Arrestohet shoferi i Gjykatës së Apelit në Vlorë, mori 2 mijë euro për t’ia dhënë gjyqtarëve

12 Qershor 2015, 15:44Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për korrupsion pasiv.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është vënënë pranga shoferi i Gjykatës së Apelit, Robert Petoshati, në momentin që ishte duke marrë një sasi parash, nga 44-vjeçari, Gjolek Xhaferri.

Xhaferri i ka dhënë një sasi prej 2 mijë eurosh dhe 100 mijë lekë Petoshatit, raporton TCH.

Dyshohet se këto para do t’i jepeshin trupit gjykues për zgjidhjen e  çështjes në favor të vëllait të Gjolek Xhaferrit.

Ata janë arrestuar në flagrancë në një lokal pranë Gjykatës së Apelit të Vlorës.

3 komente në “Arrestohet shoferi i Gjykatës së Apelit në Vlorë, mori 2 mijë euro për t’ia dhënë gjyqtarëve”

  1. sherifi says:

    Mire po behen keto gjera,po mendimi i pergjithshem eshte se duhet ngritur pakez pjaca,jeni ne nivele te uleta,me gjyqtare te rretheve si Saranda,Lezha apo dhe ky shoferi.
    A thua se ne Tirane jane punet ne vije,ku aty eshte me i madhe korrupsioni.

    1. Mezani Celo says:

      Sherif, sistemi i drejtesise ne Shqiperi eshte nje keshtjelle super e fortifikuar korrupsioni dhe me shume aleate jashte vetes ne politike dhe biznes qe e furnizojne nga jashte.

      Me gjylet akoma te vogla qe ka ne dore Qeveria eshte e pamundur ta sulmosh nga porta kryesore. Do hapesh vrima majtas-djathtas si ky rasti ne shkrim, apo si ato te javes qe shkoi qe ta dobesosh ca keshtjellen dhe ti zvogelosh furnizimet.

      E rendesishme eshte qe Qeveria te jete konstante ne luften kunder korrupsionit ne Drejtesi. Do u vije dita dhe kokave te medhaja ne Tirane.

      Di Pietro para 25 vjetesh me keta te vegjelit e nisi betejen deri sa rrezoi gjithe kasten e vjeter politike ne Itali dhe me vone u burgos gjysma e kupoles se mafias.

  2. moderatori bithekire says:

    Sa mire qe e arrestuat pa u takuar me gjykatesit se do merrte ne qafe edhe ata te shkretet!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje