Ndonëse banorët e rrethit të Gjirokastrës konsiderohen, sipas kulturës popullore shqiptare, si individë më “dorështrënguar” krahasuar me qytetet e tjera, raporti i fundit i INSTAT i Statistikave Rajonale tregon se gjirokastritët nuk janë dhe aq dorështrënguar kur bëhet fjalë për blerjen e produkteve jo të domosdoshme.
Arsyeja gjendet mes shifrave për një ndër pajisjet që ende konsiderohet si mjet luksi për shqiptarët, makina larëse e enëve, ose ndryshe lavastovilja, në zotërimin e së cilës, Gjirokastra mban vendin e parë në Shqipëri.
5.1 % e familjeve në Gjirokastër kanë makinë larëse për enët, ndjekur më pas nga familjet nga Vlora me 4.7 %, Tirana dhe Shkodra me 3.8 %, Fieri dhe Berati me 3.6 % dhe Durrësi me 3.2 %.
Zonat e varfëra si Kukësi dhe Elbasani kanë përqindje të ulët të zotërimit të këtij aseti, prej 0.5 % dhe 0.6%.
Ndërsa, në total në Shqipëri, perqindja e zotërimit të kësaj pajisjeje është 3.2 %, raporton Monitor.
Zotërimi i makinës për larjen e enëve është futur rishtazi në listën e pajisjeve afatgjata të familjeve shqiptare, sipas INSTAT.
Në botimin e këtij viti të raportit statistikor rajonal është shtuar si zë edhe pajisja me makinë larëse për enët.
Bëhet fjalë ende për shifra relativisht të ulëta krahasuar me pajisjet e tjera elektroshtëpiake, të cilat konsiderohen tashmë si domosdoshmëri në familjet shqiptare, si lavatriçja, frigoriferi, televizori, apo edhe makina.
Thjesht ,dashuri dhe respekt per grate qe merren me teper me punet e shtepise
Gjirokastritet jane kursimtare dhe jo kopraca. Mbase i kane rene lapsi dhe kane kyptuar qe duke harxhuar aty kursen ne gjera te tjera si koha minimalisht ?
Po normal ne jug njerezit jane me te paster. Ndryshon kultura. Futesh ne shqiperi te mesme
Elbasan, Kavaje, Kruje pisllek dhe krime ordinere gjen.
..nuk ka asnje cudi….behet fjale si rreth…..dihet qe fshtrat e gjirokaster jane te zhvilluara……mjafton te kultojme qe guzhinieri…i curcillit ka qene nga sheperi…..kultura e gatimit dhe servirjes njihet mire…..Sot pse jo edhe makine te larjes se eneve
Po normal,
Se kemi degjuar barsaleta per vite te tera qe jane kursimtare dhe kernace aq sa na eshte tiposur se jane me te vertete te tille.
Propagande hesapi.
Hahaha
Po ne lazaratasit ja kemi ngrit perqindjen.
Pse cuditeni.
Hahaha
Kane pjatalarese por nuk kane uje te pijshem???Apo i perdorin me ate ujin e qelbur qe vjen nga tubacionet e ndryshkura???
je shume koqe ti kritizer mbase pi uje shurre vete edhe kujton se e perdorin edhe te tjeret nuk thoni nje gje te mire po gjithmone do ta gjeni nje gje per ti ofenduar
INSTAT paska bere goxha analize te thelle. Nuk mendoj qe eshte I drejte citimi I qyteteve te varfra sidomos per Elbasanin.
Doja te shtoja qe nuk ka asgje te keqe dhe eshte plotesisht e drejte te perdoresh teknologjine e re ne cdo fushe por, kur ja vlen e jo per pordhe. Sepse po te kalosh pak kufijte e Shqiperise do shihni se nuk jane aq te lehte sa ne shqiptaret qe per te lare dy pjata duhet vene ne pune nje lavanteri. Une do ta shikoja kete fenomen si paaftesi per te pastruar enet apo si xhelozi tipike fshatare shqiptare (pse une te mos ta kem),se sa per okupim te tejkaluar me pune kete nuk do ta besoja dot ne rradhe te pare per Gjirokastren ku po “vlon” industria dhe bujqesia.
Kote nuk i thone qe reklama eshte shpirti i tregetis Te shikosh sa xhiro do bejne dyqanet me shitjen e pjatalaresve Degjoni ju qe skini blere se gjirokastritet i kan bler>>> A e din si si punon makina o sillo Ta thomi une Marrim nje pjate pa lare dhe gellduq prenda per te lar dhe del sapuni