Studimi/Shqipëri-Greqi, divergjencat e mëdha shkaktohen nga mediat

9 Qershor 2015, 14:53Kronika TEMA

Mediat shqiptare dhe ato greke mund të jenë një katalizator pozitiv për përmirësimin e marrëdhënieve të mira mes shqiptarëve dhe grekëve.

Frank Hantke, Drejtor i Fondacionit “Friedrich Ebert” tha se shqiptarët dhe grekët kanë krijuar divergjenca të mëdha mes tyre për shkak të medias.

Kjo, u vu në dukje gjatë prezantimit të studimit të realizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare me temë “Greqia dhe marrëdhëniet greko-shqiptare në median e shkruar shqiptare dhe atë greke”.

Studimi nuk është gjë tjetër, por një monitorim 7-mujor i disa prej mediave kryesore shqiptare dhe greke.

“Shqipëria dhe Greqia janë dy vende partnere, por marrëdhëniet i kanë mjaft të lëkundshme”, tha Albert Rakipi, Drejtori i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, në nisje të prezantimit të studimit në fjalë.

Sipas tij, në 20 vitet e fundit, marrëdhëniet mes dy vendeve janë intensifikuar, por kanë pasur dhe divegjencat përkatëse.

“Shqipëria dhe Greqia ka qenë gjithnjë një dashuri e vështirë dhe një bashkëpunim i domosdoshëm për të ardhmen rajonale, prandaj dhe analiza se si këto dy vende e vlerësojnë njëra-tjetrën përmes medias, ishte një pikë mbi të cilën mund të nisë kthimi pozitiv i kësaj marrëdhënie”, tha Rakipi.

Frank Hantke, Drejtor i Fondacionit “Friedrich Ebert” tha se shqiptarët dhe grekët kanë krijuar divergjenca të mëdha mes tyre për shkak të medias. Sipas tij, media në vendin tonë nuk shërben si urë lidhëse mes dy kulturave, por hedh gjithnjë shashka për të nxehur gjakrat. Hantke tha se në media thuhen gjithnjë lajmet negative, dhe në rast se publiku ushqehet vetëm me lajme negative dhe imazhi për vendin nga ku burojnë këto lajme errësohet.

“Media duhet të jetë një pushtet i katërt, por në Shqipëri fatkeqësisht nuk është kështu. Në vendin tuaj media ushqehet dhe nis frymëmarrjen e saj nga politika dhe përfundon aty ku politika zgjat hapin e saj.

Po të vesh re lajmet që mediat shqiptare japin për Greqinë janë vetëm “skandalet”, siç i cilësojnë mediat në dëm të shqiptarëve, pasi është materiali më i konsumueshëm. Ndërkohë, shtoi ai, harrohet fakti se në Greqi ka shumë sipërmarrje greko-shqiptare.

Ka shumë nisma rinore që jetësohen pikërisht nga shqiptarët në bashkëpunim me grekët. Pra, mediat duhet të nisen nga eksperiencat e qytetarëve dhe jo nga interesat politike”, nënvizoi Hantke.

Gjetjet e studimit:

Studimi i realizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare është i ndarë në dy pjesë; mediat shqiptare dhe lajmet për Greqinë dhe mediat helene dhe lajmet për Shqipërinë.

Studimi është shtrirë në harkun kohor të shtatë muajve dhe janë përcaktuar disa fjalë kyçe si bazë për të gjetur lajmet që lidhen me vendin helen. Sipas studimit, gjatë periudhës 7-mujore është vënë re se ka pasur një fluks të lartë lajmesh për vendin grek, 225 të tilla, 213 në gazetat e përditshme, teksa 12 të tjerat tek javorja “Tirana Times”. Majat e raportimit janë shënuar në janar, prill dhe qershor dhe kishin të bënin me tre çështje të veçanta.

A) Presidenca greke në Këshillin e Europës dhe vizitat dypalëshe në vendin tonë. B) Çështja Kareli dhe C) Reforma Administrative me vëmendja tek çështja çame dhe Himara.

Sipas gjetjeve të studimit, mediat kryesisht mbulojnë çështjet politiko-sociale dhe shumë pak ekonomike, 62% me 30% të kampionit, duke dëshmuar dëshirën për të gjetur skupin (çështja Kareli).

Ndër gjetjet kryesore të studimit ishte fakti se lajmet janë raportuar me konotacion negativ 35% të kampionit, 28% konotacioni neutral, ndërsa artikujt quasi negativ dhe pozitiv përbënin 24% dhe 13% të lajmeve. Risi dhe përshtypje ishte fakti se po të hiqeshin lajmet që lidheshin me çështjen e Ilia Karelit (që është një ngjarje e izoluar dhe që nuk ndikon në marrëdhëniet afatgjata mes vendeve), vihet re se shumica e lajmeve ishte me konotacion neutral me 35% të shumës totale.

Ndërsa në rastin e presidencës greke lajmet pozitive mbizotëronin, duke kapur vlerën e 47% të shumës totale. Pra, sipas Sashenka Lleshaj, eksperte e Institutit për Studime Ndërkombëtare, një gjetje thelbësore e këtij studimi është fakti se lajmet lidhur me Greqinë ndryshojnë humor me një frekuencë mjaft të shpejtë, çka pasqyron dhe marrëdhëniet politike mes vendeve, por nuk përfaqëson kurrësesi interesin dhe marrëdhëniet afatgjata mes dy vendeve.

9 komente në “Studimi/Shqipëri-Greqi, divergjencat e mëdha shkaktohen nga mediat”

  1. eftiqi telendarja says:

    Nga mediat GREKE, duhet theksuar, dhe me e rendesishmja, ushqehen drejtperdrejt nga kisha orthodhokse greke ne greqi, edhe kjo duhet theksuar !

  2. moderatori bithekire says:

    Eshte e vertete. Ja psh une bithekiri moderator/gazetar a ca mund te quhem une, cdo dite ve tituj sensacional qe te marr klikime. Edhe dje vura titull sikur “Greqia po afron trupa ushtarake ne kufi me Shqiperine” dhe numri i komenteve i kaloi 120. Them se i 200she (euro) e kemi keput nga klikimet dhe impresionet. Pak rendesi ka se e verteta e lajmit eshte qe vetem rojet kufitare do shtohen ne menyre qe te pengohen emigrantet ilegale te kalojne kufirin kollaj si dhe te monitorohen dhe bllokohen lendet e ndaluara. Nje titull si psh “Greqia do shtoje nr e rojeve kufitare” eshte pa jete. E kujt i plasi? Kurse nje titull bombe “behuni gati se Greqia po planifikon sulmin” eshte yll fare. Ja, nga moderator une mora promovim dje si kryeredaktor, per hicgje. E kuptoni tani? Ja keshtu funksionon media shqiptare. Nuk na plas fort per profesionalizem por per klikizem!

  3. beni says:

    Natyrisht ndikojn mediet por mes dy vendeve ka divergjen ash qysh nga perandoria osmane ku feja ze nje vend te rendesishem ne komunikimin e perditshem ideologjik komunikimi mes te krishterve shqiptare e atyre greke ka qen shum konstruktiv dhe nuk ka dallime divergjencash ndryshe me ata te besimit islam apo katolik dallohen shum mir ne komentet tek tema apo ne cdo gazete apo qofte edhe ne emisjonet tv politike,tema te cilat kupton e dallon islamin e oksidentin!
    Jam i mendimit se ortodoksizmi shqiptar esht konsoliduar me kulturen greke,edhe pse greqia esht njerka e tyre e meme esht serbia e russia pavarsisht se quhen shkipetare?

    1. eleΥΘeriskeΨi says:

      ja dhe beni, bithekiri greko-orthodhoks i rradhes. Cdo gje e lidhin me fene

    2. GRAMENO says:

      Epo beni ky shkrim fillon ga ti qe nuk mund te ket mirekuptim dhe pozitivitet me greket,se ata qka shofin,ne shqiperi si ortodkse e shofin ne prizmin e kishes dhe fese,dhe automatikisht i thone greke,pra kjo i pengon shqipetaret pa marr parasysh se cilit religjion i takojne,dhe derisa ka kso opinone greke dhe perfqesohen gna elita politike,shqipetaret ket smund ta perbi dhe gjithmon do ket kso mosmarreveshje,qe mund te qojne dhe ne konflikt pa fajin tone,une dua vlezerit ortodks jeronim de raden jani vreton,e shum rilindase qe ishin pikerisht nga ky komunitet,por janullqa benullqa e trgfkullqa,kta jan me ide fashiate,dhe ket rrace ne do e luftojme gjithmon,pa pretenduar se opinoni i gjer ne greqi nuk ka mendim te janullqes,te benullqes qe kan mbetur specie e pa zhdukkur nga kjo bote e civlizuar,

      1. beni says:

        Jo jo e ke gabim nuk i shofin si greke,por bejn lojen e tyre se na njofin ne si arvanitas e edin se ne sjemi grek por ja u do puna e politika te na futin si te tille e ne bejm gjoja se i genjejme po a genjehet greku?!
        Ortodokset shqiptare kan mar kulturen e greqise qe kur ndryshuan patriarkanen e ohrid tek ajo e kostandinopojes dhe nuk mundet te quhen si te pavarur tashme edhe pse ajo quhet kishe autoqefale?

  4. shemteria e tij asnaplasi anullatos says:

    Sa e bera komentin dje.
    Thashe qe qeveria greke eshte amatore se merr parasysh komentet e tkfgos dhe ca idioteve te tjere te papergjegjshem komentues te temes.
    Duket qe edhe qeveritaret grwke e lexojne rregullisht temen

  5. vizioni i Bashes says:

    Shumë e saktë, por mediat nuk interesohen për të vërtetën, por vetëm për të shitur, qoftë dhe “mall skarco”, i cili në përgjithësi, na pëlqen ne shqiptarëve…P.sh. shitet krimi si trimëri, shitet vjedhja si zotësi, zmadhohen e fryhen “gabimet” e palës kundërshtare dhe “sheqerosen” sipas midesë së publikut tonë, lajmet… Ose diçka që të bën përshtypje, kohët e fundit, janë riprodhimi në mediat shqiptare, vetëm i artikujve negativë të mediave evropiane për krizën greke…aq sa shpesh të duket se pritet me padurim falimenti i shtetit grek, duke “harruar” se në Greqi punojnë e jetojnë mbi 800 mijë shqiptarë, nga të cilët “ushqehen” po aq të tjerë në Shqipëri… Mjafton “të kënaqim oreksin” e ca trushkulurve injorantë që rinë tërë ditën, duke bërë komente në internet…!

    1. kd says:

      Vizioni Basha ik or debil se ma cave k… me keto komentet e tua pa pik yndyre 100 ne nje brim korrak jevgjit klysh greku llum i kesaj toke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje