    Edi Rama !Rrofsh per Zotin rrofsh!

  2. mira says:

    Kjo mundesia e madhe qe te jep venia ne jete e ideve, si dhe qe te rinjte te mos shohin mundesine e punesimit vetem ne shtet, Rama me siguri qe e ka nga eksperienca personale qe ka shkelqyet ne pune private.

    Vetem nje ultrafashist si Pinocheti e ka bere, e nisi dhe saliu i serbeve qe e do Shqiperine te menderosur, po e bitis Piktori i Rilindjes, Reformen ne arsimin e larte.
    Eshte ironi dhe hipokrizi e madhe dhe TURP per ate palo parlament nese lejon dhe kalon kete palo reforme,
    Nje maxhorance qe ka marre ” nje miljon shupllaka” votat te majta, ben politika jo vetem ekstra te djathta, por tipike fashiste.

    Klanet brenda qeverise ( per te mos thene vet ajo)kane interesa ne kete shreforme. Ndoshta ne periudhen kur studente jane te shperqendruar me sezon provimi si dhe perpara pushimeve, si hajnat, ashtu si bene edhe me ndertimet mostra prej BETONI poshte Diges se Liqenit, mund ta kalojne ligjin, por studentet do te kthehen perseri ne shtator dhe kjo pune nuk mbaron ketu!

    E vetmja gje qe nuk e kam te qarte eshte se sa i pergjegjshem dhe i ndergjegjshem eshte ky kryeminister me keto veprime?

  3. Alma says:

    Kjo eshte nje risi qe sjell nje fryme pozitive tek te gjithe, u pa edhe me kokurset per projekte te shpallura qe fituan ato projekte qe me te vertete e meritonin dhe kjo eshte per tu lavderuar e per tu vleresuar!

  4. vesa says:

    Sic e tha dhe Erioni, kur i ben punet me perkushtim e dashuri, nuk ka nevoje as per fonde apo investime shtese, por me disa ide sjell pune te medha qe i sherbejne komunitetit, qe nxenesit mos te shihen me vetem si objekte apo kavie, por si qenie sociale, per t’i dhene gjithe hapesiren qe kane nevoje per te zhvilluar talentet e tyre.

  5. zamira says:

    Transformimi i shkollave ne qendra komunitare eshte nje ide promovuese dhe zhvilluese per kthimin e institucioneve arsimore te vendit ne qendra ku bashkepunohet dhe nxitet partneriteti per zhvillimin e plote te cdo nxenesi ku ky i fundit eshte ne qender te vemendjes sa i perket te gjitha veprimtarive qe qe organizohen ne keto institucione edukuese.

    1. leda says:

      Bravo qeverise per lancimin e kesaj iniciative kaq te mire per nxenesit shqiptare duke mbeshtetur dhe transformuar shkollat ne ambiente me gjitheperfshirese dhe me te hapura per komunitetin. Kjo iniciative per rikthimin e kultures komunitare eshte nje kthese e rendesishme per reformimin e sistemit arsimor dhe permiresimit te cilesise se tij.

      1. tina says:

        super lajm per gjithe sistemin arsimor te vendit pasi ky sistem ka nevoje imediante per shkolla komunitare duke i dhene me shume mundesi nxenesve dhe te rinjve per te qene me gjithperfshires dhe per te ndihmuar ne arritje me te mira te te rinjve ne veprimtarite brenda dhe jashte orarit mesimor ne vjen mire qe per here te pare permiresimi eshte prioritet qeveritar permiresimi dhe rritja e performances se te rinjve brenda dhe jashte orarit mesimor

        1. ergi says:

          vendim per tu pershendetur ky i qeverise rama per transformimin e shkollave ne qendra komunitare duke qenese ne ditet e sotme shkollat jane kthyer ne institucione te mbyllura qe permbushin vetem nje funksion te vetem ate te mesimdhenies,nderkohe qe transformimi i tyre ne qendra komunitare i jep nje nxitje te re duke bere qe ato te funksionojne si institucione ku bashkepunohet dhe nderveprohet duke aftesuar me shume nxenesit per te marre pjese dhe kontribuar ne komunitetin ku jetojne

  6. Mirenjohesi says:

    Hahaaaaaa……përrallat e Edvin-Nikollës

  7. Din Shumi says:

    Alma, Zamira, Ergi, Tina, Leda po nuk u lodhe moj zuske se mari neper goje qeverine?
    Po I plasi trapi (ne andropause) Rames per panair idesh inovative. Adelina Greca do beje konkursin nderkombetar belg per ide panairesh dhe Jo panair idesh. Me pas eshte konkursi nderkombetar belg per komunitetin qe do konkuroje per panairin. Pastaj Atelier Albania do shpalli panairin ideor komunor qe do marri pjese ne konkursin e Peleshit nderkombetar me pese studio .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje