Skandali i ilaçeve, dorëhiqet Astrit Beci

11 Qershor 2015, 13:43Kronika TEMA

Jep dorëheqjen Astrit Beci, Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Akti i dorëheqjes ka ardhur pas skandalit të rimbursimit të barnave ku gjatë ditëve të fundit u arrestuan 9 persona.

Beci ka deklaruar për mediat se morri detyrën në krye të FSDKSH për transparencë, bëra transparencë dhe po iki për transparencë.

“Në emër të dinjitetit tim personal, në shprehje të përgjegjshmërisë më të lartë institucionale, me dëshirën për t’i hapur plotësisht rrugën cdo hetimi dhe me vullnetin për të ruajtur dhe forcuar emrin e mirë të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, deklaroj dorëheqjen time të parevokueshme nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij Fondi, i bindur se krijoj kështu klimën më të mirë institucionale për mbarëvajtjen e reformës në shëndetësi dhe për luftën e domosdoshme kundër korrupsionit.

Jam krenar për arritjet e shënuara në këtë periudhë 20-mujore gjatë së cilës kam drejtuar një prej Enteve më të rëndësishëm në zemër të reformës më të vështirë të ndërmarrë nga një administratë politike. Në dokumentat bashkangjitur do të gjeni të plotë arritjet e kësaj periudhe, e cila ka qenë e vështirë, plot me sfida dhe me shumë kënaqësi që prodhon puna e përbashkët.

Falenderoj çdo bashkëpunëtor që ka qenë pranë meje me kontributin e tij dhe jam i bindur se arritjet e shënuara gjatë kësaj periudhe nga stafi që kam drejtuar, janë të pakthyeshme dhe të qëndrueshme.

Në lidhje me hetimin penal të kërkuar prej meje si Drejtor i Përgjithshëm për shpërdorimet dhe përfitimet e paligjshme nga skema e rimbursimit të disa subjekteve farmaceutike, i takon institucioneve të drejtësisë t’i shkojnë deri në fund politikës “zero tolerancë” ndaj korrupsionit, që unë kam zbatuar në krye të Fondit. Për arsye të sekretit hetimor kam zgjedhur gjatë kësaj periudhe të mos flas publikisht.

Me përfundimin e projekt-raportit te auditit kam dërguar pranë Drejtorisë së Tiranës rekomandimet per masat organizative, disiplinore dhe administrative, te cilat mendoj qe do te mundesojne mireadministrimin e kesaj drejtorie. Jam i bindur se pasardhësi im në detyrë do t’i ketë ato përparësi të punës së tij.

Duke falenderuar personalisht të gjithë ata që patën besim tek unë dhe më mbështetën moralisht dhe institucionalisht, mbes i bindur se cdo arritje e seicilit është një hap më tej i vendit dhe i qytetarëve të tij drejt një standardi më të lartë e më të merituar jetese”.

Në lidhje me këtë skandal më datën 5 qershor policia shoqëroi edhe 9 zyrtarë të këtij institucioni.

Mes të arrestuarve është edhe  Drejtori Rajonal i Fondit të Detyrueshem të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, Pjerin Xhuvani .

16 komente në “Skandali i ilaçeve, dorëhiqet Astrit Beci”

  1. lazarati says:

    E mo se sikur 10 % te kesh fut ne xhep, ska per ta ndjere me per leke gjithe jeten.

    Per transparence pretendon ti se u fute, po doli qe dikush tjeter beri transparence dhe ti beje sehir ose ishe pjese e skemes.

    ike per transparence po del qe po iken per te tjera gjera, po hec mo.

    1. ketrina says:

      Politika shpesh eshte e padrejte, eshte si puna e drureve te drejte qe priten te paret, ashtu edhe me Becin, nuk kishte pse te jepte doreheqjen, per shkak te disa mashtruesve ordinere te cilet te hetohen nga drejtesia e te ndeshkohen. Do te jete humbje e madhe per sistemin shendetesor qe nuk eshte Astrit Beci, njeri bashkepunues, qe ndihmon e mbeshtet te gjithe. Urojme qe ceshtja te zbardhet dhe ai te dale i paster sic i ka hije.

      1. pali says:

        Shikoni nuk eshte e drejte qe gjykoni nje njeri vetem se stafi eshte i krimbur me te paafte qe kane qe ne kohen e sales qe rrine dhe hane mbi kurrizin e popullit

      2. Edueli says:

        Ketrina ke te drejte por eshte gjynah qe nje njeri i mire si ku eshte katandisur si mos me keq dhe nuk duhet punuar ne dem te popullit por eshte gjynah qe denohen te gabuarit.

      3. s says:

        ehe po pooo sh i ndershem ky tipi

      4. joni says:

        puna e becit ne kto 2 vjet ne krye te fondit eshte shume per tu vlersuar gjithashtu edhe dorheqja e tij nga ky post sepse u tregua i hapur me drejtesine edhe jo si te tjeret!

        1. mario says:

          beci eshte nje nga njerzit me te respektueshem ne mjeket shqiptare jo vetem nga banoret e shkodres po per te gjithe shqiperise. Me kte akt tregoj se eshte i ndershem edhe transparent me drejtesine shqiptare!

      5. Renata says:

        Dhe pse nuk eshte pergjegjesia e tij e drejtperdrejt ai ka mare persiper te mare dhe nje pergjegjesi qe nuk i takon, ka dhene mesazhin e duhur ndryshe nga drejtues te tjere te cilet nuk e kane bere kete gje.

  2. lazarati says:

    Ky pjerin Xhuvani, mos ishte i LSI-se?

    A ju dhjefsha mu ne parti. Duhet te aplikohet litari ne mes te

    qytetit per keta persona

    1. Ilir Kaduku says:

      Pse mor djali me kaq shpejtes dhe me kaq vonese. Une me duket se te kam lajmeruruar personalisht qe kur e morret ju haduteterit e rinj e te vjeter se se cfare do te beni dhe cfare ju pret . Ishalla ju ndihmon ky ilir met a qe eshte fute ne nje nje gjiriz qe as Nadjezdha Ktyremadhi Krupskaja nuk e nxxjerr.

  3. gjini says:

    Me vjen keq per Dr. Astrit Becin ,nji nder mjeket dhe njerzit ma te mire ne Shkoder.Dorheqja e Tij e tregon ma se miri se Ai asht nji person shume i nderuem dhe i paster.

  4. Truri i vogel says:

    Pse nuk jep arsyet e verteta pse dhe doreheqjen… Se te eshte kerkuar nga lart per te siguruar proces te plote te hetimit. Keto krime edhe nese jane kryer pa dijenine tende, jane objekt i procedimit penal sepse je edhe ti qe ke firmosur dokumentat e raportimit! Ne burg te gjithe ate qe kane faj, me ose pa dashje. Mosnjohja e ligjit nuk falet…

  5. Petro says:

    Mos ky tjetri eshte i leshelise?…

  6. Bureto says:

    Xhesti i z. Beci duhet pershendetur, sepse nuk ka qene nje praktike normale per te tilla raste tek ne, perkundrazi, jo vetem qe nuk largohen por te korruptuarit mbrohen nga ata qe i kane vene ne ato detyra. Ky thote qe koorupsionin e ka denoncuar vete ne prokurori dhe duhet besuar, sepse prokuroria aty eshte dhe per cdo rast do te shprehet. Po qe dhe ky fajtor do mbaje pergjegjesite e veta. Por sic thashe, jam i prirur te besoj se ai eshte ne anen e te drejtes se tij dhe asaj te pergjithshme. Fajtoret e vertete jane arrestuar, i mbetet prokurorise t’i shkoje problemit deri ne fund.

  7. ardiani says:

    hej flisni pak mire per njerzit ata qe e njohin ASTRIT BECIN megjthmend ishte i ps por mbi te gjitha ishte njeri t gjithe qe kane punuar dhe punojne ne ate institucion pyesni e do shikoni c pergjgje do ju japin ju qe komentoni pa njohur njerzit ai ishte nje njeri fantastik korret i dashur ,punetor,dhe njerzor s beri levizje heqje kot nga puna edhe te atyre qe ishin me perpara kete e thone te gjithe dhe vetetoheni kete gje te gjithe ne institucion kane repekt per te dhe i la vend vetes pyesni aty dhe pastaj komentoni per te share nje njeri eshte shume kollaj sidomos ne shqiptaret qe shquhemi per te share e ofenduar dhe pa njohur njerzit.eshte nje humbje qe kta njerez te perkushtuar per pune ikin keshtu dhe jane pak si puna ketij gjithsesi i uroj fat ne jete dhe suksese.

  8. endri says:

    asnje faj dhe asnje gabim ska bere. duhet te gjenden fajtoret e vertet dhe te denohen. e verteta eshte krejt ndryshe. astrit bici nuk ka asnje gisht ne kete skandal. prandaj dhe veprimi i tij per doreheqje eshte shume e vleresueshme. veprim i zgjuar dhe dinjitoze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje