FOTO LAJM/ Liqeni i Tiranës kthehet në vend depozitimi për kafshët e ngordhura

1 Qershor 2015, 14:33Sociale TEMA
FOTO LAJM/ Liqeni i Tiranës kthehet në vend depozitimi për

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë parë të largojnë nga Liqeni i Tiranës një gomar të ngordhur.

Fotoja është hedhur nga faqja “Jeta osh qejf” dhe tashmë po bën xhiron e internetit.

Kalimtarë të shumtë që frekuentojnë këtë zonë janë shndërruar në dëshmitarë të ngjarjes së pakëndshme.

Ndërsa Liqeni i Tiranës është një hapësirë pushimi dhe relaksi, ku banorët e kryeqytetit kanë të vetmen mundësi të qëndrojnë në gjelbërim, me sa duket është kthyer në një vend depozitimi për kafshët e ngordhura.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë vërejtur erën kundërmuese të cilën ndjenin sa herë që bënin xhiron e tyre të përditshme në këtë pjesë të Liqenit të Tiranës.

Moskujdesja për këtë zonë kaq të rëndësishme të Tiranë ka sjellë jo vetëm abuzimin me ndërtime rreth saj, por e ka shndërruar në një vend deponimi mbeturinash të ndryshme deri tek kafshët e ngordhura.

22 komente në “FOTO LAJM/ Liqeni i Tiranës kthehet në vend depozitimi për kafshët e ngordhura”

  1. shvejk says:

    Qeka myt Xhelal Mziu.

    1. fjona says:

      Lulit nuk i intereson aspak gjelberimi dhe relaksi ne Tirane, se mos rri ketu ai, tani ne kohe zgjedhjesh eshte neper rrethe e pjesen tjeter te vitit ne Amsterdam, e pse t’i plasi per Tiranen. Ai s’pastroi as mbeturinat inerte, jo me te pastroje digen e liqenit, ai vend eshte perfekt per qokat elektorale per leje ndertimi pallatesh.

      1. isuf says:

        Dhe Bashkia me dembelizmin e vet nuk njeh limite, i vetmi ambjent relaksi qe ka Tirana, lihet si mos me keq, imagjinoni edhe bagetia qe shkon per te kullotur ngordh, ca do ndodhte me qytetaret?

        1. jonela says:

          Gjithe Tirana eshte shnderruar ne kantier depozitimi mbeturinash e gjithfaresoj mbetjesh, se punonjesit e pastrim gjelberimit jane me pushime elektorale. Shyqyr i erdhi fundi makthit te quajtur Tirane te ketyre 4 viteve, qe as kafshet nuk jetojne dot, per ta bere nje qytet te jetueshem.

    2. besnik says:

      Ky eshte nje turp shume i madh per keta drejtues te paafte per te bere qofte dhe detyrat mr minimale dhe me te thjeshta. Jazek ju qofte ajo vote qe ju dhame ne 2011. Te gjithe keta qe bejne nje masaker te tille duhet te denohen me burg.

    3. bobi says:

      ha ha ha aaaaaaaaa shvejk je i madh…..sa kam qesh

    4. marsi says:

      sa gjynah te vihet dore sa me pare mbi kopshtin zoologjik edhe ti jepet fund ketyre pamjeve te tmerrshme me kafshet

    5. nora says:

      turp bashkise per dembelizim dhe mungesen e punes qe po tregon duke mos ditur te kujdeset per te vetmin park qe ka tirana i cili duhet te ishte model

    6. pali says:

      lulit nuk i interesuan gjerat e tjera me te rendesishme do ti interesoj kjo.. e katabisi vendin per 4vite ne nje mjerim

  2. arian says:

    Kurse Shqiperia ne depozitim shpitrash te vdekur, prej shkatrimit te sistemit arsimor, politik , shendetsor e financjar nga ana e pseudo demokratit me teseren e partite komuniste totalitariste, shpellarit berish skizofrenit.Kush nuk ka te ardhme eshte i vdekur.

  3. peci says:

    Ja me keshtu gjerash u mor lulushi keto 4 vite turp i madh , premtoj shum dhe nuk dha asgje!

  4. miri says:

    sa i ppa afte eshte bashkia e tiranes, dhe nje liqen qe ka ne administrim te tirane nuk e miremban. Basha vetem te shaje qeverine dhe ramen e ka mendje dhe jo te punoje per te miren e qytetareve

  5. adi says:

    bobobob .. skemi pse cuditemi cfare nuk mund te presim ne nga lulezim basha ..dhe me keq se kaq

  6. vini says:

    dhe hajde shko nga liqeni per qef ..me kafshe te ngordhura kudo..
    po nejse cte presesh me shume nga nje bashki e paafte qe drejtohet nga njerez te paafte!
    me kto lloj pakujdesisht te ktyre kur te na shfaqet ndonje epidemi ne qytet nuk do ishte cudi

  7. fatjon says:

    ah sa bukur…shkojme per peshk nga liqeni dhe kapim ndonje gomar

    mjere ne per kete bashki idiotesh qe kemi qe edhe per ato parqe qe shyqyr rrojne akoma nuk dine te kujdesen…kur te nxjerrin ndonje balene ndonje dite se kshu si po shkon muhabeti…

  8. Shpellari says:

    Ky oshte mentalitet i osmanve qe na lane n´borr. E mbaje mend ne Peje kishte disa lagje ku jetonin turqit, sa here qe kaloisha aty pari vinte era stervine pi macave te cofta dhe qenefave te tyre! Ne perendim askush nu dhihet ne park apo nen ura, derisa kjo dukuri ishte, apo hala oshte normale ne disa Vilajete!

  9. B says:

    E bukur e Schwejkut

  10. Azio says:

    Mos valle ketu ka gisht edhe qeveria Edi Rama dhe Ilir Meta?

  11. zamiri says:

    Bashke me Edin do ta thajme liqenin se mund te permbyse pallatet e qokave poshte diges. Ndertimi i tyre per efekt parazgjedhor eshte pezulluar. Taksirat aty do marrin shtepi dhe ca gjykates qe nuk i kishin ne plan, qoka shtese dmth.
    Duke bere beton, shtojme dhe ambjentet e gjelberta, si gjithmone, bashke me Edin.

  12. enter''" says:

    Nje pyetje kam une.

    Kjo foto tregon nje cast te vetem. Po sikur te jete e kunderta? Qe gomari te kete ngordhur pikerisht atje dhe kane shkuar per ta hequr????

    Kush ma verteton se eshte e kunderta???

  13. shvejk says:

    Enter , a e ke idene ku eshte diga? Ke pa ndonjehere ti ndonje gomar duke shetitur te diga? Une jam rritur ne ate lagje dhe te siguroj se mbi dige nuk kalojne kurre gomeret. Nga pas liqenit po , mund te shikosh per dite bageti ,lope e gomere plot. Une per vete e shikoj me nje sy tjeter kte ngjarje: Luli erdhi ne bashki duke bere nje dash kurban dhe iku me nje gomar te ngordhur, kaq e thjeshte eshte ceshtja.

    1. enter''" says:

      Shvejk, une e njoh digen ne pellembe te dores.
      Ty te duket cudi qe gomari te kaloje tek diga ne nje kohe kur kalon ne mes te autostrades???

      Sa per Lulin, nuk komentoj sepse Luli eshte nje mascara I ndyre, nje njeri qe ka per te lare shume haqe ne kete dynja. Por keto fotot me duken me shume si lajme te stisura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje