Projekti i "Një mijë klasave të gjelbërta"/Rama: Asnjë qindarkë nuk do investohet pa u garantuar hapësirat e gjelbërta

4 Qershor 2015, 12:18Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama prezantoi projektin e “Një mijë klasave të gjelbërta” gjatë një aktiviteti të  organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit .

Rama tha se asnjë investim i ri në infrastrukturën arsimore nuk do të bëhet pa pasur parasysh përmasën e gjelbër që duhet të përftohet.

“Jemi të bindur që ajo çka kemi parë në projektin e parë pilot të realizuar falë bashkëpunimit konkret mes ministrisë së Arsimit dhe Energjisë, na ka shtyrë të shkojmë më tutje, dhe të hedhim në letër një projekt i cili është projekti i “një mijë klasave të gjelbërta”, tha Rama.

“Duam të garantojmë që asnjë qindarkë nuk do të hidhet për të investuar në infrastrukturën arsimore pa pasur parasysh përmasën e gjelbër të produktit që do të marrim.

Qoftë ndërtimi i ri, qoftë rindërtim, qoftë në vepër publike e realizuar nga themelet, të një çerdhe kopshti apo shkolle, qoftë dhe një ndërhyrje minimale me natyrë riparuese.

Ky do të jetë një standard që MAS do e vendosë si parakusht qoftë në shpërndarjen e investimeve, qoftë në kërkesat për çdo garë publike që do të bëjë për një investim”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama tha se ky projekt parashikon transformim rrënjësor të një situate të rënduar nga mbipopullimi në klasa. Por, sipas kryeministrit, edhe pse fatura e këtij projekti nuk është e vogël, projektet nuk duhet të mungojnë.

“Ka një faturë, dhe është një faturë që nuk është e vogël për Shqipërinë por unë kam qenë dhe mbetem gjithmonë partizan i bindur verbërisht i idesë se nuk janë paratë që sjellin idetë, po idetë që sjellin paratë.

Nuk janë paratë që mungojnë, janë projektet që mungojnë. Nuk janë burimet financiare që kanë shteruar, po janë argumentat bindës të transformuar në një projekt bindës që e kthejnë të pamundurën në të mundur”, tha Rama.

3 komente në “Projekti i “Një mijë klasave të gjelbërta”/Rama: Asnjë qindarkë nuk do investohet pa u garantuar hapësirat e gjelbërta”

  1. Ranheim says:

    Miratimi i projektit te Masterplanit qe ka per synim investimet ne qytetin studenti eshte shume pozitive pasi do transforemoje teresisht zonen e atjeshme. Krijimi i hapsirave te gjelberta ne cdo shkolle eshte tejet pozitive, ekzistenca e fushave sportive prane shkollave eshte po pozitive.

  2. Dashnori nga Peqini says:

    E mbarove rrugen QafeThane Pogradec?

  3. tr says:

    Ja dhe mashtrimi i radhes , qe te binden qytetaret per ti dhene voten, miki mausit te partise Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje