Beqaj: Cdo muaj transparencë rimbursimeve të barnave

6 Qershor 2015, 15:59Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë merr masa konkrete për mospërsëritjen e abuzimeve me barnat e rimbursueshme.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj inkurajoi organet e hetimet për të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e abuzimeve me  recetat e barnave rimbursueshme.

Duke iu referuar masave konkrete, Beqaj tha se “çdo muaj, ministria e Shëndetësisë do të bëjë transparencë të plotë të të gjitha rimbursimeve që Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, kryen për çdo farmaci”.

Gjithashtu, do të bëhet publike sasia e barnave të rimbursuara, vlera financiare për të gjithë rimbursimin në vend, lëvizja e barnave me rimbursim nga importues- shpërndares farmaceutikë. Raporti do të jetë publik dhe do të postohet çdo muaj në faqen online të fondit të detyrueshëm”.

Beqaj nënvizoi se “ne si ministri duhet të mendojmë edhe për zgjidhje afatgjata që të shmangim çdo tendencë për abuzim ndaj qytetarëve, nëpërmjet recetës elektronike, për të rritur transparencën.

Ndaj brenda këtij muaji kemi ngritur një grup punë për zbatimin e këtij projekti në Durrës fillimisht e më pas në të gjithë vendin”.

14 komente në “Beqaj: Cdo muaj transparencë rimbursimeve të barnave”

  1. alo1 says:

    Ik ore hajdut ordiner. Ti mire qe vjedh mjeksine por edhe IT. Ske lene tender pa futur ish firmen tende si fituse. Pastaj ke dy.vjet minister, tani more vesh qe duhet transparence?

    1. alo2 says:

      Hajdut ordiner the !?
      Eshte ordiner dhe i pafte.
      Tamam shok per Edi Ramen.

      1. mandi says:

        Bravo keshtu duhet te vazhdohet lufta kundra korrupsionit. po tregohet qe deshira edhe vullneti qeverise nuk po mungon! seshte e njejta kohe kur abuzohej me tvsh e ilaceve!

        1. nisa says:

          Ka ik ajo kohe kur Kryetaret e partive benin ligjin edhe ishin me te fuqishme se vete ligji. dje sot edhe neser do tregohet qe ligji eshte i njejte per te gjithe edhe keshtu do vazhdoj!

      2. romela says:

        Po veme re nje angazhim te gjithe institucioneve per te luftuar korrupsionin ne cdo hallke, por sidomos ne shendetesi ku nuk eshte bere asgje deri me sot dhe korrupsioni ka qene i mirekopsitur, me skema manipulative nga me te ndryshmet, tashme nuk tolerohet askush, te gjithe te pergjigjen para ligjit dhe te ndeshkohen, qe te mos perseriten me ne te ardhmen.

        1. fitimi says:

          Strukturat antikorrupsion te ngritura po tregojne eficence dhe jo per te bere “sikur”. Te ndeshkohen te gjithe hajdutet qe shperdorojne fondet publike e te behen shembull qe te tjeret me pas te mos guxojne me te tallen me shqiptaret. Si nuk paskan pas te nginjur, edhe me jetet e njerezve keta maskarenj jane tallur, bravo beqajt qe nuk po ben leshime me asnje.

          1. ketrin says:

            Institucionet jane bere si njesi urgjence, nje indicie me e vogla ve ne alarm te gjitha strukturat e administrates per te luftuar korrupsionin, duke hedhur bazat e nje shteti ligjor, ku bie kultura e pandeshkueshmerise, per nje vend me te mire per te ardhmen e brezave te ardhshem.

    2. klajdi says:

      kjo eshte lufta ndaj korrupsionit edhe duhet vlersuar per kte kjo qeveri. ska llafe me shume. kjo eshte kontrata qe alenaca per shqiperine europine nenshkruan ne 23 qershor do luftonte korrupsionin edhe frytete po e tregojne!

  2. Andos says:

    Te kete kontrolle rigoroze ne cdo muaj. Eshte per tu pergezuar rasti i denoncimit te abuzimit me barnat e rimbursueshme. Ka marre fund koha kur abuzohej haptazi me TVSH-te. Eshte per tu vleresuar ministri Beqaj i cili menjehere u distancua nga ky akt.

  3. nila says:

    Elbasani eshte me i korruptuari sa i perket ilaceve se Pipi kishte grupin e vet ketu te lidhur qe me PD ne pushtet

  4. Boss says:

    Cfare do beje transparente ky kur cmimet e barnave jane transparente sepse gjenden mbi pulle. Vlerat e rimbursimit per cdo medikament jane transparente pasi jane te publikuara online sipas listes.

    E vetmja gje qe i ka mbetur pa bere transparente jane diagnozat e pacienteve si dhe barnat qe ata marrin per cdo muaj apo te ardhurat e farmacive nga aktiviteti i tyre… Por ka nje problem qe keto te dyja Beqja nuk mund ti beje dot publike sepse ka nje ligj qe mbron privatsine, diagnozat e pacienteve si dhe te ardhurat e bizneseve.nese Beqja do bente kete gje do shkelte ligjin keshtu qe mos te beje shume tymnaje…

  5. Likja says:

    Kujdes me Like Floririn. Eshte ai pa jane hajdutet e barnave.

  6. JONA says:

    Tender:

    Date 13 korrik 2015

    KONCESION I HEMODIALIZES PER 10 VJET:

    VLERA 8.622.931.792 (Pa TVSH)

    Fituesi MONTAL (Skender Lufi + Agron Lufi +/BIOMETRIC

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje