Mali i Zi në mision për të shpëtuar delfinët e ujërave shqiptare të Adriatikut

26 Maj 2015, 20:01Sociale TEMA

Një grup shkencëtarësh malazezë po luftojnë për të mbrojtur habitatin e delfinëve në pjesën shqiptare të Detit Adriatik, duke paralajmëruar se specia po zhduket në nivel alarmant.

Shkencëtarët e Institutit të Biologjisë Detare dhe të Universitetit të Malit të Zi të hënën prezantuan një projekt kërkimor për të identifikuar numrin dhe llojet e delfinëve në pjesën shqiptare të Adriatikut, në mënyrën që të përpiqen të mbrojnë speciet më të rrezikuara në rajon, raporton BIRN.

Misioni i kërkimit në ujërat territoriale të Shqipërisë dhe në pjesën më jugore të Detit Adriatik në kufi me Malin e Zi është organizuar brenda kornizës së programit ndërkombëtar Net Set dhe do të zgjasë një muaj.

Një grup prej pesë shkencëtarësh do të kërkojnë të dhëna mbi numrin, speciet e delfinëve dhe formën e migrimit të tyre në ujërat shqiptare.

“Këto specie janë më të kërcënuarat nga aktivitetet njerëzore në Detin Adriatik në 50 vitet e fundit,” tha kreu i Institutit Detar, Mirko Djuroviç.

Raportet mbi natyrën e konservimit në Malin e Zi thonë se kufiri bregdetar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë është shtëpi e një shumëllojshmërie faune detare, përfshirë katër specie delfinësh.

Delfini i zakonshëm hundëshishe (Tursiops truncatus) është delfini më i hasur. Disa specie balenash janë gjithashtu vizitorë të rastësishëm të ujërave.

Dikur një specie e përhapur në Adriatik, delfini i zakonshëm ka përjetuar një ulje të përgjithshme të numrit në këtë rajon gjatë disa dekadave të fundit.

Në të shkuarën konsiderohej gjerësisht si një e keqe që shkatërronte rrjetat e peshkatarëve, arsye për të cilën shumë prej tyre u asgjësuan. Tani delfini rrezikon të zhduket nga Adriatiku dhe është në Listën e Kuqe të Specieve të Rrezikuara të Adriatikut.

Tashmë qeveritë janë më miqësore me delfinët. Të gjithë mamalët detarë që jetojnë në Adriatik ose që vizitojnë këto ujëra janë nën mbrojtjen e ligjit malazez dhe shqiptar.

Ngacmimi i qëllimshëm, kapja, mbajtja, plagosja ose vrasja e këtyre mamalëve detarë është sot një krim, i ndëshkueshëm nga ligjet vendase me penalizime të rënda.

17 komente në “Mali i Zi në mision për të shpëtuar delfinët e ujërave shqiptare të Adriatikut”

  1. Pelasgian says:

    Kam udhetu ne brigjet e Gentes , delfinet na ndiqnin nga mrapa .

    Qenie nobile , sa raste ka qe ka ndihmu njeriun kur ky i fundit ka qene ne rrezik per jeten .

    Dicka misterioze na lidh me kto qenie kaq inteligjente ( se thrras dot “kafshe” se me duket si ofendim)

    Kemi me biologji detare ne ????

    1. mib says:

      nuk shihni sa te paafte jemi si popull, po mereni me midhjen dhe peshkun

    2. Baftjari says:

      Sigurisht qe jane MALAZEZET sepse ne Institutin e Studimeve Ihtiologjike e kemi mbyllur prej kohesh. Ka pasur shkencetare te rralle aty po kush ua vurin veshin.
      Nuk ka asnje vend tjeter ish-komunist qe te kete mbyllur aq shume institucione shkencore sa ne!

  2. berti says:

    E shkreta gjuha shqipe, edhe ato fjale qe i kishim shqip po i kthejme ne gjuhe te huaj: “mamale detare”… i nderuar perkthyes i lajmit nga anglishtja, duhet te dini se “mamal” shqip thuhet “gjitar”. Shfletojeni nganjehere fjalorin…

    1. Baftjari says:

      Me ke flet dhe ti, o Berti! Keta jane tranguj!

  3. Al says:

    Shumë qenie fisnike me të vertete! Janë mbase mamalet e vetëm që bëjnë kryejnë marrëdhënie seksuale për qejf si njerezit.

  4. don says:

    Uau…sa gazetar i zgjuar, dika edhe gjuhe te huaj. Cfare do te thote ‘habitat’?

  5. Para Laci says:

    Mir mir… gjynah per delfinet po po ja fillojne edhe malazezet si greket… sa te germojme per nafte dhe pastaj marrin gjysmen e shqiperise…

  6. Edhe ne shqipefolesit e universitetit vitrina po bejme nje studim per synetdhekun

  7. gjeloshi nga vermoshi says:

    doni te pshtoni delfint e pafajshem te rreziku nga zhdukja?
    e thjesht! zhdukni shqiptaret!
    tha zbuluesi shkencor Ajnstajn Karamani./

  8. KOCI SELFA says:

    Delfine flasin shqip e dini? Vetem me ne merren vesh se jemi me te lashtet e detit jemi vellezer i vjedhin peshkun peshkatereve nga rrjeta ne i vjedhim komshiut token, lopen, dhine por kur jemi ne dete merrimi vesh me delfine.

  9. Al says:

    Berto unë e pranoj, gabimi im. Gjitarë në shqip ?

  10. Pranvera says:

    Malazezet! as 800000 banore nuk jane,e me ar me i shpetu delfinet,ne detin tone.çka eshte ka behet me shqiptaret.ne vetem rrin,hane dhe jetojm se koti,tak tuk ndonje koment,sa per te then diqka.skishim pas pik gjaku.

  11. A.R says:

    Vertet shume e shemtuar te presim ndihme nga nje shtet mikroskopik si Mali i Zi!
    Jemi katandisur ne egoiste, indiferente, te mbyllur ne boten tone sketerre e mbushur siç eshte me dhune, urrejtje e korrupsion!
    Valle nuk paskan mbetur ne Shqiperi dy dijetare te flores e faunes detare?!
    TURP i madh!

    Andrea Radi

    PS. Autori i ketij perkthimi duhet urgjentisht t’u kthehet librave te gjuhes shqipe, se eshte ne nje nivel shume te dobet!

  12. Illyrian says:

    Te gjithe MAMALËT? Hahaha
    Mos duhet thene gjitaret?

  13. nji uj selite te lutem says:

    Brravo i qoft malit te zi dhe ambientalisteve te saj, shoqatat shqiptare jan me te shqetesuara per seksin si ti bejm njerzit qe mos e njofin fare turpin sesa te interesohen per ambjentin,kjo tregon qe njerzit e shkolluar tek ne bejn shkollen e djallit se ajo i sjell me shum perfitim se studimet njerzore ku rendesi i kushtohet ambjentit,tekne behen emisione pa fund se ne kemi turp ta permendim haptas emrat e organeve gjenitale te njeriut dhe ky esht shqetesimi me i madh i OJQve SHQIPTARE dhe analisteve te ndryshem qe jan mbushur me mashtrus e mashtruse dhe me vagabond pa fund, duhet ti themi mjaft ktyre OJQve te tipit ballauri me degjenerimin e njerezve ne kte vend se u be boz dhe kjo pun dhe njerez te tjer duhet te behen pjes e OJQve njerez me te moralshem dhe me te perkushtuar per ambientin dhe mirqenis se njerezve, se jemi katandisur per turp me kto tema degjenerimi çdo gje ka nje kufi fmit tuaj po degjeneroni i them ktyre pjestarve te ktyre shoqatave me kto tema te shpifura, merni shembull nga shteti me i ri ne bot mali i zi,liria e mendimit dhe e veprimit ka nje kufi gjithmon se ndryshe kthehemi pa dashur ne kafsh,rrespekte per punen e ambientalisteve te shtetit fqinj dhe uroj qe nje dit te dalin dhe tek ne te meren me ambientin njezit tek e fundit shpresoj se kjo vdes e fundit rrespekte.

  14. vizioni i Bashes says:

    Kot e kini, në pjesën shqiptare të Adriatikut, delfinët me siguri “matematike” do të zhduken…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje