Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë me burg për gjyqtaren Parashqevi Ademi, e akuzuar për korrupsion.
Vendimi është marrë vetëm një ditë pasi Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi miratimin e kërkesës së prokurorisë në lidhje me gjyqtaren në fjalë.
Avokati i saj Petri Hysi e ka kundërshtuar akuzën e korrupsionit, duke deklaruar në sallën e gjyqit, se gjyqtares Ademi i vunë paratë në çantë pa i kërkuar si ryshfet.
Sipas tij, në momentin e parë që gjyqtarja e Lezhës do denonconte rastin u arrestua duke e humbur këtë mundësi.
Avokati e ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin e gjyqtares Parashqevi Ademi.
Gjyqtarja e rrethit gjyqësor Lezhë, Parashqevi Ademi, është arrestuar në flagrancë në zyrën e saj në Gjykatë rreth mesdites së të enjtes, teksa merrte zarfin me 200 mijë lekë të reja brenda, për mbylljen e një çështje.
Bashkë me gjyqtaren është arrestuar edhe avokati Gjovalin Prendi, i cili ka qenë ndërmjetës midis qytetarit dhe gjykatëses Ademi.
Disa orë më vonë përmes një njoftimi Policia e Shtetit sqaroi se “zarfi me para iu mor qytetarit nga avokati, Gjovalin Ndokaj nga të cilat 150.000 lekë të reja i ka mbajtur për vete dhe 50.000 lekë të reja ja ka dhënë gjyqtares Parashqevi Ademi”.
Shuma e parave që avokati kishte mbajtur për vete iu gjet dhe iu sekuestrua si provë materiale gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia.
Qytetari me inicialet A.P fillimisht ka bërë denoncimin në Drejtorine e Pergjithshme te Policise ne Tirane, dhe forcat e policisë raportohet se janë organizuar menjëherë dhe kanë nisur operacionin për arrestimin e gjyqtares duke e kapur ate në flagrancë.
Për këtë rast pritet që KLD të mblidhet brenda 48 orësh për të vendosur heqjen e imunitetit të gjyqtares së rrethit gjyqësor Lezhë, në mënyrë që ti hapet rrugë hetimit për zbardhjen e plotë të çështjes që çoi në pranga dy përfaqësues të sistemit të drejtësisë në vend.
Ky është rasti i dytë brenda 10 ditësh i arrestimit për korrupsion të gjyqtareve pas atij të Rasim Dodës, ne Sarandë i arrestuar nga krimet e rënda pasi dyshohej për marrjen e nje ryshfeti ne Shumen e 8 milion lekëve për dhënie vendimi në favor të njëres pale.
keto po qe jane denime per krime te ”renda” sepse gjyqtaria mori 380 evro…….ne nje kohe kur kriminele te vertete qe kane gllaberuar miliona evro Meta,Basha,Berisha etj tallin topet ………!!!!
kjo shurufulla e shum te tjera si kjo me kompani te mbrojtura nga bujar leshi me gjin gjonet te jape llogari e te mare denimin qe meriton e helmuan vendin keta perbindesha te pa afte
Po nga qe e njifke mire kete shurrufull pse nuk shkon direkt te zoja dhe thuaja se si e keni problemin. Gjithesecili behet trim ne tastiere duke stypur – keto probleme nuk zgjithen keshtu.
Te gjithe ne e kemi per detyre ta perballonje njeri tjetrin neqoftese nuk behen gjerat korrekt, qe te mundohemi ti zgjidhim keto probleme ne menyre te duhur. Vetem keshtu ndalohet korrupsioni ne kete vend. Per qfare kam ndigjuar zonja Ademi eshte a rrespektuar ne te gjithe rethin a Lezhes