A është kjo letër prekëse e një djali 14-vjeçar drejtuar Ramës, e stisur?

29 Maj 2015, 17:01Sociale TEMA
A është kjo letër prekëse e një djali 14-vjeçar

Spitali i Korces

Në disa media pasditen e sotme është publikuar letra e një 14-vjeçari nga Korça, drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Në të ai i ankohet kryeministrit pse i kanë pushuar të atin nga puna.

Letra, e cila është botuar kryesisht në mediat pranë PD-së,  është emocionuese, por duket paksa e stisur.

Djali shkruan se prej një kohe të gjatë është i sheqtësuar për të atin dhe nuk fle.

Ai thotë se edhe i ati i ka dërguar disa letra kryeministrit.

Por, në letër ai shkruan se i ati është shkarkuar vetëm…ditën e sotme.

Letra e plotë      

Te nderuar Z. Kryeminister Edi Rama Zv. Kryeminister Niko Peleshi Minister i Shendetesise Ilir Beqaj.

Quhem Vangjel Nikolla Nunka, jam 14 vjec nga Korca.

Kam nje kohe te gjate qe ndjehem shume i shqetesuar dhe nuk fle naten per babin tim te dashur, sepse nuk kane te mbaruar hallet dhe shqetesimet e tij.

Babi im eshte nje mjek Kirurg i Specializuar ne shume vende te Botes si Itali, Japoni, Gjermani, Austri, Bullgari etj.

Ai zoteron shume gjuhe te huaja dhe me pasion te madh dhe sakrifica, ka sjelle te reja te shkences kirurgjikale ne qytetin tone.

Nuk e kuptoj pse duhet te vuaje ai kaq shume???!

Sot ne mengjes ju komunikua nga Drejtoria e Spitalit, prishja e kontrates se punes dhe nxjerrja e tij ne mes te kater rrugeve si te papune.

C’fare paturpesi dhe hakmarrje eshte kjo ndaj familjes time?

Pse duhet te vuaj une kaq shume ne kete moshe te mitur duke e pare cdo minute deshperimin e prinderve te mi te dashur?

Oh sa keq po ndjehem!

Zoterinj Qeveritare, pse heshtni dhe nuk pergjigjeni ndaj letrave te babit tim, duke e lexuar qarte te verteten e shprehur ne ato letra prej tij.

Mos lejoni kete padrejtesi te turpshme ndaj babait tim, dhe te behet shkak i vuajtjeve te pafund te familjes time.

Ke duhet te vrase ndergjegjia qe une ne kete moshe te vogel te pesoj tronditje kaq te madhe shpirterore per kete hakmarrje te shemtuar qe po i behet familjes sime te ndershme.

Jam shume i sigurt se nuk ka njeri me te Ndershem se babai im! Ju lutem shume te degjoni thirrjen e nje djali 14 vjec qe kerkon nga ju nje pergjigje sa me te shpejte ndaj letrave qe ju ka derguar babai im dhe zgjidhjen e ketij problemi ai te kthehet ne vendin qe i takon dhe e meriton si kirurg i nderuar ne Spitalin e qytetit te Korces.

Me besoni, po them te verteten dhe ato qe ndjej thelle ne zemren time.

Me repsekt, Vangjel Nikolla Nunka, Korce

58 komente në “A është kjo letër prekëse e një djali 14-vjeçar drejtuar Ramës, e stisur?”

  1. lol says:

    mah vetem 14 vjec nuk shkruan ne ket menyr

    1. Loko-Loko says:

      Babai yt,o djalosh ka xhvatur aq MILIONA leke nga pacientet sa tij sa ti dhe femijte e tu te rroni si mbreter ne ishujt e Karaibeve!
      Babai yt eshte merzitur se ju pre rruga e ryshfeteve,bile edhe ti PO KETE HALL KE!
      Le te punoje privatisht babai yt ashtu sic punojne MIJRA baballare te tjere nga reformat radikale te Berishes!

      1. ana*** says:

        Pergjigje me se e goditur!!! Ju thoni ne Karaibe??? Jo, jo ne Hene familisht te shkojne me pushime prape ju dalin dhe ju mbeten!!!! Le ta provojne edhe keta njehere se çdo te thote i papune dhe te llogaritesh leket e bukes per femijet, qe e kishim dhurate nga Z. Sali !!!!!!Me gjitese nuk ka per te mbetur pa buke familja e tij se besoj ka rezerva per 4 breza!!! Pse nuk ka burrerine ta kerkoje vete te drejten por “fshihet” pas fjaleve te femijes? Kujt i vjen keq per kete doktor ose dhe per doktore te tjere do te thote qe nuk ka pasur kurre pune me spitalet.Ata qe flasin per administrate te korruptuar ndodhta kane te drejte, sepse po vazhdojne ne pune po ata pisa te Sales pa le te thote ai mashtruesi qe me hoqen militantet, se me sy ne balle jemi dhe po shohim ne pune ate qe ishin.

        1. renu says:

          Kete leter dergoja babit tend djalosh.Nese shqetesimin e vet babai ta perjell ty ai qenka me probleme.Jam i sigurt qe kete leter nuk e ka shkruajtur ky djale.Prinderit nuk duhet te ngarkojne me stres femijet sidomos adoleshentet.Nqs ky paska bere kaq specializime si mjek ky duhet ta dije me mire se askush tjeter kete pune.Keto histori qe feminet ndjehen keq per problemet e prinderve eshte e stisur.

      2. Iliri pe Korce says:

        A e njeh njeri nga ju kush eshte Niko Nunka? Nje palaco njeri dhe nje mjek medioker, mashtrues dhe hajdut. Pervers dhe pedofil ne jeten personale dhe i korruptuar dhe i paafte ne jeten profesionale. Ka shkuar ne Japoni nja 2 jave dhe thote qe kq bere specializim atje. I njohim keto skema. Arsyet pse i kane prishur kontraten kerkojini si gazetare dhe do te zbuloni me cfare keni te beni.

  2. stefi korcari says:

    pse perdoren femijet ne raste te tilla. Me vjen keq per sa ndodhi.
    Ne 2007 Gerta Picari me nje firme largoi nga puna 350 punonjes,ndermjet tyre edhe mua qe kisha nga 1991 ne sistemin tatimor. Femijet e mi atehere ishin me te vegjel se 14 vjec.Kurkush nuk morri mundimin te na ndihmonte,te na ofronte pune .Femijet e mi pa dyshim e ndjen kete largim por ata me dhane force per te ecur perpara.Prandaj ky rast me duket mese banal,prandaj me duket e neveritshme te futesh femijet ne kete loje

    1. anananananananna says:

      Kjo letra edhe mund te jete e stisur, po s’na thate gje per foton e grides si ishte?!

    2. Shqiptari says:

      pershendetje Stefi – kam respektin me te madh per cka shkruan dhe edhe vete kam perjetuar (si femije) deri diku cka shkruan ti.

      POR, i nderuar Mik – ketu duhet ta gjeme forcen ! Une e urrej sahale vicidolsin, dhe urrejtja per kete qen me ka filluar tamam kur solli percarjen ne Kombin Shqiptar ! E urrej tamam per keto metoda qe ai qen, bashke me fatos nanon sollen ne Shqiperi !

      POR une do urreja edhe Edi Ramen nese ai do vepronte si sahale qen vicidolsi !!!
      Ti Stefi, je vete Prind dhe ate qe ka perjetuar Familja jote, sepse atehere ne krye te vendit kishte KRIMINELA, ti nuk do ja uroje asnje Shqiptari. Per kete jam i bindur, duket nga menyra e kulturuar si shkruan.

      E stisur apo jo kjo leter, une personalisht ndjej trishtim per hallin e kesaj Familie dhe e perkrah ne maksimum kete djale TRIM dhe Azgan. Qofte e vertete kjo leter dhe une do ndihesha krenar per kete Shqiptar te vogel. Mos u detyrofte ky Shqiptar i vogel te marre rrugen e mergimit apo droges per ti vene shpatullat Familjes se tij !!!

      Personalisht e kam nje ze, e kam nje Vote edhe une :

      Edi Rama, te lutem si Shqiptar qe beson dhe deshiron ne nje te ardhme me te mire, fut ne BURG sahale qenin dhe bej cmos qe 14 vjecaret ne Shqiperi te mos detyrohen te shkruajne te tilla letra.

  3. Bardhi Tolabi says:

    -Se pari,kjo leter nuk eshte e shkruar prej ketij djali te mjekut Niko Nunka.Jo vetem stili,por edhe shtrimi i problemit nuk eshte i nje femije 14 vjec.
    -Se dyti,problemet e punes,te letrave qe shkruan mjeku Nunka dhe i konsultoka paraprakisht me djalin e tij,femije 14 vjec,tregon se mjeku Nunka paska deficite mendore.
    Se treti,perbetimi i femijes per ndershmerine dhe aftesine e babajt te tij,nuk eshte perbetim i djalit,por eshte “perbetim” i vete mjekut Nunka,”aftesite” e te cilit i njohin mire Korcaret qe i kane hequr ne kuriz te tyre.
    Dhe se fundi,le te behet nje investigim prej gazetes,per ankesat dhe shkeljet e vazhdueshme te ketij mjeku dhe aty do te dale e verteta e “aftesive” te tij dhe e “verteta” e kesaj letre…

  4. Genti says:

    Nese e kane hequr nga puna padrejtesisht ju gazetar verifikojeni dhe bejeni ceshtje, nuk mund te hiqet dikush nga puna per perkatesi politike, vendet ne administrate nuk jane te militanteve por te njerzve te afte dhe te kualifikuar. Shpresoj dhe kam besim se qeveria e stome nuk do beje gabimet e paraardheseve te tyre, ne te kundert nuk do kete me shprese per askend.

  5. R says:

    Me falni po sme dalin ca llogarira. I ati i ketij djalit ditka shume gjuhe te huaja dhe paska bere specializime ne shume vende te botes si ITALI, GJERMANI, JAPONI… dhe paska rene ne depresion sepse i paskan prishur kontraten e punes ne nje spital te Korces. Meqe eshte kaq i zoti pse nuk gjen nje pune ne GJERMANI, ITALI, JAPONI APO NE ATO VENDE QE DI SHUME MIRE GJUHEN???

  6. enter''" says:

    A eshte kjo idiotesia e rradhes e njerezve si puna juaj qe publikojne te tilla gjera???

  7. nji kafe me pak te lutem says:

    Ka ME KEQ AKOMA DJALOSH NUK JE I VETEM QE VUAN, BABAI JOT SOT U PUSHUA NGA PUNA, PO JAN ME MIJRA BABALLARE TE MOSHATARVE te tu QE KAN VITE E VITE PA PUN, Babai jot duhet ta shpiegoj qe ne kapitalizem ne asnje vend te botes nuk ka pun te garantuar, se tek e fundit ky esht sistemi kapitalist qe ndertoj saliu dhe fatosi,ata voglushet nga shtat e tet vjeç djem e vajza qe shesin paketa e kikirika nuk dalin per biznes, dalin per buken e gojes,aq sa te pa pun ka ne kte vend aq fmi ka qe nuk i ze gjumi naten,jeni me te shumt ju qe rrini pa gjum sesa ata qe flen si gjingja neper vila qindramilionshe si xeni saliut me shok, thuaj babait tend te tregoj per te mirat por edhe per te kqiat e kapitalizmit, vet e kerkuam kte sistem dhe po vuajm po vet ate qe i bem kismet vetes, kur na fusnin te terve ne pun qaheshim pse punojm shum kur skemi pun qajm pse skemi pun, kjo esht jeta djalosh behu i fort te behesh politikan qe te jetosh mir te mashtrosh te vjedhesh dhe te abuzosh se ky esht morali sistemit kapitalist, kush nuk mashtron kush nuk vjedh kush nuk meret me politik do mbetet rrugeve do rri pa gjum,po ben mir te na thuash dhe arsyen pse e pushuan baban tend nga puna kur ka kaq shum diplloma dhe eksperienc mos ka mar rryshfet,mos ka abuzuar me profesionin, se zanati mjekut esht i kerkuar dhe nuk ka shteti lluksin te tallet me mjeket aq me teper kur jan kaq te zot sa yt tat,pyete njeher me marifet babin kush ishte arsyeja e vertet te pushimit nga puna he te keqen xhaxhi.

  8. BERISHA LARGOHU, KURSE POPULLI DO TE BENTE KRIM TE RIKTHEJE BERISHEN DHE BASHEN NE PUSHTET. says:

    PD perdor edhe femije me nenmoshe per te bere opozite kamikazesh, ky eshte terror i Sali Ram Berishes, por do te kemi edhe te tjera ne te arrdhmen.

  9. 29052015 says:

    Vangjelit te 14 vjec,ne te vertete, i vjen keq se i ati nuk i pergjigjet financiarisht si me pare. Nuk ka lek i shkreti per te bere ato qe bente me pare… Cfare jane keto letra, ky pseudokirurg eshte mesuar vetem te vjedhe, dhe kete e di shume mire, sepse i iku shanci te vjedhe me teper. Do me vinte keq per ndonje fukara, por per nje te tille sja vlen te mendosh.

    1. Elpiniqi says:

      O djalosh i varfer!
      Meqenese qenke 14 vjec LE TE MARTOJE BABAI me ndonje vajze te PASUR si historia e Cajupit dikur!
      14 vjec dhenderr dhe ti bie rehat me te gjitha!!

  10. Tomorri says:

    Si nga shkrimi si nga permbajta me duket pak jo reale.Nje kirurg,intelektual ma do mendja qe i ka te gjitha mundesite mendore dhe ligjore te mbroje veten e tije dhe te mos ngaterroje djalin e vogel me probleme qe nuk i takojne,se keshtu i bje qe te gjithe atyre femijve qe ju kane pushuare prindin nga puna ankesen duhet ta bejne femijet,por ne kete raste edhe mund te kete bere vaki.
    Une di nje gje si drita e djellit:Sote nga puna nuk te largon njeri pa arsyje shume ta forta dhe te argumentuara,ndryshje te gjithe PD-istat do ishin ne rruge,kur rezulton qe ata jane te gjithe ne pune.
    Shikojeni vete ket pune se ju e dini edhe arsyjen me mire se ne.

  11. Arbnor Drenaj says:

    Ndoahta sot ja kane dhene letrat, pasi presioni ka ekzistuar dhe mjeku e ka dite qe do e heqin nga puna.Ndoshta i ka dale ne krah Gjergj Meros.Se ne spitale e shkolla po bahet nami nga pusht(etaret) per vota ne favor tyre.

  12. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Sa letra duhet te kishte lexuar Berisha,aq te mira qofshin !

    1. Inspektor says:

      Jo se kam ndonje simpati te vecante per Berishen, por te jem i sinqerte me ty (bashke-komentuesi i mesiperm) Berisha ka lexuar nje mesazh timin ku i shprehja nje shqetesim (hallet te bejne te trokasesh edhe aty ku s’do) dhe me ka kthyer pergjigje ne mes te nates. Megjithate kjo eshte jashte kontekstit te artikullit. Nese problemi qendron se letra eshte e stisur apo e vertete (dhe nuk perbeka problem nxjerrja ne mes te kater rrugeve e nje kryefamiljari), atehere ngelet qe vetem te vertetohet si rast… shume e thjeshte!

  13. niazi,.'. says:

    Jam plotesisht mbeshtetes i autorit te vogel tekesaj letre….nuk i di shkaqet e laegimit te te jatit nga puna …..por si prind femije i ndiej thelle ne shpirt pasojat…le te behet rasti publik dhe te shikohen te gjitha kriteret…
    (por per nje gje jam i sigurt si buka qe ha)NUK KA SHKAQE PARTIE….nuk kuptoj qe letra eshte bere publike tek RD….Gabim ky ndoshta i stisur i djaloshit….se e njoh personalisht familjen ne fjale…

  14. albani says:

    Une nuk mendoj qe letra eshte e stisur.
    Eshte turp qe cdo shqetesimi dhe drame njerezore duhet ti veshim dhe petkun e nje force politike,aq me teper kur kemi te bejme dhe me dramen shpirterore te nje adoleshenti,i cili si adoleshent qe eshte mund ti jape dhe fund jetes se tij qe te preke zemrat e nxira katran te atyre qe ai permend ne leter.

    1. hija says:

      ore nje gje skuptoj une
      Ai djalka thot qe paska net pa gjum se esht ne mes te 4 rrugve dhe ketej nga ana tjeter thot qe sot e paskan pushuar nga puna te jatin. Mund ta sqaroj dot ndonjeri kete gje ???

    2. beni says:

      o alban nuk hyn politika ketu.Por meqe letra eshte botuar tek RD eshte 100% e stisur.Mjeku qe paska studjuar ne ITALI,JAPONI,gjermani,austri,bullgari,etj…si ka mundesi nuk gjeka pune ne te gjitha keto shtete.POR AI DO NE SHQIPERI SE ATJE FITOHET ME SHUME ME LEKET QE MARRIN NGA POPULLI.OSE DO JETE I PA AFTE DHE DO JETE NDONJE PARTIAK QE NE KOHEN E SALI QENIT PASKA BERE GJITHE KETO SPECIALIZIME QE ME DUKEN PAK SI SHUME

      1. albani says:

        beni
        Sidoqofte nuk ka rendesi te madhe,por te vogel ajo se ne cilen gazete e ka botuar letren djali.
        Une analizova gjendjen e djalit me shume dhe pothuaj aspak te babait te tij,dhe nuk e di se sa u kuptova por doje te theksoja pandjeshmerine e pushtetit dhe qeverisesve ndaj akteve te tilla,kemi pasur dhe shume raste me te keqia akoma,vetevrasje per pushime nga puna apo mospagim energjie,familje shtate anetareshe pa asnje te ardhur dhe asistence dhe shume te tjera,perse duhet te arrihet deri aty.
        Megjithese duhet thene qe as per keto raste keta mafiozet tane nuk duan tja dine dhe nuk e vrasin fare,THJESHT PUSHTETI YNE ESHTE KAPITALIZEM I EGER MAFIOZ DHE I PANDJESHEM.
        NUK KA TE BEJE POLITIKA,PD-ja ISHTE ME KEQ NGA KETA AKOMA,PRANDAJ DHE DO TE BEJNE SHUME KATERVJECARE QE TA MARRIN PUSHTETIN,JO SE KETA MUTER TE RILINDJES JANE ME TE MIRE,POR SEPSE POPULLI NUK KA ALTERNATIVE TJETER,NDERMJET DU MUTERVE DO TE PREFEROJE ATE QE MBAN ME PAK ERE.
        E BERA BAJAT FARE ME DUKET.

        1. Shqiptari says:

          nuk e bere bajat jo – fute pak si shpesh here fjalen mut …, por ngaqe e lidhje me politikanet dhe Shqiperine e sotme, te gjithe dakort jane (per fat te keq).

          Jemi bere kafshe o njerez :-(( na ktheu sahale qeni ne shpellare .., pak nga pak, dite per dite, pa e kuptuar as vete, per 25 vjet rresht ?

          Shume te drejta pikat qe ngrihen !! “nje kafe me pak” i ben nje analize fantastike problemit … por gjithsesi, te gjithe jemi Shqiptare dhe njiheshim per Krenari, Bujari dhe Humanizem … sot, sna behet vone kur shohim hapur mjerim dhe vuajtje – themi vetem, larg nga bytha ime

          Kapitalizmin me gjithe te mirat dhe keqijat nuk e shmangim dot, nuk behemi dot as Kube e as Kine, alternative nuk kemi, POR te pakten te kemi Shtet dhe Qeveri, e jo Xhungel e Maskarallek te skajshem.

          Letra dhe ceshtja duhet te verifikohen … bile do shkoja edhe me tej …, ky femije, nese eshte e vertete, prape fatkeq eshte nese perjeton keto situata edhe sikur babai i tij ta kete vete fajin.

          Per ta bere bajat edhe une … ka nje ligj ne evropi gopi, “denohet kush provokon hajduteri”

          E di qe do talleni dhe mendoni se kam ndejtur shume para fotos se sumdumes sot … por mendoni vetem nje sekonde, perse duhej, qe per 25 vjet rresht, te krijohej nje sistem “vidh te vjedhim sa me shume” ??
          A ka bere ketu krim dikush ??

          A e kishin emrin nano-berish-meta ata kryeqener, kryepushta dhe kryetradhetare te Kombit tim ???????

          1. albani says:

            phhhhh
            Fatkeqesisht ashtu sic thua u katandis Shqiperia nen udheheqjen e ketyre haleve,qe ne nje menyre apo tjeter qeverisin akoma.
            fatkeqesisht te tjera tragjedi priten.

  15. liqeni says:

    pergjigje e kesaj letre duhet ta jape instucioni perkates para Z.Rama,perse ka ndodhur ky pushim nga puna,duke sqaruar tane e te biri e ata qe ju interesojne n.q.s ka,per mua pa nje arsye bindese nuk mund te ndodhte pushimi nga puna.

  16. Eric says:

    Nese nje 14 vjecar ne shqiperi shkruan me kete nivel halllall! Kjo rshte shkruar nga nje i rritur idjot qe nuk di te pershtas gjuhen per nje 24 vjecar! Idiotlleqe shqiptare! Komb idiot mos paca njeri! Mjerre ai vend me ata debila

  17. lakja says:

    po te kisha une babin me kaq specializime dhe gjuhe te huaja do ta rrihja perdite nqs do kerkonte pune nga spitali. kryeministri .apo paleshi (ore e njeh mire ti ate babane tend apo jo)

  18. england says:

    Sa 14-vjecare ka ne Shqiperi te tille ku prinderit ose nuk kane,ose lirohen nga vendet e punes,nderkohe qe nen-diktaturen ngelen jetime disa femije kur ish-kryeministri i rrjedhur vendosi te vrase baballaret e tyre,cfare duhet te thone keta jetime qe akoma nuk dine se perse ju vrane prinderit e tyre!

  19. A says:

    Po e marr si te besuar si ngjarje, me te vertete mund te jete mjek kirurg dhe me disa gjuhe te huaja.
    Cfare pret, kur qenka kaq i zoti ne profesion, pse nuk ben kerkesa per ikur ne disa shtete te zhvilluara duke filluar nga Gjermania, qe kane nevoje per profesione te shendetesise ose te mjekesise, por i lutet partiakeve, politikaneve dhe pushtetareve tane te korruptuar dhe mafioz.
    Minimalja e mundeshme mund te beje punen e INFERMIERIT dhe nuk ka nevoje ti lutet dhe ti lepije bithen askuj. Tung.

    1. beni says:

      nuk e kupton qe nje mjek fiton lek me shume ne shqiperi se sa ne gjermani e itali.Mamas time i kerkuan 1 milion leke per te pastruar syte(katarakta quhet ne Itali).E beri ne ITALI falas dhe 50 minuti ne salle.E KUPTON PERSE I DHEMB KAQ SHUME POSTI NE SPITAL NE SHQIPERI

  20. korca says:

    Nje rast te tille kam ndjere dhe une ne familjen time ,nuk isha 14 ,por 10 vjece dhe e besoj shqrtesimin e madhshpirteror qe ndjen ky djale,sepse femijet vuajne me shume ne keto raste .
    Vetem se ngjarja e babait tim eshte e viteve te Enverit dhe letra qe i dergoi babai Enver Hoxhes, nuk u zvarrit por brenda disa javesh u riabilitua perseri .
    I uroj ketij mjeku te nderuar dhe te afte qe te marri nje pergjigje sa me te shpejte nga Kryeministri Rama .
    Heshtja eshte e pafaleshme .!!!!

  21. LORA says:

    Arsyen e prishjes se kontrates se punes,nuk e thote ky “14-vjecari” nga Korca!!!!!!!

  22. Korcar i punesuar says:

    Do ti rekomandonja gazetes “tema” dhe autoreve te letres mos e zgjatin me, por ta lene me kaq. Nuk e di konkretisht rastin ne fjale por mund te them me bindje te plote se asnje mjek kirurg nuk eshte pushuar nga puna as nen kete qeveri as me pare per bindje politike. Arsyet e pushimit te mjekevet kane qene ose per mitmarje ose per paaftesi te theksuar dhe kjo kur ka sjelle pasoja. Me kete nuk desheroj te aludoj per mjekun Niko Nunka.Aq me teper kur drejtori aktual i qytetit te Korces ka qene (dhe ndoshta eshte) idhtar i zjarte i PD por i katapultuar aty nga ministri me te cilin kane te njejtin profesion.

  23. shvejk says:

    Ata 30 000 njerez qe largoi nga puna Berisha ne vitin 2005 a kishin femije? Nese administrata e shikon te arsyeshme te largoje nga puna nje kirurg ,atehere ky i fundit le ti drejtohet gjykates. Por ama kjo nuk ka krahasim me periudhen kur Berisha shkarkonte dhe emeronte personalisht edhe rojet apo sanitaret e spitaleve.

  24. Komentuesi says:

    Nuk di cili gazetar ka bere komentin por nese mendoni se kjo leter eshte e stisur, ju dergoj une nje leter tjeter qe nuk eshte e tille. Me pushoi nga puna nje drejtues tinzar, 1 muaj e gjysem me pare, pas 10 vite pune dhe ende nuk me kthehet pergjigje nga Ministri i Shendetesise. Me dhjetra mesazhe ne faqet antikorrupsion me fakte te detajuara se si ky drejtues tinzar shperdoron postin duke vjedhur me fatura fiktive, e duke kercenuar punonjesit me shkarkim nga puna. Perse nuk reagon Ministria e Shendetesise? Po Kryeministria?Na thuhet te denoncojme korrupsionin por asnje pergjigjet. Cfare interesash mbrohen me kete drejtues buzequmesht i cili nga bankat e shkolles vendoset drejtor ne Ministri dhe pasi mbarset per vite me radhe me 1 milion rroge mujore, emerohet drejtor ne nje tjeter institucion ku fillon me arrogance dhe paturpesi neperkemb punonjesit dhe kryen haptas veprime te jashteligjshme. Perse drejtohen institucionet sikur keta drejtore ta kene prone te babait? Perse behen emerime te tilla klienteliste? Cfare dine drejtore si ky Paulin Kodra qe Ministri i Shendetesise nguron te dergoje ekip kontrolli per faktet e paraqitura? Individe te tille me bicim mastera te UET-se hiqen si eksperte dhe drejtues te pazevendesueshem kur dihet se vendet e punes i kane fituar me klientelizem dhe po ashtu i mbajne. Injorante ne profesion, me ndjenje te theksuar inferioriteti, drejtues qe mefshtesine e tyre e kompesojne me trashje zeri, tinzare e te pabese. Nuk jane te pakte, jane te shumte .A eshte koha ti zbythim? Ndoshta po, ndoshta ende jo, sepse e tille eshte koha. Eshte koha e maskarenjve.

  25. Petro says:

    Ketu ka vetem idioter dhe injorant qe shkruajne.Behet fjale per nje mjek, me specializime jasht, ne perendim, ku duam te shkojme.Dhe pushohet.Per arsye politike ose per ndonje shkelje apo mitmarrje.Ne kete rast te fundit mund te vepronnte prokuroria dhe problemi mbyllej me kaq. Po jo mor te dashur, ketu behet fjale per nje mendim te mykyr mesjetar qe regjimi i Hoxhes e ndriti ne kult.S i donte te shkolluarit ne perendim.Dhe keta, te dy krahet, si vazhdues te tij gjithashtu nuk i duan, megjithese vazhdojne te trumbetojne shkuarje ne Europe.Jo mor miq, keta rruget i kane per ne shkretetirat e Karakumit apo te Afganistanit.Kete fat ka vendi yne.Se mos eshte hera e pare.Do ta paguaj keq vendi nese do te vazhdohet me kete mentalitet.Rrofshin kuadrot e UFOS,VITRINES, KRISTALIT.Rrofshin katrat dhe pesat.Per keto ka vend ky vend.Dhjetat le t i marre Europa dhe Amerika.U shofshi ju injorant me diploma qe shkruani ketu budallalleqe.

  26. baci says:

    letren e ka shkru supermbesa sepse sali mere eshte bere si jovan bregu

  27. Tirona says:

    Eh, kush pjerdh per ty mor djale. Moshataret e tu nuk kane buke te hane, ti qe ne kte moshe ke dale dhjete here per pushime jashte shtetit.

  28. Ore djalke, ti ke shume te drejte me boten tende feminore, dhe logjiken socialpolitike. Pyete babain: a e kujton dot Ai se sa vite ka Shqiperia qe nuk fle rehat naten, ose te pakten ndonje ore edhe diten? 25 vite panderprerje. Pra ka edhe me keq, shume me keq. E cfare te te llafos me shume ty dhe … .

  29. une says:

    Nuk eshte aspak prekese sepse duhet ta kishte parashikuar hajduti i xhepave te pacienteve. Gjithesesi, me gjithe ato gjuhe dhe me atw profesion ai gjen pune kudo tek privati ose ne europe.

  30. the time says:

    Niko nunka nuk te prekte me dore pa i dhene 600 €.
    Sa qe ka arritur ti lere njerezit te vdesin se nuk kishin lek dhe keto jane te verteta se e njoh mire kete njeri

  31. Vini says:

    A esht kaq i zoti sa thote letra ? Ka sa te duash struktura private ne Tirane kryesisht qe po te jewh kaq i zoti paguajne shum her me teepr se ne shtet . A nese ishte i zoti se punonte ne shtet e benin miliona me mjetet e punes te blere me taksat tona e kuptoj pse esht pa gjume .. Jemi ne ekonomi tregu vogelush 14 vjecar ..Nese eshte kaq i zoti me siguri do caje e do jete me mire per te dy .

  32. Bardhi Tolabi says:

    Para pak kohesh,ky Niko Nunka u dergua per ndjekje penale,sepse kishte marre rryshfet prej familjes te nje te semuri.E zune me presh ne dore si i thone fjales,me leket ne xhepin e bluzes dhe e dini si u mbojt Nikua:Nukl i kam pare kur mi kane futur ne xhep.Shkurt,Niko Nunka eshte mjek i paafte dhe rryshfetmarres,por me duket se eshte dhe pak debil nga trute.Ata qe mbrojne ne keto komente nuk jane prej qytetit te Korces,sepse Korcaret e njohin jo sot por prej 20 e kusur vitesh…
    Niko Nunka ka perdorur parane dhe asnje force politike nuk e ka larguar nga puna,por kete rradhe sic duket eshte mbushur kupa…

  33. ari says:

    derra enveri e Stalini jan meta rama te pa shpirt.

  34. semanjaku says:

    Eh guzhin e corbes se prishur cfare gatuan,,,,edhe femijet perdore per te mbjell tym dhe kaos. Po pse mor djale behesh mashe ne duart e njerezve pa moral. A e di ti se sa familje te tera bashke me femijet e tyre per 25 vjet nuk kane ku te flene, nuk kane te hane , jane mbytur ne borxhe neper dyqana,urojne te mos kene fatkeqesi por edhe gezime se nuk I perballojne dote,,,nuk blejne dot asnje tollumbace per vitin e ri,,,dhe vjen kjo leter e nje djali doktori me gjithe ato specializime se e paskan hequr nga puna.ARSYEJA? Mendoj qe Korcaret qe e njohin duhet te flasin dhe te nxjerin te verteten,njekohesisht ministria perkatese duhet te zbardhe vendimin.Cdo pasoje e ka nje shkak.

  35. Tili says:

    Këto lajme dhe këto komente më kujtojnë një komentues sportiv kosovar kur transmentonte nje ndeshje futbolli : Topi ka rënë në baçen e filanit.

  36. padrino says:

    Ky është kapitalizmi, kush është më zoti ha, i dobti ngordh për copën bukën. Dashke kohën e Enverit , diktaturën e proletariatit, që të çonin në punë me hir dhe me pahir, po tani mor djalë, ke lirinë e fjalës, të shprehjes , ç’e do bukën, ngopu me lirinë e fjalës që na solli saliu, me tosin e nanos.

  37. Oli says:

    Ata qe ishin stafi Picarit fhe ju hiqen nga puna , sot bejne ligjin me stafin e ri ne tatime….

  38. Tarras Zhapkoqi says:

    Me siguri qe ky “femije” eshte si puna e atij sebastianos se Sali Berishes. Pasi lexoi letren e Sebastianos Berisha filloi te therriste: Te gjihte jemi Sebastiano, te gjithe jemi sebastiano. Kjo fillozofi e fashizmit pdeist duket me e zeze dhe bie ere edhe me te qelbur sesa llagemet e haleve te dikurshme te Rrogozhines!

  39. vizioni i Bashes says:

    Ky mjek, me gjithë ato tituj e grada (më shumë se Xhelal Mziu !!!), pa e njohur fare, ma do mëndja që është një nga “të bandës” së Saliut, që është mësuar të zhvatë fukarenjtë, duke shkelur ligjin dhe pa ju dridhur dora, siç kanë bërë gjithë “kolegët” e tij (në politikë), në kohën e Sali qenit…

  40. Nardi says:

    Gazetar dhe gazete leshi. Vetem per te publikuar gjera te gateshme. Beni njehere nje investigim se tjetri ka vene emer dhe mbiemer.

  41. Gjoli says:

    Aty do vendoset nje mjek,koti i caktuar nga LSI.Edvini nuk ka me fuqi te beje drejtesi ne kete shtet,se e ka dorezuar PS.Mos hamendesoni,jo i ka shkruar femija,jo nuk ka logjike ky femije,etj,etj,.S’KA ME MERITOKRACI,S’KA DREJTESI,S’KA NJEREZI;NJERIU PER NJERIUN ESHTE UJK.
    A nuk po vertetohet kjo thenie ne keta 25 vjet?

  42. mesila says:

    14 vjec..po ti qenke o djali vangjelit.po ti je per dhender mor djale

  43. timo says:

    Sikur të kishte qenë e vërtetë, do të ishte për të ardhur keq për një njeri me gjithë këto të dhena por,sipas përshkrimit të “djalit 14 vjeçar”, ai paska ndejtur pa gjumë dhe paska vuajtur, si paradhënie për atë që do ti ndodhte të atit sot.

  44. v.duka says:

    ESHTE E PA BESUESHME QE NJE NJERI I SHKOLLUAR NE NIVELET ME E LARTA NE VENDIN TONE , BILES PA E TEPRUAR DO TE THOSHJA I SHKOLLUAR SA DISA DEPUTET TE SOTEM NJEHERESH, TE MASAKROJE NJE FEMIJE, DJALIN E TIJ 14 VJECARE PER TE RRUAJTUR PRIVILEGJIN E VJEDHJES SE HALLEXHINJEVE ME TE MEDHENJE TE VENDIT TONE QE JANE NJERZIT E SEMUR DHE TE VARFER. PSE E BENE KETE MOR NJERIU I FERRRRIT TE DANTE ALIGERIT APO SE TE NDALUAN TE “ZHVATISH GOJEN NGA GJELLA E PESHTIRE” QE ESHTE KORUPSIONI BASDARD QE TE KA KRIJUAR KLIKA ME E SHEMTUAR QE KA NJOHUR Evropa!!!!?

    Nuk kam cfare te theme me pervec te te terheq vemendje qe ta rregullosh menjehere kete shpikje djallezore qe ke vene ne doren e djalit sepse nuk mund te perfytyrohet deme me i madhe se ky qe BABAI MUND TE BEJE FEMIJES SE VETE.

    Me respekt per lexuesin V.Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje