"Ka me ju dënu Allahu", ISIS kërcënon sërish gazetaren dhe News 24

15 Qershor 2015, 18:26Kronika TEMA

Kërcënohet redaksia e News24 dhe sërish gazetarja e Gazeta Shqiptare, Aurora Koromani. Kërcënimi i rëndë ka ardhur përmes një mesazhi në adresë të numrit të telefonit të redaksisë së News24, vënë në dispozicion për qytetarët, shkruan Ballkanweb

“Juve ka me ju denu Allahu. Aurora Koromani ka me ken e vrar”, ka qenë ky mesazhi i shkruar në dialekt, i mbërritur, në orën, 00:49 minuta në telefonin e redaksisë. Ndërkohë që 4 minuta më pas, ai është pasuar nga një telefonatë që vinte nga i njëjti numër. Por këtë radhë telefonuesi ka qëndruar në heshtje për 9 sekonda në linjë, pa iu përgjigjur gazetarit që u përgjigj në telefon. Televizioni News24 e ka trajtuar kërcënimin me seriozitet, duke kontaktuar policinë.

Kjo e fundit ka nisur hetimet për identifikimin e njeriut që qëndron pas mesazhit kërcënues dhe për të gjetur lidhjet me kërcënimin që iu bë disa ditë më parë gazetares Aurora Koromani në rrjetin social ‘Facebook’. Në një mesazh që dyshohet se vinte nga një militant i ISIS ajo paralajmërohej me fjalët “Do të paguash”.

Ngjarja mori angazhimin e policisë, e cila i siguroi mbrojtje gazetares. Pas këtij lajmi reaguan përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe politikës, ndërsa kërcënimi u pasqyrua jo vetëm nga shtypi vendas por edhe mediat prestigjioze ndërkombëtare.

7 komente në ““Ka me ju dënu Allahu”, ISIS kërcënon sërish gazetaren dhe News 24”

  1. tfgs says:

    cfare ndryshimi kane kercenimet e jihadisteve te ISIS nga komentet e leshqeneve sunite ketu ne Tema………..!!!!??
    pune plehrash arabe……..

    1. robert says:

      Po sume pa laret Greke ?

    2. babai tfg says:

      o biri im, ndryshimi je ti.

      ato jihadistet jane trushpelare dhe bejne keto kercenime ngaqe nuk e kane trurin e vogel me vete… ndersa ti ke lindur i pjerdhur.

  2. fieraku4u says:

    TE FILLOJ PASTRIMI I KETIJ LLUMI DHE KELLIRAVE, NE SHQIPERI…BOLL TOLEROJ SHTETI.

  3. ad says:

    nese nje i krishtere i perkushtohet vetem fese e dini ca behet ne fund?????

    murg ne ndonje manastir.

    po nese nje mysylman i perkushtohet vetem fese e dini ca behet ne fund?????

    kamikaz.

  4. Roni says:

    Eshte ceshtje kohe. Shqiperia nuk mund te shikoj nga arabia apo turqia. Edhe sikur te dojne politikanet e Shqiperise, Europa nuk ka per ta lene. Shqiperia eshte pjese integruese e Europes se zhvilluar. Kufijte po behen shume te ngushte per europen e zhilluar. Nuk mund ta leje ajo qe pjesen e trupit te saj ta kafshojne arabet apo turqit.

  5. Alban says:

    Shqiptarer tu thrrasin mendjes e mos bahen as Arab e as Latin vec shqiptare. Fen e kena per vedi e jo per tjeret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje