Nishani shkel Kushtetutën, “çorbë” në KLD

13 Qershor 2015, 09:08Kronika TEMA

Presidenti Bujar Nishani përfshihet në një skandal kushtetues në drejtimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Bëhet fjalë për organizimin e mbledhjeve në raste të veçanta, si arrestimi i gjyqtarëve, kur KLD duhet t’i japë Prokurorisë së Përgjithshme autorizimin që ajo kërkon për të vijuar me procedurën penale të masës së arrestit apo dhe hetimit.

Një çështje në dukje e thjeshtë, por që me veprimin e tij, më saktë me mosveprimin e tij, kreu i shtetit duket se ka konsumuar një nga shkeljet më të rënda të Kushtetutës.

Prokuroria thotë se ka dorëzuar kërkesën për autorizim të premten rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Ndërsa ditën e sotme, brenda orës 09:00, KLD duhej të mblidhej për të dhënë ose jo autorizimin e kërkuar të Prokurorisë për gjyqtaren e arrestuar të Lezhës, Parashqevi Ademi.

Çuditërisht mbledhja është lënë për në orën 17:00.

Por ligji i KLD-së, neni nr. 21, e thotë qartë se KLD mblidhet brenda 24 orëve nga kërkesa e Prokurorisë e depozituar për autorizim.

Kurse në këtë rast ka një shkelje me të paktën 8 orë vonesë.

Kjo i jep një argument juridik avokatit dhe gjyqtares që ta përdorin për të kërkuar lirimin automatikisht për shkelje afatesh nga KLD.

Dhe të mendosh se kjo vonesë vjen për faktin se Presidenti ndodhet për vizitë pune në Gjermani dhe kthehet vetëm sot në mesditë, raporton Dita.

Ngërçi prodhohet nga fakti se nëse Nishani do i kishte hapur rrugë zgjedhjes së Nënkryetarit të KLD-së, sot nuk do të kishim shkeljen e Kushtetutës dhe për rrjedhojë rrezikimin për lirim të gjyqtares.

Por në mungesë të Nënkryetarit, mbledhjet thirren vetëm nga Presidenti si Kryetar i KLD-së.

13 komente në “Nishani shkel Kushtetutën, “çorbë” në KLD”

  1. Fori says:

    Me falni por per cfare duhet te shkarkohet presidenti pervecse shkeljes se Kushtetutes ? Cfare ben pozita apo i ben fresk ? Hiqeni sa nuk eshte vone Jarin e Shkolles se bashkuar !!!

    1. matteo says:

      Kur burrit ia ..esin mustaqet, burreria ka ikur ne drejtim te paditur.

  2. Treviso says:

    Kur do te çlirohen shqiptaret nga kjo bande mafjoze qe ka mberthyer vendin?

  3. alti says:

    Nje nga dobesite me evidente te kesaj mazhorance ,eshte toleranca e tepruar per zbatimin e ligjit dhe kushtetutes, per shkelsit e saj. Presidenti i Republikes ,dihet qe eshte votuar me pazare dhe me nje numer votash 71 . Duke pasur parasysh qe kane kauar 18 muaj nga fitorja e se majtes ,dhe rolin jo kushtetues ne shume ceshtje te presidentit , duke dalur hapur ne mbeshtetje te SHQUP- it dhe klienteve te PD ne sistemin e drejtesise ,na lind pyetja; pse mazhoranca nuk kerkon shkarkimin e tij me ceremoni ? Mos ndoshta jane faktor te tjere te jashtem qe ndikojne ne kete drejtim? Deri kur do te presi populli qe te reformohet drejtesia jone e korruptuar ? Deri kur do te lejohet Nishani te perdor KLD si mburoje te mosdhenies se drejtesise per ish qeveritaret e korrtuptuar te partise se tij? Deri kur do te lejohet kryeprokurori Llalla te mbaje ne sirtare dosjet e ish ministrave te Berishes dhe te mb ylle dosje pa kaluar ne gjykate ? Mos harroni zoterinj te mazhorances se jeni ne pushtet per te ndryshuar menyren e qeverisjes dhe jo per te bere pazare per mos denimin e krimeve ekonomike , dhe kujdes se votat populli, do tju a heq dhe skeni per te ardhur ne pushtet sa te jete jeta . Populli ka 23 vjet qe duron kete mocal politik , ku pasurimi ne kurriz te tij dhe mosndeshkushmeria e politikaneve po i ze frymen .

  4. salem says:

    Mos ja vini veshin qyqarit,aq kupton.

  5. kurbinas says:

    Pse se hiqni kte pleren. .? Ky asht nishani kapo banda e gjygjtareve

  6. ivan i madh says:

    Mire kymacoku sakat i presidences e ben me qellim dhe shkel kushtetuten po parlamenti cfare ben apo ri veshtron si bufi bemat e tij Per presidentin sikur eshte nje ligj qe per shkelie kushtetute dhe pa aftesi qe ky macok presidence i ka bere mblidhet parlamenti e shkarkohet automatikisht.Po ai e Sala dua te them e ka psikologjisur kete mazhorance te meshte e frikacake pa sakati macok ben si i do qefi Kete kerkojani mercenarve PS se LSI eshte ne punen e saj te vjedhjes qe po e tregon dita dites si fuksionaret e saj po ndjekin shembullin e Ilir Ali baba hajdutit jo me 40 hajdute po me qindera qe me vone rezik te behet forca e pare se eshte bere si grope thekalesh qe mbledh gjithe llumin e shoqerise .Te lumte dora sakat o macoku i presidences per kete qe po i ben ketyre e popullit ne teresi.

  7. coli says:

    akoma su mesuam se kure duhet te zbatohet ligji kushtetute per te gjithe njesoj , deri kure do te shkojme rrumpalle me presidente se ish kryeministrit gomare bajraktare me vote te vjedhur i vume samarin popull zgjohu nuk kemi kohe per te humbur per te mbajtur derra ne pushtet si carceskut tja bejme ketije qen perishanit,

  8. Labi says:

    Nuk do te isha dakort me kete mazhoranc per vonesen ne Reformen ne Drejtesi.Ketu krijohet hija e dyshimit, mos dhe persona qe jane sot ne pushtet lozin me drejtesin per te plotesuar inetresat e tyre apo te kaluaren e errt.

  9. Teo says:

    Sic beri Full-hani me mos caktimin e zv/guvernatorit, beri edhe Nish-hani me mos caktimin e zv/kryetarit te KLD, keto jane maryfete te dale boje, eh, cfre duhet bere, kush jep ndonje pergjigje te sakte fiton mustaqeet e Jarit per ti shitur ne ankand

  10. Z/Kallami says:

    Per nji cerek shekullit demokracia ka sjell ne pushtet kondrapedal ne krye te institucioneve qe konstatojne shkelje penale dhe heshtin duke i ba fresk.Jarit ia numrojne shkeljen e kushtetutshmerise dhe e joshin duke i ba fresk qe te mos i cakordohet truni. Keshtu kane ba dhe me Berishen.Deri ne tete raste ia ka numerue Spartak Ngjela shkelje te kushtetutes Sali Berishes dhe opozita i bente fresk se nuk kishte asgja ne dore,dhe vete pushteti i kohes i benin freske se ishte pushteti i tije,dhe nga kjo,Berisha rendte revan si te ishte ngallnimtar i demokracise.Sot ne pushtet opozita e dikurshme.Asht ma e ligesht dhe e flliqur qe nuk ekzekuton por freskon.

  11. zicete says:

    sa debila …..se di per se flisi kur celsat e hambarit i jane varur nje kap…terri..enverist..psikopat me aftesi te kufizuara…ulok…si pushteti qe e zgjodhi…me demek vari lesht..
    si nuk ju vjen zorr qe transmetoni lajme te tilla…me vjen turp qe jam shqiptar e kam nje president rrote k…i

    1. dml says:

      Po kryeministrin si e ke o zicete ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje