Klosi: Brenda javës zgjidhet problemi për 1200 PAK në Fier

6 Qershor 2015, 14:29Sociale TEMA

Tre grupe pune janë ngritur për zgjidhjen e problemit të personave me aftësi të kufizuar në Fier të cilët kanë hasur probleme me marrjen e pagesës pasi nuk kanë mundur të rikomisionohen.

Vendimi u bë i ditur nga ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, sipas të cilit janë plot 1200 persona të cilët nuk kanë mundur të marrin pagesën e aftësisë së kufizuar.

Po ashtu Klosi tha se për shkak të situatës së rënduar të procesit të ankimimit e të rikomisionimit do të ngrihen edhe tre KEMPE eprore shtesë.

Klosi tha se brenda muajit qershor do të do të përfundojë hartimi i kritereve të reja mjekësore për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Ministri i Mirëqënies Sociale paralajmëroi përballjen me ligjin të strukturave përkatëse të cilat nuk do të veprojnë konform rregullave dhe legjislacionit gjatë shqyrtimit të ankesave.

6 komente në “Klosi: Brenda javës zgjidhet problemi për 1200 PAK në Fier”

  1. Andos says:

    Te vazhdohet me te njejtin intensitet puna ne MMSR ashtu sikurse beri Erion Veliaj ne keto nje vit e gjysme. Besimplote se z. Klosi do beje pune te mire ne ministri. Ka aftesine e duhur per te bere pune te mira ashtu sikurse Erioni.

    1. anonim says:

      Nje nga njerezit me te afte qe aderon ne politike. Blendi Klosi do punoje per Ministrine me te njejtin perkushtim si ne rolin e deputetit por edhe si paraardhesi i tij ne kete institucion. Zgjidhja e ngercit te pageses KEMP per 1200 vete ne Fier eshte nje pune qe duhet pershendetur.

  2. jerina says:

    Komisionet e vleresimit te aftesise se kufizuar, kane qene kthyer ne komisione “gjobaveniesh” duke ngritur korrupsionin ne nivele te paimagjinueshme. Eshte nisur nje pune e mire me hetime e gjurmime rast pas rasti per mjeket hajdute, qe vetem mjeke s’mund te quheshin. Erioni ka nisur pune te mire per te kallezuar penalisht te gjithe keta, tashme i mbetet Klosit te vijoje me kete ritem dhe te zgjidhe ngercin nga mungesat e krijuara te mjekeve te pezulluar.

    1. invalidi says:

      Un kam ken nji nga personat qe kam vujt nga korrupsioni ne komisionet e kempeve, sma ipshin kurrsesi se mkerkoshin 1 mij euro, edhe pse mtakonte me tdrejt. pasi denoncova te ministria e erionit padrejtsin qe me bon, mora kempin dhe mjeku i kempit u hoq nga puna. duhet me bo ma shume pun akoma me kta hajdutet, tash e ke ti ne dor zoti minister.

      1. fllanza says:

        Na vjen mire qe Klosi po vijon me punen e nisur nga Erioni dhe qe ka nje bashkepunim kaq te mire mes te majteve, per te bashkerenduar punet e per t’i dhene vijimesi reformave, jo njeri gozhdes e tjetri patkoit dhe kthehemi gjithmone ne piken fillestare. I urojme suksese ministrit te ri.

  3. Elma says:

    Me vjen mire qe kjo ministri po vazhdon ta beje me se miri punen e saj, ka qene nje nga ministrite qe ka pasur me teper probleme per shkak te abuzimit ne mase qe i eshte bere me kempin dhe sigurimet shoqerore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje