Në 8 muaj qeveria ka realizuar për herë të parë një inventar të plotë të shërbimeve publike në sportelet e shtetit. Janë mbi 1400 shërbime të ofruara në dhjetëra institucione dhe qindra zyra të shpërndara në të gjithë vendin, shërbime që shpesh edhe institucionet që i ofrojnë kanë vështirësi për t’i përkufizuar.
Këto të dhëna janë bërë publike nga Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito sot gjatë diskutimit në parlament të një marrëveshjeje me Bankën Botërore për financimin e Projektit të Shërbimeve Publike. Sipas Haritos qeveria ka nisur këtë reformë për të përmirësuar mënyrën dhe kanalet përmes të cilave qytetarët marrin aktualisht shërbimet publike.
“Reforma mbështetet në 2 shtylla: E para, krijimi i sporteleve të integruara të shërbimeve, për të shmangur ecejaket nga njëra zyrë në tjetrën, për të shmangur radhët, pritjet, mungesën e informimit, që janë të gjitha mjegulla pas së cilës fshihen duart e korrupsionit. E dyta, digjitalizimi masiv, çka nënkupton digjitalizimin e regjistrave, përmirësimin e sistemeve IT dhe ngritjen e sistemeve të reja, që mundësojnë reduktimin e kohës së shërbimit, kostove, si dhe rritjen e njëkohshme të cilësisë dhe efikasitetit”, është shprehur ministrja Harito.
Në qendër të kësaj reforme është ndarja e sporteleve të shërbimit nga zyrat, që janë përgjegjëse për dhënien e këtij shërbimi, ofrimi i shërbimeve në mënyrë të integruar, me një ndalesë dhe në një vend, thjeshtimi dhe standardizimin i proceseve të ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.
Harito ka thënë se rezultat i kësaj reforme do të jetë ngritja e një qendre për shërbimet publike, në Tiranë, ku qytetarët do të mund të marrin disa qindra shërbime që ofrohen nga institucionet qendrore shtetërore, si për shembull në fushën e transportit, regjistrimit të pronave, sigurimeve shoqërore etj. Dhe me pas, shtrirja e këtyre zyrave në të gjithë vendin.
Për ministren e Inovacionit e gjithë kjo reformë synon konsolidimin e sistemit qeverisës dhe futjen e inovacionit si një nga mënyrat më të mira për të mbyllur shtigjet e korrupsionit./j.h
Kjo ministre sikur rron ne Mars.Mund te hapesh me mijera sportele, por kur prapa tyre qendrojne njerez injorante(diploma te pamerituara) dhe sigurisht si rrjedhoje edhe dembele(e ka blere babai diplomen, apo e di partia), rradhet do te jene te gjata dhe mitmarrja gjithashtu e pranishme( si forme e degjenerimit fillestar, arsimimit te pamerituar)Gjendeni ne nje rreth te mbyllur zonja ministre.Nuk dilni dot edhe pse jeni produkt i shkencave te sakta teorike pa u kalitur ne asnje lloje praktike.
Korupsioni luftohet duke futur ne burg sal shpellarin me sahan lepiresit e tij dhe meten qe me mbani kryetar te parlamentit.duke mos folur ketu per fullanerat me shoke
Petro ke te drejte.