38 vjecari Alban Elezi, shqiptari nga Kavaja i akuzuar për terrorizëm është ekstraduar nga Interpol Tirana nga Shqipëria drejt Italisë.
Gjykata e Breshias ka lëshuar urdhërin e arrestit për 38-vjeçarin për vepra penale të lidhura me terrorizmin të parashikuar nga legjislacioni penal italian.
Procedimi penal në Itali ka filluar në lidhje me një organizatë kriminale terroriste e cila rekrutonte luftëtarë të quajtur “Islamic State”.
Elezi u arrestua më 30 mars të këtij viti për nën akuzën e rekrutimit të xhihadistëve për luftë në Siri.
Kjo celulë e ekstremistëve islamikë që vepronte mes Shqipërisë, Italisë dhe vendeve të Ballkanit duke rekrutuar luftëtarë ishte shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare, ku tre persona u vunë në pranga, dy prej të cilëve shqiptarë xhaxha dhe nip, 38-vjeçari Alban Elezi dhe Elvis Elezi.
Sqenka cuar nga gjumi kopili janulles
hahahahaha jo jo zgjuar eshte po eshte pa ki zene, ka gojen plot……