MSH prezanton recetën elektronike, e-Barna dhe kartën e shëndetit/ Dako: Teknologjia, lokomotivë që do ul korrupsionin

30 Maj 2015, 17:35Sociale TEMA

Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar risitë më të fundit për përdorimin e shërbimeve të shëndetësisë elektronike. Ministri Ilir Beqaj ka zgjedhur qytetin e Durrësit për të njohur qytetarët me sistemet e recetës elektronike, kartës së shëndetit dhe aplikacionin e-Barna. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe krytari aktual i bashkisë, i cili garon për një mandat të katërt në qytetin bregdetar, Vanxhush Dako.

“E mirëpresim këtë projekt, i cili është një projekt i avancuar në fushën e teknologjisë së informacionit dhe ju premtoj qytetarëve të Durrësit që qyteti ynë do të jetë lokomotikë e teknologjisë së informacionit sepse besojmë te inovacioni, sepse nëpërmjet inovacionit rrisim transparencën, ulim radhët e gjata dhe mbi të gjitha luftojmë hapur korrupsionin”, tha Dako.

Ndërsa ministri Beqja tha se zbatimi i plotë  këtij program do të reduktojë maksimalisht abuzimet.

“Çdo mjek apo farmacist, me zbatimin e plotë të këtij program, do të ketë një instrument që do ta lidhë në kompjuterin e tij dhe nga ky moment çdo gjë që ai do të nisë do të jetë e fimosur dhe e vulosur dhe do të jetë vetëm e tija. Kjo do të bëjë të mundur të kufizohet pjesa letër dhe do të reduktojë maksimalisht hapësirën që me këto letra të ketë abuzime”.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe ministrja Milena Harito, e cila tha: “Inovacioni është kryefjala e përpjekjes tonë për modernizimin e shtetit dhe në këtë pikë kemi një qasje shumë koherente, shumë të integruar, ku sigurisht ministria e Shëndetësisë ka pasur një rol shumë aktiv.

Qeveria si lokomotivë e Inovacionit ka bwrw shumw për të modernizuar shtetin dhe vetveten. Në këtë pikë jemi mjaft mirë krahasimisht me vendet e rajonit dhe kemi ndjekur prej disa vitesh një model që quhet modeli estonez, pasi Estonia është vendi më i përparuar në këtë fushë”, theksoi Harito.

Përdorimin i teknologjisë synon rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe  vlerësimit të performancës.

 

 

2 komente në “MSH prezanton recetën elektronike, e-Barna dhe kartën e shëndetit/ Dako: Teknologjia, lokomotivë që do ul korrupsionin”

  1. dado says:

    Asgje e re. Ka funksionuar qe perpara 2013

  2. bora says:

    ky beqja eshte bere nje hajdut i madh.mjeksine falas ku e ka.me leket e shqiptarve po tallet se nuk ka bere asgje per shendetsine dhe spitalet.tani per fushate del me ca projekte absurde qe nuk i beson askush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje