Zonat turistike ku do të hapen 22 qendrat e reja shëndetësore

2 Qershor 2015, 10:45Sociale TEMA

Nga nisja e sezonit turistik në Shqipëri deri më 31 gusht, në pothuajse të gjitha zonat turistike, do të funksionojnë për herë të parë 22 qendra shëndetësore, të cilat do të jenë në shërbim të turistëve.

Për Drejtorin e FSDKSH-së Astrit Beci këto qendra do të ofrojnë shërbim të pandërprerë gjatë sezonit veror, duke filluar nga barnat, materialet mjekësore, personel mjekësor (2 mjekë dhe 2 infermierë) që do të kontraktohen për këtë periudhë në qendrat shëndetësore që ndodhen pranë lokaliteteve turistike.

Këto qendra do të kenë mjekë dhe infermierë për shërbim të pandrerprerë. Fondi që do të akordohet është 60,5 milion lekë që do të përdoren për barna dhe materiale mjekësore, ambientet dhe personelin mjekësor për këto qendra shëndetësore.

Fondi po shikon mundësinë e financimit të shërbimit të pandërprerë përtej këtij afati, pas kërkesave të bëra gjatë vizitës së ministrit të Shëndetësisë dhe drejtorit të Fondit në disa qendra shëndetësore alpine, ku sezoni vijon përtej datës 31 gusht.

Qendrat shëndetësore që do të kenë shërbim të pandërprerë gjatë sezonit turistik janë që nga Valbona deri në Ksamil.

Zonat turistike që mbulohen me qendra shëndetësore

Valbonë Theth

Razëm Velipojë

Shëngjin Plazhi i Currilave

Plazhi Durrës

Gjiri i Lalzit

Shkëmbi i Kavajës

Plazhi Golem

Mali i Robit

Plazhi Divjakë

Plazhi Darëzes

Plazhi Zvërnec

Plazhi i Vjetër

Plazhi i Radhimës

Plazhi i Dhërmiut

Plazhi Himarë

Plazhi Qeparo

Plazhi Ksamil+Pasqyrat

Plazhi i Vjetër

Plazhi Pogradec

3 komente në “Zonat turistike ku do të hapen 22 qendrat e reja shëndetësore”

  1. gjyshja says:

    Ngritja e qendrave shendetesore afer plazheve ne kete sezon veror eshte nje hap shume i rendesishem. Keshtu do behet me e lehte dhe me e shpejte dhenia e ndihmes se pare per te gjithe ato pushues qe do hasin probleme gjate pushimeve. Keshtu pushesve u eshte plotesuar edhe nje kusht i domosdoshem vec kushteve te tjera.

    1. Aleksander says:

      Kjo nisme ka si qellim te sajin qe kushtet e pushuesve te huaj e vendas qe vizitojne bregdetin tone te jene sa me optimale. Ngritja e ketyre 22 qendrave shendetesore, pastrimi qe po i behet vijes bregdetare, garantimi i ujit te pijshem per te gjithe bizneset e apartamentet e pushuesve, sherbimi sa me cilesor ne restorante, te gjithe keto elemente ndikojne ne rritjen e numrit te turisteve vendas e te huaj .

  2. geri says:

    kudo ku do ket turista do ket dhe qendra shendetsore. ishte e nevojshme nje investim per te rritur cilesine e turizmit. aq me teper qe shpesh kan ndodhur fatkeqesi si pasoje e mungeses se ketyre qendrave aty prane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje