Sezoni turistik, 22 qendra shëndetësore në funksion të turistëve

31 Maj 2015, 11:57Sociale TEMA

Gjatë këtij sezoni turistik do të hapen 22 qendra të reja shëndetësore për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që zgjedhin të pushojnë në bregdet, por edhe në zonat malore.

Kjo u bë e ditur nga Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar në Vlorë, ku u publikuan masat mbi shërbimin e Urgjencës për sezonin turistik.

Në prani edhe të ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Vlorës, Dritan Leli, Rama tha se qëllimi është që t’u ofrohet një shërbim sa më cilësor qytetarëve.

“Sot jemi këtu për të promovuar një nismë të re dhe funksion të ri në mbështetje të gjithë atyre që në sezonin e verës do zgjedhin ti kalojnë pushimet gjatë bregdetit apo në alpe.

Nga java e ardhshme do vendosim në funksionin 22 qendra të reja shëndetësore me funksionim 24 orë. Ky funksionim parashikohet të jetë deri në fund të muajit gusht”, tha Rama.

Sipas tij, këto qendra të përkohshme janë furnizuar plotësisht me materiale mjekësore për të cilat janë shpenzuar rreth 200 mijë dollarë.

“Këto qendra do të vijojnë punën deri në fund të muajit gusht. Do të jenë të pajisura me një set standard mjetesh mjekësore që në të shkuarën kanë munguar dhe kanë sjellë konfuzion në rastet kur ka qenë e nevojshme ndihma mjekësore.

Jemi në kushtet kur kemi fituar një hapësirë manovrimi si rezultat i politikës agresive të ndjekur për uljen e çmimit të ilaçeve. Këto qendra do jenë pranë plazheve ashtu siç do jenë edhe në alpe” u shpreh Rama.

Të gjithë do të mund të marrin ndihmën mjekësore menjëherë, pa u penguar nga trafiku apo nga largësia e vendit të aksidentit për në spitalin e Vlorës. Kjo është mbështetje edhe për pronarët e hoteleve, pasi kështu sigurojnë klientët për shërbim mjekësor 24 orë, në 7 ditë të javës”, theksoi kryeministri.

12 komente në “Sezoni turistik, 22 qendra shëndetësore në funksion të turistëve”

  1. toni says:

    pune po ju fitues mbi cdo balte te shqupit. cdo turist e ndjen vetem me te sidurt me qendrat shendetsore prane. ju pergezoj per gjithe keto ndryshime qe po i sillni vendit.

    1. eri says:

      22 qendra shendetsore jan nje veper qe tregon punen qe po behet ne cdo sektor. turizmi ka nevoj per sh gjera por nje qender shendetsore pran plazheve eshte A nga ku nisen gjerat

      1. besnik says:

        Masat e duhura per nje sezon te mbare turistik. Kete vit turizmi do te jete shume i fuqishem sepse eshte rritur emri i shqiperise ne arenen nderkombetare eshte rritur shume dhe ka pasur nje reklamim shume te fuqishem nga gazetat me te medhaja boterore.

        1. dorjeta says:

          Eshte per tu vleresuar angazhimi nderministror per nje plan konkret masash ne funksion te turizmit, per tu dhene atyre sigurine e shendetit dhe jetes gjate pushimeve, dhe sidomos qe tashme behet edhe per turizmin malor, si Thethi, Valbona dhe Razma. Thjesht me nje miremenaxhim te fondeve, personel shtese ne qendrat shendetesore ne zonat e mbipopulluara, fonde per barnat, qerate e ambjenteve, behen kaq shume, kur e mendojme krahasuar me vite te tjera me pare, ku shkonin keto te ardhura.

          1. marin says:

            Cdo dite e me shume shohim sherbime shendetesore me prane qytetareve, ne zonat e vendbanimit, ose ne zonat e mbipopulluara sic ndodh gjate sezonit turistik. Te gjitha keto vijne si rezultat i punes dhe perkushtimit te drejtuesve te shendetesise per t’iu pergjigjur nevojave te qytetareve dhe pacienteve. Megjithe problematiken dhe veshtiresite qe ka si sektor, po behet shume pune, dhe kete e prekim dhe e ndjejme cdo dite, mjafton qe te vazhdohet me keto ritme se drejtimi eshte i duhuri.

    2. vini says:

      ilacet jan ulur si pasoje e heqjes se takses mbi barnat. sepse saliu nuk u ndalte ne taksa dhe edhe mbi semundjen qe fatkeqsisht kan njerizt ai merrte taksa mbi ilacet

    3. Salistan says:

      nuk harroet si saliu merrte taks mbi ilacet. perpara se ti jepte njerzve sherbim shendetsor kishte mendjen si me vjedh ne cdo tender qe gjente. prandaj zoti rama jam besim plote tek ju sepse vendi ska me kohe me humbur. o behet me ju o nuk behet me!

    4. irida says:

      me vjen mire qe kjo qeveri po ben shume per te rikthyer shtetin ne nje normalitet.me vjen mire qe po behen reforma reale dhe jon thjesht reforma ne leter.me vjen mire qe kjo eshte nje qeveri qe punon per njerzit.

  2. Klimax says:

    Dhe me keto 22 qendra shendetesore do i versulemi plazheve “pa friken” e dizanterise, helmimeve nga ushqimet, ujit te “pishem”, te vjellat e barqet!!!!!

  3. rildi says:

    me vjen qe me ne fund po b ehet dicka per permirsimin e sherbimit ndaj qytetarit dhe ndaj turistit.me vjen mire qe shqiperi eshte ne top 15 e vendeve qe duhen vizituar.shqiperia e bukur me ne fund po promovohet.

    1. jori says:

      kjo eshte gjeja kryesore e cila po behet.me ne fund me vjen mire qe po behet dicka per permiresimin e cilesi se sherbimit ndaj turistit.kjo eshte fryma e duhur dhe ky eshte padyshim drejtimi i duhur.me vjen mire qe shqiperia po promovohet.me vjen mire qe po ben qendrat sepse vertet jane te nevojshme.me vjen mire qe qeveria po punon dhe jo si shqupi qe flinte.

  4. Tomorri says:

    Kam shume deshire ta peresrise:

    I nderuare dhe shume i respektuare Edi RAma,ta them dhe po ta shpreh me gjithe fuqine e shpirtit se SHQIPERIA jone o behet me ju ne krye ose nuk behet fare.
    KJO eshte aq e sigurte sa qe nuk mund te pretendohet per zgjidhje tjeter,kjo barre qe ju ka rene mbi shpatulla ishalla qofte me e lehte per ti çuare gjerat atje ku duhet se mjafte me 23 vjete mjerim total dhe poshtersi totale.
    Para 3 vjetesh kisha nipin e vogen ne Orikum dhe pa pritur ju shkaktuane disa te vjella por te frikshme,nuk dua ta kujtoj çfar ka vuajtur djali qe e çoj ne Vlore mbas disa oreve se nuk kishte mundesi nga trafiku,dhe kur vajti me mori ne telefon : babi do ta nderpresim plazhin se te gjitha leket i lash per te bere vizita dhe serume djalit.Mbas 24 oresh u kthyeme ne Tirane dhe u muarem me shendetin e djalit,ja çdo te thote te mos keshe nje qender shendetesore aty afer ku pushon.Per kete te lumte dhe shume bravo qe e ke implemetuare dhe zbatuare konkterishte,kjo me duket se po vjen era shtet dhe pergjegjesi e vertete e k/ministrit shqiptar.BRAVO EDI populli eshte me ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje